Zgjedhjet po afrohen, disa orë na ndajnë nga hapja e kutive të votimeve. Lukunia ndaj Albin Kurtit vetëm sa po shtohet, ai duket se i ka të gjithë kundër. Pa përjashtim të gjithë partitë politike në vend, si dhe pjesa më e madhe e atyre që dalin në studio televizive, por edhe vet pronarët e televizioneve dhe portaleve (me pak përjashtime) janë kundër Albin Kurtit.
Mezi presin një gjë fare të vogël për të shfryrë gjithë mllefin që kanë ndaj kryeministrit Kurti, thua se Albini është në pushtet që 24 vjet dhe se ai i ka bërë të gjithë gjëmën e madhe vendit. Ata akuzojnë Albinin se për katër vjet “ska bërë asgjë, na prishi me Amerikë", etj. Me akuza banale, krejt jashtë logjikës, s’po lejojnë që të paanshmit të kritikojnë Albinin edhe kur gabon, ish pushtetarët e kaluar që kanë bërë të gjitha dëmet e vendit, akuzojnë Albin për ato që vetë ata i kanë bërë.
Kritikat janë të mirë se ardhura kur janë të nevojshme, por me amnistu komplet opozitën për 20 vjet çfarë ka bërë e me marr ofenzivë kundër dikujt që edhe nëse ka bëre gabime, ka vetëm katër vjet në pushtet.
Kjo qasje vetëm sa e rrit Albinin, nuk e zvogëlon. Albini rritet nga betejat, nuk venitet. Kështu që, opozita me komplet mediat që janë duke bërë propagandë të egër ndaj tij do të dëshpërohen këtë të diele nga rezultatet e zgjedhjeve.
Ata që shitën çdo gjë që munden, u bënë milionerë, kërkojnë votën e shqiptarëve të Kosovës për të mundur njeriun të cilit s’mund t'i gjejnë asnjë njollë të vetme, ah, e vetmja e “metë” e Albinit është se nuk është hajn, është më i zgjuar se ata, dhe mbi të gjitha, më i ndershëm. Prandaj, edhe do t'i mund me 9 shkurt, këtë të diele.