Përgjegjësia e vërtetë politike si zgjidhje alternative

Opinione

Përgjegjësia e vërtetë politike si zgjidhje alternative

Nga: Remzi Salihu Më: 6 maj 2025 Në ora: 15:38
Autori Remzi Salihu

Në shpellën errët të mendimit politik të tanishëm ndërshqiptarë, më në fund, duhet të kërkohet një dritë shpresëdhënëse, që të jetë sa më ndriçuese dhe alternative, për ta tejkaluar vëmendshëm dhe me kujdes këtë shkurtpamje njerëzore e partiake, të shtanguar në rahatinë e statukuosë së jetës klanore e shoqërore. Përparësi duhet t'u jepen vlerave të veprave të mirëfillta njerëzore individualiste, të cilat duhet më në fund edhe t’i tejkalojnë interesat personale, kundrejt interesave të përgjithshme shoqërore. Përherë ata që dalin dhe e kapërcejnë errësirën e mendjemadhësisë së ngulfatur në imazhin egoist të narcizimit njerëzor, bëhen vizionarë dhe timonierë pragmatikë të sukseseve dobiprurëse shoqërore. Njerëzit që kanë vizion dhe atdhedashuri të mirëfilltë, nuk e humbin kontunuitetin e vlerave njerëzore të sinqerta, të bartura nëpër etapa të ndryshme kohore, me bindje pozitive për të ndërthurur ndriçimin e hapësirës komunikative midis subjekteve ekzituese të klasës politike. 

Do të ishte një vepër pozitive dhe alternative nëse nga politikanët shohim ose përceptojmë drita idesh kuptimplote, për mirëqenie shtetërore, me fuqi prosperiteti dhe për ta tejkuar këtë ngërç të errët të humnerës politike në Kosovë. Duhet tejkaluar (anashkaluar) inatet e shumta kur vihen në përparësi idetë sublime njerëzore, për të reflektuar në hapësirë dhe kohë tërësisht një ndriçim politik dhe strategji të re, që u përshtatet rrethanave dhe frymës gjeostrategjike që zhvillohen sot në botë. Të kuptuarit dhe ndërtimi politik kulturor njerëzor dhe shoqëror, mund të bëhet me nuhatje më të sofistikuar në realizimin e frymëmarrjes më të lirë. Pët të ardhur deri te ky ndriçim strategjik, duhet larguar nga vetja empatinë e avancimeve primitive, largimi nga individualizmi narcizoid i rrejshëm, që sjell kaosin dhe dëmin e madh në shoqëri. Duhet të përkrahet një individualizëm parimor që lidhet drejtpërdrejtë me demokracinë liberale altruiste, që ka të bëjë kryesisht me filozofinë dhe bindjen iluministe në ndërtimin e shtetit. Individualisti demokrat i shmanget konfliktit dhe interesit partiak dhe kërkon alternativa tjera për funksionimin dhe avancimin e shtetit.

Tani qenia shqiptare është para një kthese të madhe të ngritjes së frymës politike në njerën anë, dhe vëzhgimit permanent të faktorit ndërkombëtarë se si bëhet kjo frymëmarrje demokratike kolektive në anën tjetër. Kryesisht duke vëzhguar e përcjellur se në çfarë niveli standardizues demokratik jemi vardisur, si qenie dhe si faktor përgjegjës në rajon. Këto dy çështje faktorizimi bëhen nyje kyçe, që i marrin dhe i japin njëra tjetrës efekt avancimi të ri, në zhvillimin kolektiv të popullit shqiptar të salduar nëpër të gjitha pjesët dhe shtetet e Gadishullit Ilirik. Vet fokusimi i vetes në këtë ndriçim strategjik të dëshiruar, bëhet busulla më reflektuese e faktorizimit të qenies sonë në kuadër të rrethanave gjeostrategjike të përgjithshme botërore e ballkanike. Prandaj kjo çështje nuk duhet injoruar apo anashkaluar si diçka që nuk sjell dobi në kapërcimin e këtij standardi të tanishëm ekzistues dhe të padukshëm sa duhet në shpellën poltike të krijuar, që akoma nuk e sheh shtegun e daljes nga konfuziteti i krijuar brenda faktorit shqiptar nëpër të gjitha trojet ku jetonë shqiptarët. Fryma e krijuar në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Mal të zi, Sërbi dhe faktori shqiptarë në Greqi, na sjellë të kuptojmë se çka duhet bërë, që të mos merremi me partitë politike që plasojnë interesat e ngushta pushtetare, por të shihet qëllimi i i tyre i vërtetë në avancimin e kombit.

A do të vazhdojë kjo zvarritje politike në konstituimin i Kuvendit të Kosovës (Dardanisë), pritet të shihet në vijim të vendime partiake. Opozita që nga fillimi i seancave për konstituimin e parlamentit janë marrë vesht të mos miren vesht për ndonjë aleancë të mundshme qeverisëse. Edhe kërkesa e partisë fituese LVV, që u ka bërë një ftesë serioze partive tjera shqiptare është një dritë “jeshile”, për të krijuar një subjekt të përbashkët qeverisës. Sepse të gjitha këto tentime të seancave të deputetëve për të sjellë një vendim të suksesshëm e kanë lodhur popullatën dhe adhuruesit e partive të ndryshme. Ndoshta kjo gjendje e krijuar kështu do ta vetëdisojë për të mirë votuesin në të ardhmen, që të krijojë bindjen më reale se kush është prej këtyre të përzgjerdhurve të mundshëm për shtet e kush për pushtet. Ngandonjëherë edhe për fajet e votuesve dhe mediave kontroverse, nuk arrihet e vërteta e dëshiruar. Në fund të fundit, politika është art i së mundshmes, e cila mundëson që grupet e caktuara të interesit të jenë të lidhura me bizneset e ndryshme dhe krijojnë veçantinë e pikëpamjeve të veta për t'i realizuar qëllimet e tyre, nga ku edhe dalin papajtueshmëri e dallueshmëri brenda koalicioneve.

Ftesa e Albin Kurtit drejtuar partive PDK dhe LDK, për t'u çliruar nga ky ngërç politik, është kërkesë korrekte dhe qëllimmirë që shkon në dobi të shtetit dhe popullit shqiptar. Ndaj LDK nuk duhet ta anashkalojë këtë shans të mundshëm për ta avancuar veten nëpër organe të ndryshme shtetërore. Poqëse kjo ftesë nuk merret tani parasysh nga ky grup partiak, në të ardhmen apo në zgjedhjet të parakohshme mund të pësojë debakëll deri te përgjysmimi i numrave të votimit. Kurse këto partitë e vogla mund edhe të mos fitojnë fare. Mbase politika është proces shoqëror dhe shtetëror, ku duhet të merren vendime më serioze për të zbatuar ligje, që kanë të bëjnë me jetën shoqërore, kryesisht duhet patur shumë kujdes në vendimmarrje. Të përzgjedhurit më të mirë duhet të kenë përgjegjësinë qytetare e shtetërore të një vendi që ua jep besimin për të udhëhequr. Ata janë të obliguar të kujdesen për ekonominë e vendit dhe ligjet e miratuara. Pushtetarët, parasëgjithash, duhet të bëjnë ligje të kapshme që do t’ua lehtësojnë jetën e qytetarëve, ndaj me aktivitetet e tyre duhet të kenë kujdes në zbatimin e ligjeve. Nuk mund të përdorin dy standarde ligjesh për qytetarët, sepse ajo nuk pranohet si pozicion efikas që pretendon të zbatojë drejtësinë dhe ligjet ekzistuese. Mua më vjen keq për ata njerëz që e keqpërdorin votën e qytetarëve dhe e zgjatin dhe stërzgjatin konstituimin e Parlamentit të Kosovës.

Është shumë keq kur interesat personale vihen para interesave të qytetarëve. Të gjithë duhet ta dinë se ata janë shërbyes të popullit dhe jo oligarkë që në fokus të ideve të tyre, të vënë objektivat e interesave personale. Për fat të keq nëpër të gjitha trojet shqiptare paraqiten anomali politike, që dëmtojnë zhvillimin normal të shoqërisë. Ballkani është parajsa e të gjitha mundësive të mira zhvillimore, por nga keqpërdorimet e shumta janë duke zbrazur Gadishullin Ilirik, duke e larguar rininë më të ndritur të këtyre vendeve. Dhe kur dështon drejtësia dhe liria nëpër këto vende, njerëzit e mençur nuk mund t'i durojnë këto anomali shoqërore që ia vështirësojnë jetën dhe lirinë njeriut. Fatin e njerëzve nuk duhet t'ua caktojnë udhëheqësit e dobët, mbase në politikë mund edhe të jenë të përkohshëm, sepse përherë ka njerëz më të mirë dhe më të ndershëm se ata që qeverisin keq. Kemi shembuj të mirë nga e kaluara jonë, për t'i anuluar gabimet që na përsëriten. Kosova duhet të ishte shembull për zbatimin e ligjeve, mbasi është shteti më demokratik në rajon.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat