- Albin Kurti asgjë nuk bën rastësisht.
- Por Lumiri s'disa herë ka thënë se Avni Dehari rastësisht ka qëluar deputeti më i madh në moshë.
- Nuk ka qëlluar rastësisht, sikur që s'ka pas qëlluar rastësisht më i madhi në moshë as Adem Mikullovci.
- Çdo gjë do të ishte ndryshe sikur deputeti më i madh në moshë të qëllonte ndonjëri i opozitës apo një serb.
- Prandaj, Albin Kurti gjithmonë është tre hapa përpara të gjithëve...!
- E ka zgjedhur Albulena Haxhiun kandidate për kryeparlamentare, sepse e di se është një grua e padëshiruar, nuk është pozitive, është si uji që nuk ecë.
- Pse i duhet uji që nuk ecë? Për të mos ecur.
Dhe, çfarëdo që i duhet Albin Kurtit, opozita ia plotëson dëshirën, duke kujtuar se po ia shkatërron dëshirën.
- Lumir Abdixhiku, duke dashur të bëhet interesant, ka thënë se LDK nuk është më Babadimër (pra, qysh ka qenë në kohën e Rugovës, i cili ia ka pas falur pushtetin Ramush Haradinajt);
- nuk është vagon i PDK-së (siç e ka pas bërë Fatmir Sejdiu dhe Isa Mustafa kur i rrinin Hashim Thaçit - Gatitu).
- Pra, Lumiri është naiv edhe në dashuri ndaj vetvetes.
- Dhe duke dashur të thotë se LDK s'është më Babadimër, tregon se LDK është shpellë a çka është...
- Është parti që nuk ka marrë vota as në vendlindjen e 'Babadimrit Rugova
, se kujt i tha ky tjetër Babadimër përveç Rugovës, Sejdiut dhe Mustafës.
- Në fakt, Lumiri për LDK-në ishte dhuratë e 'Babadimrit Isa Mustafa', që ia la në derë LDK-së, pa punuar asnjë ditë për të.
- Sot, Albulena Haxhiu ka thënë se deputetët që nuk e votojnë atë, nuk e dinë pse vijnë në Kuvend.
- Gabim, se ata e dinë pse shkojnë aty:
Për të mos e votuar Albulena Haxhiun shkojnë.
- Ata ndoshta nuk e dinë çfarë duan, por e dinë çfarë s'duan.
- Dhe Albulena Haxhiun nuk e duan, jo pse është grua, por sepse është
antipatike për ta.
- Albin Kurti e çoi një oktavë më lart zërin e tij...tha sot se Albulenën nuk e duan sepse deputetët janë patriarkalë, të prapambetur.
- E keqja nuk ka gjini.
- Gruaja di të jetë shumë më e ligë se mashkulli...në thellësi.
- Sepse gratë deputete s'mund të jenë patriarkale, ato mund ta votojnë Albulenën, por s'duan.
- S'duan jo sepse Albulena Haxhiu është mendjemadhe, me dije nën mesatare dhe me zero rezultate në punën e saj në Drejtësi!
- Por thjesht, duan t'ia tregojnë pafuqinë Albin Kurtit.
Dhe këtë po e bëjnë.
- Ta votosh një grua vetëm se është grua, ky do të ishte gjest primitiv.
- Se burrat shqiptarë i respektojnë gratë e ditura.
- Audienca ime është 2.5 milionë.
Nga përvoja personale, e di, se 71 për qind e lexuesve të mi janë meshkuj, dhe 29 për qind janë femra.
- Pra, meshkujt më shumë i nervozon naiviteti dhe i përbuzin gratë e paditura edhe kur vet janë të paditur....gratë e ditura, të lexuara dhe luftëtare u pëlqejnë atsre (ani, me qëllu edhe të bukura - shkrihen).
- Nuk qëndron, pra, se Albulenën nuk e duan sepse është grua...!
- Dikush është si pemët e tharta...që çelin, pjeken dhe bien në të njëjtën stinë.
- Si disa që vetëm në në një stinë pranvere duken bukur e të lumtur, e pastaj kur vjen vjeshta e shpirtit, bie lumturia e tyre, bashkë me gjethet.
- Se lehtë është të jesh i lumtur në moshën e verës.
- Si për ta bërë gjithçka më të zorshme, edhe Saturni (pas 29 vitesh) ka hyrë në shenjën e Dashit (Albin Kurtit),
- Saturni është 'mësuesi' më i errët, që të qet në dritë duke të dhënë mësime me kamzhik... shpirtëror.
- S'ka më 'hidhu e pasaj mendo'.
- Nëse më dëgjon mua me të butë, para se Saturni t'ia tregojë me të egër, Albini do ta mësoj se për mbijetuar dhe për
t'u ripërtërirë duhet të krasis degët e thara të qeverisë dhe të
njerëzve të tij.
- Nuk është mirë që të jepen miliona për bujqit, e kajsitë e tharta të kushtojnë 12 euro.
- Kajsitë që më shumë i ke gjetur në tokë se sa në degë.
- Është krim.
E end botën dhe nuk gjen 'mafi bujqësore' më të madhe se në Kosovë.
- Ku shkojnë ato miliona?
- Albin Kurti, nuk duhet të bëjë alkimi emocionale, ta shndërrojë antipatinë në simpati...
sepse nuk mundet, askush s'ka mundur.
- Më lehtë shndërrohet urrejtja në dashuri se sa rrena në një të vërtetë.
- Nuk mund ta shndërrojë Albulenën në Heroinë.
- Sepse, nuk mund të bëhet heroina prej letre....
- Shih Edi Ramën,
ka mbijetuar aq gjatë në një ambient kriminal politk, duke hequr dorë nga shokët e tij më të ngushtë', në çastin 'që u bën lajm i keq',
u distancua nga ata që në emrin e tij u bën milionerë.
- Pra, Edi Rama nuk veproi si ai Babai 'i keq' që i mbron fëmijët e tij edhe kur janë 'të mbrapshtë'.
- Nëse do të vepronte ashtu, do t'i ishte harruar emri deri tash.
- Ramush Haradinaj sot e ka begenisur edhe Glauk Konjufcën për kryeparlamentar.
- Kjo nuk e zbulon Ramushin, por Glaukun.
- Glauku me mish e me shpirt lufton që ta bëj dallimin nga Albin Kurti dhe e bën.
- Me çka e bën dallimin?
Me humor.
- Memli Krasniqin nuk do ta kritikoj kësaj here, se kam vërejtur përmirësime tek ai....
P.S. Mailbox is full.