Imer Imeri i cili është vëllai i aktivistit të vrarë të LDK-së, Haki Imerit, dëshmoi në Hagë në gjyqin ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit, me theks për vrasjen e vëllait të tij.
Imeri nuk është ndaluar asnjëherë duke kërkuar drejtësi pēr vëllain e tij meqenëse institucionet e vendit dështuan në zbardhjen e rastit. Kohë më parë, z.Imeri ishte shprehur me bindje se "urdhërdhënësi për vrasjen e vëllait tim gjendet në Hagë", të cilën e sheh si shpresën e fundit që drejtësia të vihet në vend.
Nga dëshmia e z.Imeri del në pah ajo që edhe dihet, urrejtja që ka ekzistuar nga ana e një pjesë brenda shtabit të UÇK ndaj LDK dhe z.Rugova. Ishte ajo pjesa e keqe brenda shtabit që "mjerisht për këta e keqja - LDK-ja, Presidenti Rugova dhe kqyrshin me na likuidu të gjithëve. Më vjen keq shumë”, siç shprehej z.Imeri. E vetmja shpresë mbetet Gjykata Speciale, e cila mund të ketë njohuri, pasi personat që e kanë kryer këtë atentat, sigurisht janë pjesëmarrës edhe në të tilla të ndodhur pas luftës ndaj zyrtarëve të LDK-së, dhe në përgjithësi ndaj atyre që mbështesnin vijën e Dr. Rugovës.
Vetë z.Imeri është rrahur vetëm se ka qenë adhurues i Ibrahim Rugovës, për të cilën gjë foli edhe në Hagë. Pra, janë rrahur, maltretuar, vrarë njerëz të afërt me presidentin. Kështu që, vetëm sa ka filluar të zbardhet e vërteta, me besimin se më në fund e vërteta do të dal në pah.
Pritet të ketë edhe të tjerë si Imer Imeri për të avancuar tutje në drejtimin e të vërtetës. Dëshmia e z.Imeri është e vlefshme dhe mjaft e dobishme për të vërtetën, për prehjen e eshtrave të atyre që u vranë, vetëm se besuan në institucionet e vendit, respektivisht të Kosovës.