Marsh, në zgjedhje!

Opinione

Marsh, në zgjedhje!

Nga: Kimete Berisha Më: 6 maj 2025 Në ora: 20:21
Kimete Berisha

1. Nga teferiçi i shtëpisë së tij në lagjen luksoze, Lumir Abdixhiku e shkroi një letër që ia zbulon tulet!

2. Pasi që Ramush Haradinajn e ka komshi të parë, atij ia lexoi letrën nga dritarja, e Ramushi e zgjati dorën, e mori letrën dhe ia pasoi Memlit në shtëpinë e tij.

- Kosova e ka opozitën - pasaniken më të madhe në Evropë, dhe asnjërit, bash - bash, s'i dihet prejardhja e pasurisë.

3. Për Lumir Abdixhikun Kosova është në periudhë tranzicioni, ku pushteti bartet nga ndërkombëtari Albin Kurti tek shqiptarët!

- Në Republikën e tij nuk ka vend për të tjerët, përveç për shqiptarët.

- Pra, për Lumirin, Kosova nuk ka status, nuk ka Institucione të vetat...

për të sapo ka përfunduar lufta, e tash ky na nxjerr nga situata.

4. Nuk ka faj këndesi që krekoset majë plehu, sidomos kur i duket se është i rrethuar nga pulat.

- E ka lazdruar Albin Kurti, duke i çuar letra Olgës, për ta zbutur me fjalë...

pa e marrë parasysh se tjetër çka e zbut atë...dhe për zbutjen e tij tjetër kush përkujdeset.

- Në letrën e fundit (që nuk ia kisha dërguar edhe sikur të më

varej liria prej tij), Albin Kurti e ka trajtuar Lumirin si dikë pa të cilin nuk bën as sot e as në të ardhmën.

- Anipse nuk ekziston ai pa të cilin nuk bën...Lumiri i ka besuar, dhe gjatë gjithë natës, duke e përpiluar një xhevap për t'ia kthyer, i ka rrënuar të gjitha Institucionet, dhe e ka kthyer periudhën e tranzicionit.

- Më mirë.

Periudhën kur Kosova s'ishte shtet.

5. Paramendoje idenë e tij të mykur, që krejt hajnat e Kosovës, që kryesisht janë të opozitës, të bashkohen në një qeveri tranzicioni!

- Kjo nuk është opozitë - është mafi politike.

Këta janë disa milionerë që u pasuruan me paratë e shtetit.

- Mund t'i quash edhe më keq, nëse do, nuk gabon.

6. Lumir Abdixhiku nuk e ka fituar asnjë komunë, as vendlindjen e Ibrahim Rugovës, ndërsa u bë Ky për të treguar se si duhet të dilet nga bllokada që e ka krijuar vet.

7. Pra, ky kërkon një proces të Ri politik me hajnat e vjetër!

8. Në opozitë ka hyrë paraja e madhe.

Janë blerë votat, janë vjedhur votat.

- Për herë të parë në historinë e Kosovës, edhe partitë politike janë në shitje!

- Deputetë në shitje, Kuvendi në shitje, Kosova në shitje!

9. Duhen zgjedhje të reja për të provuar të shpëtohet nga mafia e vjetër politike, që tash edhe vet ka dalë në shitje.

10. Për ta kuptuar se çfarë po ndodh, pyete veten:

- Cili është motivi i tyre...dhe e kupton të vërtetën!

11. Njeriu kryesor i LDK-së, deputet, në Kuvend, me zë e me figurë ia ka sharë nanën Albin Kurtit.

- Ky nuk i është hidhëruar, përkundrazi i ka folur e buzëqeshur, thuajse ia mban shpirtin në grusht.

Gabim.

- Kështu filloi Hashim Thapi ta humbte pushtetin: kur mundohej të bënte alkimi dhe ujkun ta bënte dajë.

12. Veç një pushtet i vërtetë ekziston. Pushteti mbi lakminë tënde dhe epshet e tua!

- Kur u bën të 'mirë' këta ish kriminelë?!

Kur? Gjatë kohës sa ishin në opozitë?

Qysh u bën 'të mirë' këta?

Cila është vepra e tyre e vetme e mirë?

Për asnjë çmim, as për zorin më të madh nuk bëhet kompromis politik me ata që qe njëzet e pesë vjet e kanë vjedhur dhe shkatërruar vendin.

Sepse edhe fati të kthehet kundër.

Më mirë, i vetmuar.

Bile më së miri, i vetmuar.

13. Thuaj zemrës Po.

P.S. 'As karafili, as trëndafili

për mu' s'kanë erë,

Ajo që m'gëzonte, sikur herav' tjera,

s'është më në jetë'!

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat