Letër dashamirëse VLEN-it!

Opinione

Letër dashamirëse VLEN-it!

Nga: Sulejman Mehazi Më: 11 shtator 2024 Në ora: 22:09
Sulejman Mehazi

Ju të nderuar të VLEN-it, me rastin e zyrtarizimit të gjuhës shqipe bëhuni real e të sinqertë, mos  na bindni me gënjeshtra sikurse BDI-ja që sa ishin në pushtet thonin: "Gjuha shqipe është zyrtare dhe e barabartë me gjuhën maqedonase",
Thoni të vërtetën që t'ju duan qytetarët shqiptarë se në Marrëveshjen e Ohrit gjuha shqipe 20% nuk është zyrtare, se pushtetarët e BDI-së na kanë mashtruar, thoni, se Marrëveshja e Ohrit me 2001, nuk mund të ndryshohet, me Marrëveshjen e Ohrit ka marrë fund gjuha zyrtare shqipe.
Mos i dilni zot gjuhës shqipe duke na mashtruar, por thoni troç e qartë, se gjuha shqipe do respektohet sipas kushtetutës së RMV-së e krijuar nga Marrëveshja e Ohrit.
Thoni se gjuha shqipe luan rolin e fjalëve të përkthyera nga maqedonishtja në shqip, asgjë më shumë.
Ju lutemi, VLEN, mos luani koçet e cjapit me gjuhën shqipe sikurse që luante BDI-ja!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat