Degjenerimi i moralit politik në Ballkan

Opinione

Degjenerimi i moralit politik në Ballkan

Nga: Nexhat Bexheti Më: 19 mars 2025 Në ora: 22:24
Nexhat Bexheti

Morali si rregullator dhe atribut i mirësjelljes njerëzore në netvorkun social,parasheh që të respektohet personaliteti i çdo individi,megjith fërkimet dhe ambiciet impulsive,që përcjellin aktivitetin e përditshëm të çdo njeriu apo grupacioni të caktuar njerëzor.Me që parimet e sjelljes prosociale janë zvetënuar deri në dimenzione antisociale,që nga fillimi i tranzicionit demokratik e deri më sot,duhet potencuar se ështe dora vet keqpërdorimi dhe papërgjegjësia e lidershipit shoqëror dhe shtetëror që ka paraprij mbështetur dhe sponsoruar këtë mizori ubikvitare sociale.Kur pseudafaristët gjejnë mbështetje tek pushteti,shfrenohen duke i kapërdi normat dhe kriteriumet elementare afariste kundrejtë konkurencës,dhe e ulin normativin minimal për të ushtruar veprimtari afariste në rethin ku operojnë dhe ku kanë influence,dhe mbështetje politike,kështu që i kurdisin tenderët sipas nevojave të tyre.Në këtë drejtim ambienti shoqëror ka pësuar duke rënë në vorbullën suicidale ngase vlerat janë bërë antivlerë dituria pengesë ndershmëria naivitet dhe mirësjellja çmenduri. Këto akte e pengojnë vazhdimësinë e zhvillimit ekonomik të shtetit.Popullata dyshon se do ketë përmirësim të standardit jetësor,dhe me arsye e humbin besimin për hapjen e vendeve të reja të punsimit,dhe si shpëtim detyrohen të marën rugën e Mërgimit.Ngase nuk arijnë që t’i shpërbëjnë klanet politike,sepse ata e punësojnë kuadrin diskutabil pa njohuri profesionale vetëm pse janë militant partiak.Komparacioni i fundit është ai ogurzi që gjithë këtë sociogramë mortore e nxit dhe e pëforcon deri në parametrat apokaliptike.Ndaj edhe piknisja e zbërthimit të këtij lëmshi shfarosës duhet të jetë refundimi adekuat dhe profesional i sistemit politik.Pa instalimin dhe zbatimin e një programi funksional edukativ dhe arsimor nëpër shkollat dhe universitetet tona gjithandej,studentët të diplomohen nga dituria meritore e marun gjatë studimeve.Të gjitha përpjekjet politike dhe juridike edhe me ndërmjetsimin e faktorit ndërkombëtar do të kenë efektin simbolik tranzitor dhe formal.

   Shteti së fundit duhet të vetdijësohet për gabimet të cilat pësëriten vazhdimsishtë,dhe se cenohet mbijetesa substanciale e tërësisë,e cila ka gjasa t’i aktivizojë aspiratat hegejemoniste të shteteve përeth.E nevojshme është si detyrim marja e masave dhe ndërhyrjet esenciale në edukimin,kultivimin dhe ndërtimin e një personaliteti me kredibilitet të ndërgjegjëshëm shtetdashur,do të sajohet një platformë fundamentale,që kësaj shoqërie të shkallmosur nga korupcioni papërgjegjësia dhe diskriminimi do t’i siguron një ardhmëri shpresdhënëse e cila do paraqet basamentin e një shoqërie për të gjithë e barabartë,si për qytetarin si dhe politikanin.Funksioni shtetrorë të kuptohet si ndërgjegje ndaj qytetarëve dhe obligim për prosperitetin e shtetit të vet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat