Defender 2025 në Republikën tonë – Kosovën tonë të bukur Dardane

Opinione

Defender 2025 në Republikën tonë – Kosovën tonë të bukur Dardane

Nga: Sabahate Byci Më: 29 maj 2025 Në ora: 19:34
Sabahate Byci

Me krenari të veçantë mirëpresim zhvillimin e ushtrimeve të mëdha ushtarake Defender 2025 në tokën tonë, Kosovën e bukur Dardane. Ky moment na rikthen në kujtesë zhvillimet e vitit 2023, kur, përkundër pritshmërive dhe përgatitjeve tona të sinqerta, organizimi i këtyre ushtrimeve iu "konfiskua" padrejtësisht shtetit tonë, duke ngjallur reagime të ashpra, për fat të keq, edhe nga brenda vendit.

Pikërisht në atë kohë, kundërshtarët politikë, në vend që të mbronin interesin e Kosovës, u bashkuan me zërat kundër, duke shprehur një gëzim të çuditshëm dhe aspak të hijshëm për një situatë që duhej të na shqetësonte të gjithëve. Kjo qasje, që dukej më shumë si një kënaqësi personale e motivuar nga dëshira për pushtet sesa nga interesi shtetëror, nuk i shërbeu aspak Kosovës në procesin e saj të shtetformimit.

Sot, me ushtrimet Defender 2025 që zhvillohen në vendin tonë dhe me Kosovën si partnere aktive, konfirmohet se vendi ynë është i respektuar dhe i vlerësuar nga partnerët tanë ndërkombëtarë, në veçanti nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo është dëshmi se Qeveria aktuale, nën udhëheqjen e Kryeministrit Albin Kurti, po e kryen me përkushtim dhe seriozitet detyrën e saj.

Jam krenare që në krye të këtij procesi është pikërisht Kryeministri Kurti, i cili po dëshmon se angazhimi i tij është i sinqertë dhe në funksion të avancimit të shtetit tonë. Vlerësimi nga SHBA-të tregon se Kurti është një lider me vizion dhe inteligjencë të spikatur – një përfaqësues i denjë i shtetit tonë në arenën ndërkombëtare.

Në këtë kontekst, dua të falënderoj edhe gazetën Bota Sot, me në krye z. Xhevdet Mazreku, për mbështetjen e vazhdueshme të fjalës së lirë dhe për kontributin e saj si një zë i pavarur dhe kombëtar. Kjo gazetë mbetet një dritare e rëndësishme informimi për opinionin publik dhe një platformë e hapur për diskutim të lirë.

Në fund, dua të ndaj edhe një mesazh që e pata dërguar një deputeti të një partie opozitare – si një reflektim mbi këto zhvillime të rëndësishme për Kosovën tonë.

Sepse përtej bindjeve politike, duhet ta kuptojmë që suksesi i Kosovës është suksesi i të gjithëve.

Image
Mesazhi
Image
Mesazhi
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat