Rama mes Vuçiqit, Greqisë dhe Erdoganit

Opinione

Rama mes Vuçiqit, Greqisë dhe Erdoganit

Nga: Sherif Ramabaja Më: 6 tetor 2024 Në ora: 21:24
Sherif Ramabaja

Flitet se kryeministri i Shqipërisë Rama, pushtetin po arrin ta ruaj edhe me influencën e Vuçiqit, Greqisë (para çështjes Beleri) dhe Erdoganit.

Po të merret parasysh ndikimi i Vuçiqit ndaj Ramës, do ta shohim se ai me veprimet e tij pozicionohet kundër Albin Kurtit, duke i dhënë Serbisë të drejtë në çështjen e Veriut të Kosovës.

 Me idenë e Ballkanit të Hapur Rama Serbisë i ka dhurur disa vite kohë, duke u marr me këtë tematikë, që shkonte në favor të saj.

Veriun e quante tokë të askujt dhe me këmbëngulje angazhohet për Asociacionin, duke u bërë bashkautor edhe i Draftstatutit, që është vetëm një parapërgatitje për shkëputjen e Veriut.

Kur është fjala për lidhjen e Ramës me Erdoganin, mendohet se ai përpiqet që sa më shumë që është e mundur, ta kopjoj Erdoganin: në udhëheqjen autokratike, në paralizimin e opozitës, mbylljen e gojës mediave të pavarura dhe kapjen e institucioneve shtetërore etj.

 Erdogani në anën tjetër ka synim që përmes Ramës ta shtrij ndikimin e tij në Ballkan (në ringjalljen e Perandorisë Otomane).

Ndërsa kur është fjala për Greqinë u vërejt qëndrimin e Ramës ndaj Belerit, i cili  nuk i përgjigjej, sepse nuk e kishte nën kontrollin e vet.

Ramës nuk i intereson që gjithnjë „minoritarët grek“ (të sajuar sepse janë shqiptar të pastër) e qeverisin Himarën (ndikimi grek) edhe pse Himara 100 përqind është e banuar nga shqiptarët.  Ajo që i intereson atij është që Bashkia mos t´i dal nga dora.

Pasojat afatgjate të udhëheqjes së Himarës nga “minoritarët” do të jenë shumë të rrezikshme, pasi Greqia me taktikën e dhelprës: do të përpiqet që ta përdor argumentin se Himara është e banuar me shumicë greke (si argument) duke përdor manipulimin mbi regjistrimin e popullsisë, hapjen e shkollave me mësim në gjuhën greke, udhëheqësit e bashkësisë gjithmonë  „minoritarët”, mbishkrimet nëpër lokalet e qytetit kryesisht në gjuhën greke, muzika në lokale pothuaj tërësisht greke, komunikimet mes vete të shumtën greqisht (edhe pse janë shqiptar) etj. Shqiptarët mysafirë do ta krijojnë përshtypjen sikur të gjithë shqiptarët vendas janë asimiluar në grekë.

 Derisa Greqia punon për Himarën greke, atëherë çfarë mund të pritet për Dhërminë dhe jugun në tërësi. Këto pasoja janë shumë të rrezikshme, që me këtë problematikë nuk merret fare shteti shqiptar, ose politikat e caktuara shtetërore qëllimisht e lënë në heshtje.

 Apo çfarë mund të flitet për Butrintit, ku kultura Pellazgo – Ilire nuk figuron fare. Si është e mundur që gjithçka mbulohet vetëm nga kultura Helene. Nëse me kulturë helenistike kuptohet vetëm kufiri kohor historik, pse vizituesit nuk i sqarohet se kjo nuk ka të bëjë fare me identifikimin e identitetit apo përkatësinë. Vizituesi e ka përshtypjen se këtu nuk ka asgjë arbërore.

Ku janë arkeologët shqiptar që mund ta paraqesin të vërtetin mbi Butrintin, apo të dhënat „shkencore“ prezentohen nga Greqia, arkeologët grekë, apo shqiptarët e shitur?

Kryeministrit Rama i intereson që në perëndim ta marrin si pragmatik (duke e dëmtuar çështjen kombëtare), kurse përmes Vuçiqit, Greqisë e Erdoganit të mbetet në pushtet. Nga politika e tij „pragmatike“ deri tani më së shumti e ka pësuar dhe po pëson Kosova.

Për fat të keq opozita në Shqipëri është e shtrirë për toke dhe kurrsesi s´po arrin që të ngritet mbi berishizmin, i cili edhe pse i shtyrë në moshë po arrin që t´i manipulon masat, për interesin e tij.

Derisa opozita të mbetet peng e berishizmit (non grata), Rama pushtetin e ka të garantuar edhe pa ndihmën e Vuçiqit, Greqisë e Erdoganit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat