Lumir belaçori!

Opinione

Lumir belaçori!

Më: 21 prill 2025 Në ora: 23:12
Kimete Berisha

1. E kanë bllokuar Kuvendin, sepse munden.

- Ligji çdo gjë e ka parashikuar, përveç se sa gjatë mund të vazhdojë vendi pa Institucione.

- Dështimet serike të deputetëve për ta bërë Kuvendin tregojnë se u bëka edhe pa Kuvend.

- Asnjë ligjvënës i huaj nuk e ka paraparë se shqiptarët janë aq të çmendur sa e lënë vendin pa Institucione,

prandaj nuk e kanë shkruar se s'bën pa Kuvend,

sepse ajo që nuk shkruhet - nuk ka ndodhur.

2. Lumiri secilën herë po shkon duke u nxeh, e ka lëshuar veten në mjerim aq të thellë sa po flet me shprehje të gjaqeve.

- 'Kurrë nuk flas me Albin Kurtin' - thotë, thuajse janë në hasmëri mes vete, e ky nuk pranon as ndërmjetësues, por ka vendosur të marr hak.

- Ky është qëndrim ekstremist...dhe abnormal.

- Është emocioni më i fortë, refuzimi kategorik, sepse është i pamotivuar.

- Ndoshta është i motivuar, e ne nuk e dimë!

- Cili është motivi që Lumir Abdixhiku s'pranon të flas me Albin Kurtin!

- Motiv politik nuk po shohim!

- Nëse po, atëherë si e ka emrin ai motiv politk?

- Sa më përket mua, unë mendoj se ky duhet të mbaj dietë emocionale, sepse s'është normal!

- E as që i intereson se nuk është në pallatin e tij luksoz....po në Kuvend.

- Pse ka ndjenja për Albin Kurtin, e jo mendime!

- Kush ia financon luksin ekstremist?

- Kush ia financon banditizmin?

- Kush e financon urrejtjen e tij?

- Sa e shet një shprehje mllefi?

- Ndjenja të çon në nervozizëm e në urrejtje, jo mendimi!

- E ky ka ndjenja, të forta bile!

3. Kuvendi është i kapur, kësaj here nga politika, nga tregtarët dhe nga kriminelët.

- Shteti i Kosovës po bie.

4. Mendimet myk, fjalët myk, të prapambetura e të dëmshme, e teshat...fringo, të shtrenjta e me shkëlqim.

- Garë e madhe se kush është veshur më bukur se tjetri.

- Secili më i pasur se tjetri, secili më arrogant se tjetri, pasanikët në garë të përgjakshme për t'i udhëhequr fukarenjtë më të mëdhenjë në Evropë.

- Askush i interesuar të dallohet me mend e me urtësi.

- Se për shqiptarët me rëndësi është m'u dukë bukur!

- Njëherë, isha në një rrezik të madh, dhe në atë çast që e hetova se kaloi rreziku, e pyeta dikë që e kisha pranë:

- Me rëndësi a u duka bukur...!

5. E heshtja nuk duket bukur.

Dhe nuk është e vërtetë se heshtja nuk keqkuptohet, heshtja të bën nervoz më shumë se fjala e rëndë.

- Albin Kurti po hesht, dhe kjo heshtje e tij e bën situatën të duket, përveç tjerash, edhe misterioze dhe e pashpresë.

6. Sa më përket mua, unë - Dryrin......sepse shqiptarët kanë dështuar.

- Shqiptarët nuk mund të bëjnë shtet.

- Prandaj, historia, robëria dhe lufta përsëriten!

- Kurrë më e mjerë nuk është dukur Kosova.

- Kosova është në shitje!

P.S. Është e dhimbshme që shqiptarët anembanë ku janë, nuk e kanë më një njeri të qetë, të urtë, fjalëpak e të mençur, që lëshon rrugë,

që nuk priret nga mllefi e nuk është i pushtuar nga nevoja e hakmarrjes,

dhe që e bën dallimin nga arroganca!

- Na ka marrë malli për një fjalë të urtë,

për një mendim të urtë,

për një vendim të urtë!

Për dikë që i avit njerëzit, pa dallim...!.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat