Përcaktimi i tarifave nga ana e SHBA-së për BE-në dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor ka ngritur një tjetër shqetësim të marrëdhënieve tregtare në Bashkimin Evropian, gjë që konsiderohet një zbehje e jo vetëm shkëmbimit tregtar, por edhe të marrëdhënieve diplomatike SHBA-BE.
Administrata Trump vendosi tarifa reciproke 35% ndaj Serbisë në përgjigje të tarifave të tyre ndaj mallrave amerikane, ndërsa Serbia ka: - tregti të lirë me Rusinë; - tregti të lirë me Kinën; dhe - tarifë të vlerësuar 74% për mallrat amerikane. Kosova dhe Shqipëria mund të përdorin tarifën më të ulët reciproke të SHBA-së prej 10% për të tërhequr investime nga kompanitë evropiane dhe ato në vendet që përballen me tarifa më të larta. Ekspertët sugjerojnë se kjo strategji mund t'u ofrojë bizneseve akses më të lehtë në tregun amerikan.
Prishtina zyrtare ka deklaruar se do të heqë tarifat për mallrat amerikane në përgjigje të tarifave reciproke të vendosura nga administrata Trump. Presidentja Vjosa Osmani ka kërkuar zyrtarisht që Qeveria e Kosovës të pezullojë tarifat e importit për të gjitha mallrat amerikane duke pretenduar se Kosova është e gatshme për një marrëdhënie më të fortë me Shtetet e Bashkuara, me një vizion të qartë që do t'i bënte të dyja vendet më të forta, më të sigurta dhe më të begata.
Përcaktimin e tarifave ndaj BE-së nuk e ka mirëpritur as Mbretëria e Bashkuar, e që kërkimi i kanaleve për ta forcuar shkëmbimin tregtar, BE-ja e sheh të mundshme edhe ne Azinë Qendrore, Indinë dhe Tajvanin ku së fundmi Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen deklaroi se BE-ja po e finalizon paketën e parë të masave kundërpërgjigjëse në përgjigje të tarifave mbi çelikun, gjatë një samiti të partneritetit BE-Azi Qendrore.