Larg duart prej Albin Kurti e Vjosa Osmanit se do t’i bini pishmanit!

Opinione

Larg duart prej Albin Kurti e Vjosa Osmanit se do t’i bini pishmanit!

Nga: Rexhep Torte Më: 9 prill 2025 Në ora: 07:10
Autori Rexhep Torte

Më mirë një qeveri pak e sak sesa llum e përlum. Kjo do të ishte përgjigja më e drejtë, reale e shpëtimtare lidhur me mendimet e prapshta që qarkullojnë lidhur me formimin e qeverisë së re të Kosovës, mendime të gabuara, dashakeqe, tendencioze dhe të dëmshme që janë në anën e gabuar të historisë, sepse po e mbajnë anën e PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe NISMA-s, parti opozitare që mbajnë mbi shpinë një histori të gjerë të hajnivee, korrupsionit dhe sekserëve kundër Kosovës.

Albin Kurti nuk mund t’i realizojë pritshmëritë që i pret Kosova me Memli Krasniqin, Lumir Abdixhikun, Ramush Haradinajn e Fatmir Limajn, sepse këta dhe partitë e tyre janë dëshmuar se për qeverinë të re të Kosovës do të ishin si therra të futura në këmbën e shëndoshë ose zinxhir që do t’i lidhte këmbët e shëndodosha të një qeverie të re.

Zgjedhja më e mirë do të ishte sikur këto parti opozitare të mos jenë pjesë e qeverisë së re të Kosovës, pa u distancuar nga e kaluara hajne dhe pa i pastruar radhët e veta nga hajnat që komandojnë brenda këtyre partive.

Unë personalisht nuk i njoh dhe nuk i kam takuar asnjëherë as Albin Kurtin e as Vjosa Osmanin, por parimi im për ta konsideruar, respektuar dhe çmuar njeriun ka qenë dhe do të mbetet gjersa të jem gjallë, ndershmëria, pastërtia shpirtërore, dinjiteti dhe karakteri njerëzor i shprehur nëpërmjet veprimeve konkrete gjatë jetës, gjë që nuk i mungojën as Albin Kurtit e as Vjosa Osmanit në sukseset që kanë arritur në katër vitete e kaluara.

Gazetari dhe shoku im i respektuar Fahri Musliu në librin e tij në mënyrë shumë shumë argumentuese dhe të qartë e përshkruan guximion, qëndrimin trimëror dhe të palëkundur të Albin Kurtit gjatë procesit të tij gjyqësor në kohën e Sllobodan Millosheviqit, kur nuk e pranoi avokatin e caktuar sipas detyrës por mbrojhtjen para trupit gjykues e bëri vetë personalisht sypatrembur dhe kenar, edhe pse gjendej në gojën e ujkut. Kështu veprojnë vetëm njerëzit që e duan pa hile kombin dhe atdheun e vet.

Po të bëjmë një ktahasim midis qëndrimit burrëror të Albin Kurtit në burg dhe gjatë procesit të tij gjyqësor me qëndrimin e Hashim Thaçit në Gjykkatën e Krimeve të luftës në Hagë, ku janë angazhuar avokatët e shquar të cilët po zhvatin miliona euro nga taksapaguesit e Kosovës, po ta llogarisim pasurinë milionëshe ta Hashim Thaçit të shtresuar pas përfundimit të luftës, po ta llogarisim edhe llogarinë rrjedhëse që Hashim Thaçi që e hapi pra se të arrestohej për në Hagë për të kontribuar me të holla banorët e Kosovës, , si ehe po të bëjmë një krahasim me qëndrimin e Hashim Thaçit para trupit gjykues, do të bindemi se Albin Kurti është mijëra herë më trin e dinjitoz sesa Hashim Thaçi.

PDK e Memli Krasniqi, LDK e Lumir Abdixhiku, AAK e Ramush Haradinaj dhe NISMA e Fatmir Limaj me qëndimet e tyre para zgjedhjeve, gjatë zgjedjeve dhe pas zgjedheve të 9 shkurtit 2025, ku përkundër shpenzimeve të mëdha të parave nga donatorë të dyshimtë, përkundër dyshimeve gjatë numrimit të votave, fituese doli Vetëvendosja e Albin Kurtit, e cila fitoi më shumë vota sesa PDK, LDK dhe AAK sëbashku, e tani këto parti opozitare janë bërë gaz i botës dhe nuk lënë gur pa lëvizur për t’ia marrë Albin Kurtit fitoren nga duart.

Sot Kosova është e lirë dhe e pavarur e nuk i ka mbi kokë kriminelët Titon, Rankosvqin dhe Millosheviqin, sot çdo parti politike në Kosovë mbi të gjitha duhet të mendojë për të mirën e popullit të shumëvuajtur të Kosovës, të mendojë për tokën e Kosovës të njomur me gjakun e shqiptarëve të Kosovës, të mendojë për më shumë se 400 masakrat në Kosovë që i shkaktoi serbia gjenocidale në gjenocidin e viteve 1998/99. Të rikujtojmë, kur u vranë dhe u masakruan 15 mijë shqiptarë autoktonë e të pafajshëm, në mesin e tyre edhe 1500 fëmijë, në mesin e tyre edhe foshnje duke pi qumësht në gjoksin e nënave shqiptare, kur u dhunuan shtazërisht 20 mijë motra tona të pafajshme shqiptare, kur u rrëmbyen nga shtëpitë shqiptare 1650 djelmosha të pafajsme shqitare fati i të cilave ende nuk ësht zbardhur, kur Kosova u bë shkrumb e hi dhe kur më shumë se 1 milionë shqiptarë u detyruan të marrin rrugën e eksodit.

Unë personalisht i kam njohur Adem Demaçin-Mandelën e Kosovës që për lirinë e pavarësinë e Kosovës i kaloi 29 vite nëpër burgjet famëkeqe të ish Jugosllavisë, e kam njohur Mr. Ukshin Hotin i cili vuajti tortura dhe dënime drakonike nëpër burgjet e Serbisë dhe pasi u lirua nga burgu i Dubravës më 16 maj 1999 u hummb çdo gjurmë e tij, e kam njohur personalisht Dr. Ibrahim Rugovën, i cili tërë jetën e tij ia kushtoi lirisë e pavarësisë së Kosovës, e kam njohur personalisht edhe Akademikun Fehmi Agani, të cilin si kryetar i Shoqatës Letrare-Mutikore “Përpjekja”, shoqatë e studentve shqiptarë në Beograd e konsultoja shpesh për aktivitetet tona studentore. Më 21 dhjetor 2001 si gatetar i të përditshmes “Fakti” nga Shkupi në Prishtinë bëra një intervistë me zonjën Sadije Agani-bashkëshorten e Akademikut Fehmi Agani, i cili u vra mizorisht nga policia serbe.

Sipas rrëfimeve të saj saj Akademik Fehmi Agani pas dështimit të përpjekjeve për tu strehuar në Prishtinë në një vend të digurtë me bashkëshorten dhe dy djemtë e tij, më 6 maj vendosin të të largohen nga Kosova duke hypur në trenin e mbushur përplot në drejtim të Maqedonisë. Te Hani i Elzit policia serbe na tha se”kufiri është i mbyllur. Kah ora 13 treni u kthye prapa për në Fushë Kosovë. Tre kilometra para Fushë Kosovës policia, paramilitarët dhe ushtria serbe e ndalën dhe e rrethuan trenin duke na detyruar të gjithëve të zbresim në një fushëgropë. Aty filluan maltretimet fizike, psikike dhe sharjet dhe kërkimi i dokumenteve. Të rinjtë i kontrollonin nëçër xhepa dhe kujt i gjenin ndonjë letër e radhitnin për pushkatim, duke u kanosur me armë gati për qitje. Në këtë moment Fehmiu e hoqi shallin nga koka dhe ndaj reagimit të djalit tonë Mentorit që të mos zboulohet, u përgjegj, “shuj se kur të më shohin mua do t’u shkojë mendja te unë dhe do t’i harrojnë djemtë që i kanë bërë gati përt’i pushkatuar”. Pastaj na hypën në autobusë. Njëri nga policët kishte thënë, “Ja ku është ky që na e solli NATON”, ky polici serb ia kishte bërë me shenjë Fehmiut që të zbret. Pastaj Fehmiun e futën në një makinë të kuqe dhe nuk e pashë më. Në Prishtinë pyeta për Fehmiun në shumë punke policore por nuk mora përgjigje. Më në fund unë dhe Qamilja-vjehra e djalit vajtëm në morg dhe aty e gjetëm trupin e Fehmiut. Dhe e pamë se ishte i qëlluar me plumb në mes të ballit dhe në dy anët në mes të kokës”, tha Sadije Agani.

Të djelën më 6 prill 2025 përkundër shiut dhe dëborës Unioni i Shoqatave Bjeshkatare Shqiptare në Maqedonië e Veriut me kryetar Fahri Rexhepin, dhe në bashkëpunim me Etike Dibrani nga Instituti i Krimeve të Luftës në Kosovë, në përkujtim të 26 vjetorit të eksodit të mijëra shqiptarëve nga Kosova nëpër Bllacë për në Maqedoni, u organizua një marsh në të cilin morrën pjesë më shumë se 300 bjeshkatarë që ecën gjurmëve të këtij eksodi nga Kaçaniku gjer në Qendrën Memoriale Muri i Kujtesës dhe Treni Muzeal në Bllacë, marsh që përfundoi me një mbledhje përkujtimore në Pallatin e Kulturës në Han të Elezit të organizuar Mehmet Balahzi-kryetar i komunës.

I shkruajta këto rreshta dedikuar PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe NISMA-s, si edhe kryetarëve të këtyre partive që t’ia vënë gishtin Kokës e të mendojnë se si duhet sakrifikuar për Kosovën, e jo që padrejtësisht dhe pa merita, të mundohen ta marrin pushetin për ta qeverisurKosovën. Këto parti e dinë se as për së afërmi nuk i kanë aftësitë qeverisëse dhe pushtetmbajtëse që i kanë Albin Kurti e Vjosa Osmani, të dëshmuara në këto katër vitet e kaluara, por qëllimi i vetëm i këtyre partive opozitare në Kosovë është t’i hajnitë multimilionëshe për të cilat domosdo duhet të japin llogari para ligjit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat