Si ta lexojmë deklaratën e ambasadës amerikane, kur uron popullin shqiptar dhe jo fituesin me emër, në rastin konkret Edi Ramën. Se shoh që kanë filluar gërrvërret dhe ajo që më është më ''normalja'' analistët e qeverisë kur thonë, Amerika njohu zgjedhjet. Edhe po mos t'i kishte njohur Amerika, të jeni të bindur, Rama nuk e lëshon pushtetit, as ata nga mbrapa jo e jo. Eshtë fare e thjeshtë, ua themi ne këtej shqiptaro-amerikanët, i drejtohet popullit duke i thënë se, ti do diktaturë, ta gëzosh. I drejtohet gjykatave dhe u thotë, doni diktaturë, ta gëzoni. Shtypit, pushtetit të katërt, doni diktaurë, ta gëzoni... Dhe kështu me radhë.
Hiqeni nga mendja se ju ndihmon kush kur nuk ndihmoni veten. Si kanë ardhur kohët, as Amerika nuk u ka ngenë dhe ketë e ka treguar edhe më parë, la në pushtet Enver Hoxhën për plot 45 vjet. A mund të ndodhi kjo me Edi Ramën, absolutisht që po, sapo ka filluar. Sot është i gjithi një krim kolektiv shqiptar me suport drejtësie, shtypi, komisionesh që ka pllakosur vendin. Aq më tepër që intriga ka bërë punën e vet edhe në kampin opozitar, ku fryma liberale dhe mendjemadhësia, veç vjedhjes nga pushteti, i hoqi jo pak por 180 mijë vota. Demokratë që merren me emra të përveçëm dhe jo me demokracinë, demokratë që hanë njëri-tjetrin vetëm në Shqipëri jetojnë dhe janë me shumicë.
Pavarsisht faktit Sinani nga Italia i cili me uniformën e DHL-ës hedh në koshin e plehrave zarfet me vota. Nuk e di se, a ka shkuar kush ta padisi, jo në prokurorinë shqiptare por në zyrat e DHL-ës se të jeni të bindur që do merrnin një përgjigje rrufe. Me që paralelisht me Shqipërinë mbaheshin zgjedhjet presidenciale edhe në Rumani le të themi disa fakte për të kuptuar se përse me Rumaninë, Amerika uron kandidatin fitues dhe përse në Shqipëri uron popullin. Në Rumani fiton kandidati i pavarur kurse në Shqipëri për herë të katërt kryeministri në detyrë. Në Rumani pjesëmarrja në zgjedhje ishte 65%, pjesëmarrje e lartë, për t'u admiruar, pasi në Rumani kishin filluar të merrnin hov zërt pro Moskës, kundër NATO-s dhe kundër Europës. Kurse në Shqipëri pjesëmarrja shumë e ulët, gati 42%, madje më e ulët se zgjedhjet e kaluara 2021, 46 %.
Edhe pse janë gjasat e qarta të një kalimi në regjim, shqiptarët pakësojnë pjesëmarrjen në votime, për mek akoma, edhe përgjegjësitë apo të drejtat civile kundër manipulimit. Pra pjesëmarrja bie, partia shtet rritet. Dhe për më dreq akoma, për ironi të fatit të mbrapsht të shqiptarëve, ''fituesi'' shtet, merr maksimunim e vendeve në Kuvend. Paralelisht me zgjedhjet në Shqipëri, mbaheshin edhe zgjedhjet presidenciale në Rumani.
Këto ishin zgjedhje të përsëritura pasi për parregullsi në votime, paqartësi financimesh, gjykata Rumune vendosi që zgjedhjet presidenciale të nëntorit të vitit të kaluar të anuloheshin. Shqipëria mëton Europën, kurse Rumania është në 'të, por ka një krah radikal që anon nga Rusia. Këto dy drejtime ishin në garën zgjedhore presidenciale. Dhe për më tepër krahu europian përfaqësohej nga një kandidat i pavarur.
Mbani mend, ishin zgjedhje që përsëriteshin pasi gjykata i kishte analluar për parregullsi të shumta. Zgjedhjet në Shqipëri ishin të tilla, gjithashtu, me plot parregullsi, jo të barabarta, aq sa edhe sot e kësaj dite patronazhistët me emër dhe mbiemër postojnë statute në rrjetet sociale, biles me mburrje se sa shumë që vodhën, siç është edhe rasti Sinani me votat e diasporës nga magazinat e DHL.
Mirëpo gjykata shqiptare në raport me ato në Rumani, heshtin dhe as që rregjistrojnë asnjë akuzë megjithëse janë denoncuar afro 107 të tilla. Pra gjykatat e Shqipërisë jo që nuk i anullojnë, por as nuk i pranojnë provat, kurse ato të Rumanisë veprojnë. Në të njëjtën kohë në Rumani shtypi nuk është 99.99% me shtetin, por me misionin e pushtetit të katërt. Në Shqipëri ka resorte, makina luksoze, dalinstudiove me marka veshjesh dhe merren me opozitën.
Amerika uroj popullin shqiptar me asnjë mesazh tjetër, veçse të një personaliteti të saj, një qytetari, një burrështetasi si Kenedi, kur tha, ''mos pyet se çfarë bën Amerika për ty, por çfarë bën ti për atë''. Ne shqiptarët e kemi më shkoqur, në një apo tjetër mënyrë, mesazhi Amerikës përkthehet thjesht, ''gomarin nga balta nuk e njxerr tjetër kush, por i zoti''.