Këto ditë pranvere, ku në tërë vendin tonë bëhën homazhe në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve të kombit, që para 26 vitëve forcat ushtarake dhe paramilitare serbe i vranë dhe i masakruan popullatën e këtij vendi edhe fëmijët në barkun e nënave të veta, në anën tjetër mediat dhe forcat e rendit raportojnë për ngjarjet e rënda të vrasjeve që ndodhin në masë të madhe në mes njëri-tjetrit kudo në Kosovë.
Apo nuk mjaftuan të gjitha ato tragjedi që patëm në luftën e fundit nga okupatori serb, dhe çka më shumë mundemi ti afrojmë kohës tonë dhe të ardhmës gjeneratave të reja, prapa të cilave po vërsulet një dorë e zezë dhe vëlla-vrasëse ndër shqipëtarë, që ndoshta vetëm për qëllime egoiste, së cilës po i vie era më shumë se turp kombëtarë.
Sa të hidhur e kishim të kaluarën tonë në përgjithësi, e cila ishte një humnerë e derigjuar dhe e planifikuar edhe për çfarosjen në masë të këtij populli, por e kishim të njohur armikun tonë të përbashkët, që na ka përça e na ka vra dhe nuk na ka lënë më qajtë, dhe çfarë i ngjanë e sotmja, me çrast nuk kalon ditë as natë, pa ndjenjën e ankthit që e kaplon dhe trishton horizontin tonë nga vrasjet dhe krimet e llojeve të ndryshme.
Ku është njerëzorja dhe fisnikëria e këtij populli shqipëtar në Kosovë, ndër të tjera ku është religjioni (me mbi 90% mysliman dhe të tjerë) me predikuesit e tyre me mundësinë e ndikimit, që të nxirret në pah edhe rroli fetar me edukatën e vet dhe këshillat e saj, që jeta njerëzore është më e vlershme se çdo gjë, të cilën nuk ka të drejtë të ta merr askush, përveç atij që edhe ta ka dhënë…
Çfarë lloj fetarie do të jetë koha që po vjen, këtu mund të thueshin dhe të merrëshin me mend shumë gjëra, që do duhej të tregohemi të përmbajtur, por çka të bëjmë me ato tragjedi brenda kësaj shoqërie njerëzore që janë prezente dhe shqetësusese çdo ditë e më shumë, dhe me pasoja që sulmojnë sferat e shpresës dhe jetës bashkë me optimizmin njerëzorë.
Ky lloj i protogonistave i këtyre veprimëve kriminale nuk ndalet, por vërshon për çdo ditë edhe pas luftës së fundit në Kosovë, duke vazhduar edhe kësaj dite me ritmin e llojit të vet të egër dhe parak, që po e brengos shoqërinë tonë njerëzore, ku njerëzit e tillë që pësojnë u përngjajnë kreaturave, të cilat kanë humbur konceptet për jetën dhe të ardhmen e saj, duke mos i besuar fare të nesërmës.
Fenomenet e këtyre gjurmave janë shumë evidente, që i lëjnë pas , jo vetëm zakonet e vjetra hakmarrëse, apo kanunare, por këto fenomene negative e kalojnë peshën e rëndë dhe janë më të „çoroditura“ me veprimet kriminale ndaj njëri- tjetrit, gjegjësisht shqiptari kundër shqiptarit, vëllau kundër vëllaut, burri ndaj gruas dhe kohën e fundit veprimet e moshave të reja kundër njëri-tjetrit.
Sot në këtë kohë, në shekullin më të zhvilluar të njerëzimit, dhe teknikës më të përsosur e moderne, në shekullin e kulturës dhe arsimimit më të frytshëm se kurrë, në mesin e shoqërisë tonë gjejnë jehonë mbeturinat e shekujve të kaluar, të cilat në një pikpamje po shkrihen në të tashmën dhe pothuaj se, pa një lloj frike nga ndërgjegja njerëzore dhe as shteti ligjor.
Akte të natyrave kriminale kryhen ditën dhe natën, në vende të fshehta dhe në sheshe, të cilat krijojnë ankthe dhe trishtime në mesin e kësaj shoqërie, ku ç’faqet ndjenja e pasigurisë te qytetarët në vendin e vet, në shtëpinë e tyre, në arën e tyre, në vendin e punës dhe gjetiu, dhe një gjendje e tillë pasigurie jep aq pak shenja për një optimizëm dhe për një të ardhme më të mirë.
Fajtorë është vetë populli i pa ndërgjegjshëm, apo është vetë shteti i pa përgjegjshëm ?
Këtu para se gjithash mendojmë për ato gjëra, të cilat vështirë ti ndashë, kanë apo nuk kanë lidhshmëri njëra me tjetren, dhe kur thëmi se populli është fajtor, apo vetëm viktimë e këtyre rreziqëve nga njerëz që u mungon diçka e vlershme, e ndër të gjitha është edukata familjare dhe rrethi edukativ, ndërsa në anën tjetër, nëse thëmi se fajtorë janë organet e sigurisë dhe të rendit, që aq shumë armë të pa lejuara janë në duar të popullit, të cilat i kanë në dorë edhe fëmijët nëpër shkolla fillore.
Si do që të jetë, në rend të parë duhet ti japim përgjegje vetëvetës, dhe ta akuzojmë vetë shoqërinë tonë kosovare për të gjitha këto pasoja njerëzore, njëherit akuzat ti zbrazim në vet shqiptarizmin tonë, sepse shqiptarët sot po luftojnë kundra njëri-tjetrit dhe po e vret vëllau-vëllaun e vet, vetëm për një copë tokë, vetëm për një fjalosje, vetëm për një sharje, vetëm për asgjë, duke e shfryer urrejtjen ndërvëllezërore, që e kemi të mbjellur shumë kohë më herët në këtë mes.
Është e vërtetë se, te përsonat e tillë që janë faktorë të këtyre tragjedive u mungon koncepti i vetëdijësimit dhe të përmbajturit nga një veprim i tillë, kryesishtë, një e përmbajtur që kontrollohet prej arsyes së fortë dhe të disiplinuar, apo frenimi që motivohet nga ndjenja e vetëdijës së formuar më parë.
Mirëpo, kur këto elemente mungojnë te individi apo shkakëtari i tragjedive, është obligim ligjor në çdo shoqëri demokratike, që të ndikon faktori i jashtëm, apo faktori i sigurisë dhe të drejtave njerëzore, që ti luftoi këto shëmti njerëzore.
Zvarritja dhe mosfunkcionimi i organëve gjegjëse për ti ndjekë keqbërësit dhe organizatorët e këtyre veprimëve, ndikojnë direkt në një ç’oerentim dhe shkatërrim të një shoqërie njerëzore, e cila nuk kishte me pasë kurrë përspektivë dhe ardhmëri të lumtur.
Vetëm pas luftës së fundit nga okupatori shekullor serb e këtej, janë të evidentuara me qindra raste të krimëve të organizuara dhe ato vetiake, të cilat shumë pak raste janë të ndriquara, apo të zbuluara, ndërsa rastet tjera mbesin vetëm çështje të hapura, që nuk ndjekën fare nga organet përkatëse.
Ky fatalizëm i shqiptarëve me refrenet e veta fataliste, bënë plasaritjen e dukshme të shoqërisë tonë njerëzore dhe shëmtinë kombëtare. Ne shqiptarët, e patëm fatin që ta provojmë trimërinë tonë, sikur që ishte lufta e fundit me pushtuesin serb, i cili në kohën e vet bëri të gjitha sprovat më djallëzore me popullin shqiptarë dhe u paraqitëm të durueshëm, ndërsa me vëllaun tonë e nxejmë gjakun për asgjë, duke ia marrë jetën njëri-tjetrit.
Motivet mund ti theksojmë të shumë llojshme, por më shumë janë shprehje të lakmisë dhe egoizmit, e jo ndaj asaj mënyre jete, që është e zonja ti flakë të gjitha prangat e paragjykimëve vëlla-vrasëse, të cilat veprime në kohën e sotme po ia hapin dyert edhe më shumë të keqës, për të ardhmën e fëmijëve tanë, e që duhet një argument tjetër, një shembëlltyrë që ka një qëndrim të drejtë ndaj kuptimit të jetës.
Peshën e turpit të këtyre krimëve duhet ta ndjejë tërë shoqërija e jonë, e cila e lejon këtë mënyrë të vrazhdë të jetës, dhe në këtë mënyrë mohohet shkalla e lirisë dhe sigurisë së njeriut në përgjithsi, por nuk duhet harruar se këto forma të kësaj praktike të shëmtuar, i forcojnë dhe fuqizojnë armikun e këtij populli, të cilin e kemi te dera.