Vazhdojnë kërcënimet serbe

Opinione

Vazhdojnë kërcënimet serbe

Nga: Milazim Maraj Më: 2 prill 2025 Në ora: 18:51
Milazim Maraj

Kërcënimet serbe ndaj Kosovës janë mjaftë qesharake. Ato nuk frikojnë askënd në Kosovë përveç minoritetit serb i zënë rob nga ju përmes të LS. Serbet deri në luftën e fundit kurrë nuk e kanë provuar shqiptarin e armatosur, të stërvitur dhe të përkrahur. Ndërsa kanë bërë masakra, mbi popullsinë civile, kanë vrarë e prerë gra, fëmijë, pleq e plaka duke qenë të përkrahur nga Rusia dhe në heshtje të Evropës.

Kështu okupoj tokat tona në kohën e Perandorisë turke, jo me luftë por me hareme. Që nga nivelet më të ulëta të perandorisë turke deri të sulltani haremet kanë qenë të okupuara nga femrat ruse dhe ciganëve rus, që më vonë u quajtën serb. Në luftë që ne nuk e dëshiruam por u detyruam ushtria që vetën e quante qiellore u provua në vitin 1998 dhe 1999. Tani kërcënimet e fundit të Lubisha Dikoviqit duken si “lehje e qenit në hënë”. Kështu e quajnë shqiptarët kërcënimet që nuk arrihen. Në vitin 1998. Ushtria serbe pati një ballafaqim në luftën e Logjës dhe trimat e Dikoviqit e braktisën Kazermën në Pejë.

Luftën e Logjës e përjetuan tmerrshëm. Ata jo vetëm që ikën por nuk tentuan as të interesohen për kufomat e tyre. Ndërsa në vitin 1999, përjetuan tmerrin e dytë. Ishte kjo lufta në Koshare. Këtu Gjenerali Dikoviq pat rastin të i provoj njësitë e veta më elite më të cilat kishte bërë, masakra në Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë. Tani u takuam, në Koshare. Ai pati mundësi të provojë luftën me shqiptarë, Të gjitha njësitë e tij deri edhe parashutistët i provoj dhe u kthyen të thyer në luftë kundër 3000 burrave shqiptarë të armatosur dhe pak të stërvitur. Edhe vet Dikoviqi ishte kthyer për ne Serbi duke qarë si fëmijë i lazdruar. Ndërsa gjatë lufte arriti të shoh ushtarët e tij të vrarë dhe të plagosur. Ai pati rastin e dhe të dëgjojë uturimën e ushtarëve të vet dhe thirrjet për ndihmë nga ushtria Dardane. Lutjet e tyre që të i falin se ata janë të detyruar nga komandantet e tyre të pa shpirt që vetë qëndrojnë në vende të sigurta ndërsa ushtarët i dërgojnë mish për top në Koshare. Sado që ju gënjeni; ata që e përjetuan këtë luftë do të shpjegojnë familjeve të tyre qoftë edhe një pjesë të realitetit. Ju Dikoviq provuat edhe disa herë në veri të Kosovës, si hienat të çndukni një pjesë nga Kosova edhe kështu e zvogëluar pamëshirshëm. Tani jemi të gatshëm për çdo sakrificë dhe jemi të sigurt në fitoren tonë.

Provuat në Banjskë por nuk u ndatë si trima por deri në kufi ikët duke lënë armë dhe veshjet e ushtrisë tuaj. Ju vratë rreshterin tonë të shkëlqyeshëm të policisë, por e paguat mjaft shtrenjtë, një herë ju thatë u vranë tetë, një herë katër dhe se fundi tre, për të cilët majtët zi. Por edhe pesë i fshehët nga se ndoshta ishin mercenar të paguar. Aksionet tuaja diversantë do të i ndalni, por Kosova ende nuk ka filluar me masa reciproke, për të cilat është mjaft të përgatitur. Ju ushtri e krimeve jeni të ushtruar për krime, andaj nuk mund të qëndroni pa krime. Më pamundësi që të dilni jashtë kufijve tuaj bëni krime brenda kufijve. Ju dikur bënit krime ndaj, nxënësve, studentëve dhe profesorëve shqiptarë në Kosovë dhe në të gjitha viset e banuara më shqiptarë, tani jeni kthyer ndaj studentëve tuaj nga se krimi nuk njeh mëkat, arsye as afërsi. Krimi jeton në fatkeqësinë e të tjerëve tani të tjerët janë ata që duan liri, prosperitet jetë të qetë dhe të lumtur. Ju kërcënuat se ushtria serbe do të kthehet në Kosovë.

Po ju përkujtoj; Atëherë u takuam në Koshare kurse tani do të takohemi në Rashkë dhe do të përfundojmë në Nish. Aty ku e çliroj nga Perandoria Turke Skënderbeu. Ju Dikoviq jeni mish për top për Rusinë, kështu do të përfundoni. Bota ruse nuk do të ekzistoj sikur as Serbia e Madhe. Nga se ju edhe në Beograd jeni në tokat tona. Shkitë, (lexo, shqiptarët e serbizuar) që dikur nën trysninë ruse duhej të tregoheshin shumë herë me antishqiptar se vet ruset tani kanë filluar të vetëdijesohen. Ata po bëjnë ADN dhe po kuptojnë se historia serbe është një gënjeshtër 100 vjeçe që tani nuk po ia mbanë më pilafi ujin. Tani kanë filluar ta kuptojnë se serbet nuk kanë asnjë armik përveç të vërtetës si që ka thënë i madhi Leo Freudlish. Andaj çdo veprim i juaj i quajtur “patriotik” është fatkeqësi për vet serbet që i keni armiqësuar më të gjithë vetëm për interesa ruse. Në këtë botë çdo gjë kthehet në origjinë edhe krimi i juaj do të kthehet në origjinë. Armët që i keni akumuluar për fqinjët e juaj do të i përdorni për ata që gabimisht ju votuan. Këtë e dëshmuat në proteston e madhe në Beograd apo sikur dikur quhej (Alba Graca). Këta, qytetarë në protesta, do ta kuptojnë se gabimi në votim kushton shtrenjtë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat