Kë po e pengon emri i Hasan Prishtinës?

Opinione

Kë po e pengon emri i Hasan Prishtinës?

Nga: Skënder Karaçica Më: 30 prill 2025 Në ora: 21:43
Skënder Karaçica

Në  sallën e Senatit të Universitetit të Prishtinës,asnjë shenjë,asnjë fotografi dhe në emërtimin  e Universitetit nuk figuron emri i intelektualit,udhëheqësit të kryengritjes së Kosovës dhe të patriotit të pashoq të kombit,HASAN PRISHTINA(!).

Me nismën e botës akademike,intelektuale,shkencore dhe të patritotëve  të kombit të prirë nga Adem Demaçi,Universiteti i Prishtinës u pagëzua me emrin e intelektualit,të udhëheqësit të kryengritjes  së Kosovës dhe të patriotit  të pashoq:Universiteti ,,Hasan Prishtina,,në Prishtinë.

Ky emërtim,dikujt nuk po i fle në shpirt(sic!),më gjasë,jo i kohës në panteonin e dijes të Universitetit në Prishtinë(sic!).Këto huqe akademike u shfaqën nga afër në një mbledhje të Senatit,ku në sallën e mbledhjes nuk kishte asnjë shenjë zyrtare që ka të bëj me emërtimin zyrtar të Universitetit,,Hasan Prishtina,,në Prishtinë(sic!).

Pse po ndodh kjo...?!Kë po e pengon emri i Hasan Prishtinës...?!A është emërtimi zyrtar:  Universiteti,,Hasan Prishtina,,në Prishtinë me emrin e njeriut me shpirt kryengritës  për Liri të Kosovës dhe për bashkim me Shqipërinë Etnike...?

Thirrje publike për Rekatoratin,Senatin,Këshillin Mësimor dhe Senatin e Studentëve të Universitetit,,Hasan Prishtina,, në Prishtinë që të ti vëhet  pikë në emërtimin  zyrtar të  Universitetit tonë me emrin e patriotit  të kombit Hasan Prishtina!

Kë po e pengon emri i Hasan Prishtinës?!

(Prill të motit 2025)

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat