Sot është dita e ndëshkimit për Edi Ramën

Opinione

Sot është dita e ndëshkimit për Edi Ramën

Nga: Faton Mehmeti Më: 11 maj 2025 Në ora: 12:41
Faton Mehmeti

Sot po zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri, në një garë kur vihen përballë Sali Berisha dhe Edi Rama. Ndonëse sondazbet i japin një avantazh të qartë për Partinë Socialiste dhe kryeministrin, Edi Rama, asgjë nuk është e sigurt.

Sipas këtyre sondazheve PS kryeson me 34% të votave, ndërsa Partia Demokratike e drejtuar aktualisht nga Sali Berisha renditet e dyta me 27%. Për herë të parë që nga 2013 PD ka shanse reale të fitojë zgjedhjet.

Karizmi i dr.Berishës dhe figura e tij historike ka rikthyer PD në rrugën e drejtë, pasi për 8 vjet u shkatërrua nga Lul Basha. Sa i përket sondazheve nuk janë gjithmonë tregues të vërtetë. Edhe në SHBA pothuaje në të gjitha sondazhet e para dilte Kamala Harris, mirëpo Trump fitoj bindshëm çka i bëri krejtësisht nul të gjitha sondazhet.

Në këtë kuptim, mundësitë janë të mëdha të përsëritet i njëjti skenar marr parasysh se fushatën si të z.Trump dhe z.Berisha e drejton i njëjti njeri, Chris LaCivita. Shqiptarët duhet të largojnë Edi Ramën, njeriun që ktheu Shqipërinë në shtet narkotik, në një " Kolumbi të Ballkanit".

Shqiptarët duhet ta ndëshkojnë Edi Ramën për largimin e 1 milion shqiptarëve nga Shqipëria, për jetën e rëndë dhe vjedhjet më të mëdha në histori të vendit. Me ekipin e tij të qeverisë të gjithë në burg, është e tmerrshme për shqiptarët që akoma të votojnë Edi Ramën, " vëllain" e Vuçiqit, që bëri projekte anti shqiptar siç ishte "Ballkani i hapur".

Sot është dita kur Edi Rama duhet të ndëshkohet me votë dhe pastaj në SPAK të thirret për gjithë hajnitë që i ka bërë për 12 vjet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat