Kuvendi i inateve

Opinione

Kuvendi i inateve

Nga: Ramiz Spahiu Më: 17 maj 2025 Në ora: 08:54
Ramiz Spahiu

U bë kohë nga mbajtja e zgjedhjeve në Kosovë dhe prej atëher liderët kalkuluan me numra që janë edhe më kokfortë se kryeneçësia dhe inatet primitive të tyre. Janë të ditur edhe emrat e njëqind deputetëve shqiptar në Kuvendin e Kosovës, për meritat dhe të bëmat e të cilëve kemi dëgjuar tepri lavdesh.

Kaloi mbi një muaj prej se filloi maratona e seancës konstituive dhe s’dihet kur do të përfundoi edhe pse ajo vazhdon çdo dyzetetetë orë, edhe pse janë mbajtur gjashtëmbëdhjetë vazhdime, edhe pse deri tani është “respektuar” në përpikëri Kushtetuta e Republikës sonë.

Këtij teatri nuk i dihet fundi sepse lideret dhe të zgjedhurit e popullit, ashtu të pamëkate, janë barrikaduar në inatet dhe interesat e tyre partiake. Sepse të zgjedhurit e popullit nuk ndiejnë aspak përgjegjësi njerëzore, intelektuale e institucionale. Dhe, ska sesi të pritet asgjë e mirë nga deputet heshtak sikur kukulla robotike në duar të liderëve që anojnë më shumë nga diktatura se nga demokracia.

Si duket cirku teatral ska për të përfunduar derisa aty ku duhet kuvenduar të jetë e bollshme njerëzorja, racionalja, guximi intelektual, përgjegjësia qytetare, patriotizmi shtetëror dhe enërgjia pozitive. Dhe ai kuvend ska për t[RS1] ‘filluar së mbari përderisa fjala e mençur ta mund heshtjen qyqare, racionalja ta mund irracionalen, intelektuali i guximshëm ta mund memecin servil, njerëzorja ta mund panjërzorën, burrëria ta mund paburrërinë, patriotizmi shtetëror ta mund patriotizmin partiak, entuziasmi shtetndërtues ta mund mjerimin nënshtrues.

Aktivitetin që kemi pa muajin e fundit në Kuvendin e Kosovës, më shumë ngjan me teatër se me kuvend. Të zgjedhurit e popullit aty janë si kukulla robotike që veç nënshkruajnë për mëditje dhe heshtin si kufoma të gjalla.

Do ti kisha pyet me këtë rast njëqind deputetet e zgjedhur shqiptar. Përse shkuat derë më derë si lypsar për të kërkuar votën e popullit? Për të marr mëditje duke heshtur e luajtur rolin e robotit mëmec! Për të treguar dëgjueshmëri dhe nënshtrim ndaj liderëve tuaj klanor e partiak! Për të luajtur lojëra të pista me orkestrues të dyshimt dhe me përplot mllef e inate primitive! Apo për të vepruar për interesat e popullit!

Mos harroni se populli di t’a adresoj fajin dhe herëdokur do i ndëshkoj inatqorët e heshtur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat