Refuzimi i letrës së Albin Kurtit është shkatërrim i LDK-së

Opinione

Refuzimi i letrës së Albin Kurtit është shkatërrim i LDK-së

Nga: Sulejman Mehazi Më: 9 prill 2025 Në ora: 16:57
Sulejman Mehazi

Refuzimi i letrës së Albin Kurtit nga Abdixhiku e ka kuptimin e shkatërrimit të partisë së LDK-së. Të refuzosh ftesën e LVV-së me 380 mijë votues që doli fituese absolute gjatë zgjedhjeve parlamentare është naiviteti më i madh i Lumir Abdixhikut.

Për Abdixhikun dhe LDK-në më e vlefshme është gjuha ofenduese "hajvana" e Kurtit sesa Kosova dhe qeveria e saj. Të refuzosh krijimin e qeverisë së Kosovës për fjalët ofenduese të Kurtit që i përdori gjatë fushates zgjedhore është budallallëku më i madh sesa i "hajvanave".

Si nuk e kuptojnë këta të Abdixhikut, se gjatë fushatës zgjedhore lejohen fjalët ofenduese ndaj kundërshtarëve politikë, se nuk ka shtet në botë që gjatë fushatës zgjedhore partitë politike nuk ofendojnë njëra tjetrin para votuesve.

Si nuk e kuptojnë të LDK-së se fjala "hajvan" është e dashur për qytetarët shqiptarë që e ka kuptimin e kafshëve shtëpiake: të kujve, lopëve, dhenëve etj.

Albin Kurti nuk ju tha egërsira, por hajvana.

Pleqtë e hershëm shqiptarë gjatë bisedave së pari pyetnin për shëndetin e hajvanateve, pastaj për shëndetin e njeri tjetrit.

Pra,  Zotëri Abdixhiku kryeminstri Albin Kurti nuk ju ka thënë kafshë të egra, por "hajvana: që kanë kuptimin e kafshëve të buta shtëpiake.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat