Josip Brozi është pa dyshim njëra nga figurat historike shumë interesante, e shekullit të kaluar, i cili la gjurmë të mëdha në historinë tonë, qoftë tek shqitarët e jashtë kufijve të Shqipërisë Londineze, qoftë edhe të atyre brenda kufijve Shqiperisë Londineze.
Sot bëhen 45 vite nga kur vdiq.
Lindi me 7 maj të vitit 1892, kurse ditëlindja ju festohej me 25 maj, në formë të "Ditës së Stafetës së Rinisë".
Ishte kontraverz jo vetëm në ditëlindje por pothuajse në të gjitha çështjet, bile edhe në ate se "a ishte komunist" apo "demokrat" siç e paraqesin disa ndjekës të tij!?
Apo a “i urrente shqiptarët”, ashtu siç e paraqesin disidentën shqiptarë - pra si shqiptarofob, apo “i donte – i adhuronte shqiptarët” ashtu siç e portretizojnë disa titistë?
Për mendimin tim "Tito ishte komunist i cili as nuk i urrente e as nuk vuante nga dashuria për shqiptarët".
Pse them se nuk i urrente shqiptarët?
Them sepse racist njeriu nuk lind, racist krijohet varësisht nga paradigma kulturore (modeli kulturor) në të cilin krijohet dhe formohet si qenije njerzore,
Josipi siç dihet lindi në Zagorje të Kroacisë, në një fshat të quajtur Kumrovec.
Në një familje shumë të varfër apo siç do të thonin marksitët “llump proletariat”.
Nga nje baba kroat, i cili quhej Franjo dhe nëne sllovene Maria.
Në këtë kontekst duhet potencuar po ashtu se në atë kohë ajo pjesë e botës ishte Austrohungari.
Pra Josipi u rrit në një kohë (e ashtuquajtura “bell epoke”) dhe ambient jo që nuk ishin armiqësore ndaj shqiptarëve por Austrohungaria e fëmirisë dhe rinisë së hershme të Josip Brozit ishte madje shumë miqësore ndaj shqiptarëve.
Unë them se disidentët shqiptarë (antititistët) e ngatërrojnë karakterin egoist të paskrupullt - egocentrimin e tij - me shqiptarofobi.
Karakteristikë tjetër e Josip Brozit ishte intelegjenca e tij - ishte shumë intelegjent.
E thash qëllimshëm sepse shumë kundërshtarë të tij e potretizojnë si një injorant të paditur për faktin se ai nuk kishte shkollim formal.
Sikur të ishte i pa ditur e me atë pedigre ai do të përfundonte, në rastin më të mirë, si një pronar punëtorie me dy tre punëtorë, e jo kryetar i një shteti me 22 mil banorë.
Pra Josip Brozi ishte ambicios, intelegjent me ego të madhe, tipare të cilat e shpien ate të bënte krime monstruoze, dhe të mos ishte në gjendje të donte askend tjetër – të mos kishte konsideratë për askend tjetër - pos për vetën.
Për Titon ishin vetëm dy rrugë: rruga e tij e drejtë dhe e duhura, dhe të gjitha tjerat të gabuara e armiqësore, dhe kushdo që delte nga rruga tij duhej denuar qoftë me leqitje nga jeta publike, burgim por edhe me likuidim fizik. Pa marr parasysh se kush ishte Josip Çizhinski, Sima Markoviç, Petko Miletiç, Andrija Hebrang, Sreten Zhujoviç, Bllagoje Neshkoviç, Millovan Gjilas, Aleksandar Rankoviç, Llatinka Peroviç, Marko Nikeziç, Savka Dabçeviç Kuçar apo Miko Triballo. E për mos t'i përmend disidentët e shumtë shqiptarë.
Duhet theksuar se Tito vie ne krye të partisë komuniste si stalinisti më i devotshëm sepse Kominterna ishte ajo që i caktonte udhëheqësit dhe po mos të ishe i tillë nuk kishe shanse për t'u zgjedhur në atë post. E Tito u zgjodh nga Kominterni në kohën e pastrimeve të mëdha në Rusinë sovjetike.
Të ndalem pak edhe tek ajo thënja “JO” ndaj Stalinit.
Siç kanë dëshirë ta potencojnë titistët, duke ja atribuar ate Titos si kinse demokrat. Por e heshtin periudhen 20 vjeçare 1948 -1968, kur Jugosllavia ishte de fakto staliniste edhe pse de jure Tito ishte ndarë.
Pra i heshtin otkupet (kur fshatarëve me dhunë i merrej e gjithë bereqeti), heshtin koperativizimin me dhunë, vrasjet masive të kundërshtareve të cilitdo lloj, siç ishin ta zëmë rasti me demokratët shqiptarë, sllovenë, kroatë etj apo edhe të nacionaldemokratëve shqiptarë etj.
Pastaj shpërnguljen e shqiptarëve, aksionin e mbledhjes së armëve, mos lejimin e flamurit kombëtar etj etj.
Tē gjitha këto mbulohen ose me “ndihmat e Planit Marshall” d.m.th., me “demokratizimin e Jugosllavisë” ose duke ja mveshur te gjitha gjynahet Rankoviçit, dhe shfajëzuar tërësisht Titon.
Thuajse nuk ishte Rankoviçi dora e djathtë “operative”e tij. Ashtu siç ishte njëkohë Gjillasi për proagnadë dhe Kardeli deri në fund për sistem.
Të gjithë këta e shërbyen Titon, e jo Titoja ata. Pra kumbara – nuni, bosi ishte Tito.
Për mos ta zgjatur edhe me tutje: Tito për shqiptarë nuk ka patur kurrfar ndjenja. Për të kemi qenë “monedhë kusurimi”. Kur i duhej Rankoviçi neve na linte ushqim për racizmin serb e kur Rankoviçi filloi t'ia rezikonte pozitën ai na përdori edhe neve kundër tij, duke e decentralizuar Jugosllavinë dhe dhënë autonominë Kosovës.