Lumir, i humbe zgjedhjet, jep dorëheqje.

Opinione

Lumir, i humbe zgjedhjet, jep dorëheqje.

Nga: Faton Mehmeti Më: 24 mars 2025 Në ora: 18:54
Autori Faton Mehmeti

Propagandoi se LDK do të dilte partia e parë në zgjedhjet e 9 shkurtit, ndonëse nga të gjithë ata që shikonin realitetin dhe jo ëndrrat, ishte e ditur se LDK do të mbetej përsëri partia e tretë; ashtu siç edhe ndodhi. Pasi doli ashtu siç dihej dhe jo siç propagandonte, Lumir Abdixhiku në vend të reflektimit, zgjodhi vazhdimin e mashtrimit. Paralajmëroi nisjen e turit falënderues ndaj votuesve të LDK-së, por nuk tha asnjë gjë si shenjë reflektimi për rezultatin e 9 shkurtit.

Një lider i përgjegjshëm, çfarë nuk është z. Abdixhku, sapo të shpallej rezultati i zgjedhjeve preliminare, do të jepte dorëheqje. Parimi i demokracisë është që kur humb zgjedhjet, largohet, por duket se demokracia është vetëm në letër dhe jo veprim konkret për liderin e LDK-së. Shpallja e zgjedhjeve të brendshme është nevojë dhe domosdoshmëri për një parti që synon të jetë e para; nëse LDK është komod në vendin e tretë, të rrijë siç edhe po rri.

Për vendin e parë duhet reflektim, pastrim, reforma dhe përgjegjësi, jo ikje nga përgjegjësia dhe ëndrra me sy hapur. Sa më parë që reflekton Lumiri, është aq më mirë për atë dhe vetë LDK-në. Në të kundërtën, vetëm sa e vazhdon avazin e vjetër të mburojes në atë se jemi rritur.

Demokracia njeh fitues dhe humbës, kalkulimet me shifra nuk e mbulojnë dështimin. Turneu falënderues është mashtrim me të vërtetën, me humbjen e LDK-së, e cila nuk ka lëvizur nga vendi, pavarësisht propagandës se jemi të parët. Për humbjen, dikush duhet të japë përgjegjësi; i pari është kryetari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat