Te këmbët e Babës!

Opinione

Te këmbët e Babës!

Nga: Kimete Berisha Më: 9 maj 2025 Në ora: 13:42
Kimete Berisha

1. Memli Krasniqi e jep Kuvendin e Kosovës për Albulena Haxhiun, aq shumë e urren, më shumë seç e do veten!

- Pra, nuk është e vërtetë se Albin Kurti po e jep Kuvendin për Albulena Haxhiun!

- Atij i takon ta kandidojë për kryetare kë t'ia dojë qejfi, dhe për strategji e ka zgjedhur bash atë grua që Memlin e bën nervoz!

- Se, paska kujtuar Memli Krasniqi që ti tregojë Albin Kurtit e të marrë leje prej tij se kë duhet ta kandidojë që ia plotëson këtij qejfet!

- Jo.

Se nëse Albin Kurti ta plotëson këtë dëshirë ty, del nga politika!

- Se, nuk është aty për të t'i plotësuar dëshirat ty, por për të të bërë nervoz ty, siç po të bën.

- Prandaj, ky është qëllimi i Albin Kurtit, që ti Memli Krasniqi të thuash që 'nuk të pëlqen Albulena Haxhiu' aq shpesh të thuash e ta përsëritësh sa të dukesh 'psikopat' paranojak,

siç po dukesh, që i zgedh gratë e Vetëvendosjes, sipas shijes personale, thuajse po lyp nuse...!

- Pra, Memli Krasniqi sidomos (Se Bedri Hamza është person privat, i fshehtë, edhe e sheh edhe s'e sheh në të njëjtën kohë), po duket manjak.

- Sepse kauza e tij është kauzë e manjakut: është kauzë e pamoralshme dhe e sëmurë.

- Dhe pakëz qesharake.

A ka gjë më neveritëse se sa kur PDK që e quante Presidenten 'notere e Albin Kurtit', tash kërkon ndihmë nga Presidentja që ta luftojë Albin Kurtin.

- Po, nuk ka se si të bën çare ajo...

Se nuk rritesh me një vendim të Presidentes!

- As me përzgjedhjen e grave të huaja. Cilëndo grua të Vetëvendosjes ta zgjedhësh për ty 'mirë' s'është.

- Duhet të dalësh në zgjedhje!

- E unë jam e sigurt, një milion për qind, se Memli Krasniqi kurrë në jetë nuk e ka lexuar një libër, pas luftës hiç se hiç.

Sepse, është më i cekti dhe më i padituri në krejt skenën politike.

- Është në vendnumëro, si uji që nuk ecë.

2. Lumir Abdixhiku u bë Baba i Opozitës, çfarë thotë Lumiri bëjnë të gjjthë, edhe Lista Serbe!

- PDK, AAK, NISMA dhe Lista Serbe shikohen në pasqyrën e LDK-së.

- I ka idetë e mykura, por së paku veç Lumir Abdixhiku ka ide.

- Ideja e tij kryesore është ta imitojë ish Albin Kurtin, taktikën e tij 'të refuzosh çdo gjë'.

Sepse, mendon se Albin Kurti u krijua nga 'refuzimi'.

- Ama, LDK-së nuk i shkon refuzimi, por urtësia dhe durimi!

- Prandaj, mezi s'po pres të ndodhin zgjedhjet, për të votuar kundër LDK-së, që më së shumti është duke shkaktuar neveri, me një politikë të tubuar rreth të pasurve: që këta i thonë oligarki.

3. Ramush Haradinajn tash e kish rrokë gajla e kompanive të rrymës...

e kish marrë një detyrë të re, t'i përfaqësojë 'milionerët strujagjinjë', se s'kanë ata gojë ta përfaqësojnë veten.

- Unë po ju them se krejt e kanë për pare dhe për pushtet, se nuk e paramendojnë veten edhe për katër vjet, të sillen kafe më kafe, se opozitë s'kanë bërë për asnjë ditë.

4. Fatmir Limaj ka vazhduar të flas si hoxhë: 'Bëni çfarë të them unë e mos bëni çfarë bëj unë'.

- Domethënë aq politikan është Fatmir Limaj sa nuk e di se me një gjest të vogël e bën dallimin nga...Lista Serbe.

5. Sot, për herë të parë në historinë e Republikës, Lista Serbe është plotësisht dakord me opozitën.

- I bashkon urrejtja ndaj Albulena Haxhiut...Ku-ku...çfarë kauze e mahnitshme?!

- E çfarë motivi ka Lista Serbe ta urrejë Albulena Haxhiun:

që ajo s'e ka votuar Gjykatën Speciale,

apo,

që ajo ka qenë kundër Asociacionit së tyre!

6. I djallëzuar apo jo, Albin Kurti ua ka marrë të gjitha argumentet..

prandaj sot dukeni në një foto të përbashkët, të gjithë të njëjtë, të mjerë, një grumbull meshkujsh që e urrejnë një grua mesatare, që s'është as e sherrit e as e hairit.

- Dukeni keq pra, bash ashtu siç ju ka projektuar Albin Kurti.

7. Duke lexuar 'Zen- Arti i të jetuarit në thjeshtësi', dy meshkuj po pleqnonin tek dritarja ime...

U mata u ç'mata dy herë të dalë t'u them 'hey', por u mjaftova duke i thënë vetes...'Çka i kisha...', jo që ma prishnin qetësinë, por që flisnin si inxhe...!

P.S. Namaste.

E juaja, K.B.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat