Hapi i theqafjes

Opinione

Hapi i theqafjes

Nga: Dedë Preqi Më: 23 maj 2025 Në ora: 00:58
Dedë Preqi

Gjendja e fundit, që lidhet me përceptimin e vetëm se diçka e pa zakontë po ndodh në lidhje me konstituimin e Kuvendit në vendin tonë, por gjithsesi një rast i tillë nuk mund të mohohet dhe nuk jemi të vetmit, por sëcili vend mund të matet dhe kontrollohet në rrugëtimin e vet, ndërsa të ne,  padyshim duket se po merr një kuptim « komik » dhe të pa nevojshëm.

Prandaj, duhet ti marrim parasysh kushtet e njeriut të këtij vendi, dhe detyrat politike të zhvendosen më shumë nga shtrirja e drejtë dhe më intenzive në kuptimin e një qeverisje  më të mirë dhe më të përgjegjshme, duke pasur një vështrim të përgjithshëm dhe real, ku njeriu i këtij vendi të dëshmojë se ka mundësi me qenë veprues dhe kontribues më i mirë i vendit të vet.

Nuk mundet ky popull të harrojë aq lehtë të kaluarën e vet të hidhur dhe të kuptojë se në çfarë gjendje kishte qenë pak kohë më parë, sikur një qenje e përjashtuar prej botës e njëkohësisht jashtë botës së lirë, duke qenë buzë greminës, prandaj nuk duhet dhe nuk ka kuptim që të dështojmë nga vetëvetja , dhe të ngremë shqetësimin dhe dyshimin se kjo shoqëri nuk është e aftë të vetëqeveris vetëvetën.

Dhe në këtë këndvështrim të ekzistencës së shoqërisë tonë ka shumë vërejtje të bazuara në fakte, të cilat duhet ti korigjojmë dhe gjykojmë në mënyrë të drejtë, nëse kjo shoqëri duhet të zhvillohet dhe inkuadrohet në nivelin e shoqërive të tjera, por para se gjithash, duke e respektuar vlerën njeriut të vet dhe të aftë, që do të përcaktohet dhe vlerësohet nga shumica e qytetarëve të këtij vendi.

Sigurisht që mundemi edhe ne, si shoqëri e re demokratike të nisemi nga imazhi i botës bashkëkohore, sipas së cilës do të lëvizte drejt një pikësynimi më të mirë dhe sipas modeleve evropiane, duke marrë parasysh ato vlera që e drejtojnë historinë tonë më drejtë dhe më qartë në rrugën e saj evropiane dhe euroatlantike.

Domethënja e kësaj gjendje të cilën e kemi përpara është dëshprimuese, dhe pa pikë dyshimi duhet të ia drejtojmë gishtin kokës së lidershipit tonë, pavarësisht pozitë dhe opozitë, për ta gjetur modulin dhe jo vetëm të konstituimit të Kuvendit dhe pastaj krijimin e qeverisë, por për ta gjetë edhe modulin e ardhmërisë më të sigurtë të këtij vendi, sepse dispozicioni i jonë si shtet i lirë dhe demokratik, kurrë nuk ka qenë ndonjëherë i tillë, për të qenë më zot të vetëvetës.

Si asnjëherë tjetër kjo shoqëri po prodhon aq shumë urrejtje dhe vrazhdësi në mes subjekteve  partiake dhe përsonale, dhe po prodhon ndarje ndër bashkënacionale, me një përmbajtje të prekshme, duke e humbur besimin në njëri-tjetrin dhe vlerën e ekzistencës së shoqërisë së vet, të cilin element do ta dëshironte me çdo kusht vetëm armiku i jonë i përbashkët.

Populli i Kosovës, si kurrnjëherë tjetër e ka dalluar pikën e vet të dobët dhe imazhin e keq nga qeverisjet e më mëhershme, i cili e ka mundësinë dhe kapacitetet e veta për të vepruar dhe ndryshuar gjendjen e vet, duke marrë mbi vete përgjegjësitë dhe faktin mbi të cilin bazohet çdo zhvillim i ardhshëm i vendit, që të plotësohen dhe përmbushen nevojat e qytetarëve të vendit, ku pjesa dërmuese e saj janë pa punë dhe pa të ardhura.

Shembulli më i vrazhdë dhe më i skajshëm po paraqitet nga opozita politike e Kosovës, e cila po e përbys lirinë dhe rrolin e opozitarizmit të vet, dhe kjo, jo nga nevoja apo tendenca për t’a kthyer gjendjen kaotike në një modul dhe mirëqenje më të mirë, të cilën vet kjo opozitë kur ishte në pushtet e ka sjellë vendin në një mjerim të skajshëm nga korrupsioni dhe krimi i organizuar.

Dhe tani kjo opozitë, sikur po e luan rrolin e « mushkonjave pickuese » duke lëshuar helm në sëcilin akter të ish-qeverisë, duke mbetur si të huaj me shpifje, shantazhe dhe gjëra të pa qëndrueshme ndaj realitetit dhe fakteve, përmes një organizimi dhe shkakësie të një anshme, në këtë rast, duke e mohuar përsonin e propozuar të LVV, si kandidat i mundshëm në krye të Kuvendit.

PDK, LDK dhe AAK, për 20 vite me radhë, ishin të lidhura me një realitet të hidhur në pushtet, për të cilat edhe populli i ndëshkoi me votën e vet, dhe tani kjo opozitë është duke e lozur rrolin e mushkonjave pickuese me domethënjën e një helmimi dhe shkatërrimi të imazhit të kësaj shoqërie, jo vetëm në kuptimin politik, por edhe si tërësi e saj ekzistenciale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat