Kaluan më shumë se një muaj kur përfundoj votimi për Zgjedhjet Nacionale në Republikën e Kosovës, ndërsa ende nuk kemi proces zyrtarë të përfunduar. Kjo gjendje në këtë Institucion i cili ka përgjegjësi morale, njerëzore dhe ligjore për ta kryer misionin duke e ruajtur (numëruar) dhe respektuar votën e popullit ka dështuar katërçipërisht. Nuk ka dyshim se Komisioni Zgjedhorë është i politizuar skajshmërish, i cili përbëhet prej anëtareve të deleguar të partive politike, individ këta të cilët janë deleguar pa meritë, pa përvojë dhe pa përgatitje profesionale e mos të flasim për njohuritë juridike e ligjore. Tani kur qytetarët me padurim presin Qertifikimin e deputetëve që kanë arritë të bëhen pjesë e Parlamentit, janë hapur tema që i përngjajnë tragjikomedisë duke nxitur dilema më të ndryshme për manipulimin, vjedhjen apo ndërhyrjen në numërimin e votave për Deputetë. Kështu votat e zgjedhjeve në Komunën e Vushtrrisë po kontestohen vazhdimisht brenda subjektit politikë të degës të Lidhjes Demokratike në këtë Komunë. Kjo që po ndodh përpos që është shkelje dhe keqpërdorim me votën e popullit por kjo dukuri po shkakton tensione brenda partive politike duke humbur besimin edhe brenda për brenda subjektit. Dyshimet për manipulim të votave tani janë shfaqur edhe ne votat me postë të mërgatës nga vendet ku punojnë dhe jetojnë qytetarët e Kosovës. Kjo gjendje e krijuar është për qdo kritikë, e cila po e komprometon fushatën elektorale dhe sistemin zgjedhor në Kosovë. Kësaj situate i kanë kontribuar edhe vetë partitë politike të cilat e përbëjnë komisionin zgjedhor në Republikën e Kosovës. Duhet theksuar se kjo bllokadë që po ndodh në këtë Institucion përpos që e ka dëmtuar imazhin e Sistemit Zgjedhorë në Kosovë po shkakton edhe tensione të panevojshme brenda për brenda anëtareve të Komisionit Zgjedhor të cilët kanë qëndrime diametralisht të kundërta në vend që të përafrohen për ti përfunduar obligimet që i kanë marrë e për të cilat paguhen nga taksat e qytetarëve të Kosovës. Kosova ka probleme të shumta të cilat po trokasin në dyert e Institucioneve të Shtetit. Zhagitja e shpalljes dhe Qertifikimi i zgjedhjes së deputetëve është lajmi më i keq që mund ti ndodhë një Shteti me sistem Parlamentar dhe Demokratik. Në fund po theksojmë se është koha që Institucionet përgjegjëse menjëherë pas Qertifikimit të këtyre zgjedhjeve sa më parë duhet ta shkarkojnë Komisionin Zgjedhorë i cili i solli probleme të shumta këtij procesi. Njëherë e përgjithmonë duhet të vetëdisohemi dhe të lirohemi nga folklorizmi i rrejshëm i cili po na shpie në ëndrrat dhe iluzionet e dështuara duke u dëshmuar si shoqëri pa integritet, duke dështuar ne vazhdimësi.