Deputet dhe deputete të opozitës, pse jeni kaq të zellshëm në “korin e kobshëm”, mbrenda dhe jashtë parlamentit?
Çfarë sikleti tjetër keni përpos që jeni të uritur për pushtet dhe pasuri? Ju keni një hall tepër të madh kundër fituesit të zgjedhjeve,Vetëvendosjes! Ndoshta nuk jeni të gjithë sikurse ata korbat e zi, por dihet se një numër i madh i kësaj kaste, i përngjan strumcit! Pra, pjesa më e madhe jeni të hedhtur por të egzaltuar kur heshtja e juaj krekos t’keqen dhe ushqen krrokamën e korbave ndjellakeq për vendin!
Jeni deputet pa kurriz, sepse duroni kryeshefat e grupeve të një politike për turp. Është njerëzore të ndihmoni udhëheqësit e juaj të cilët e kanë humbë rrugën në oborr, gjegjësisht u është nxënë bishti me derë!
Kulmi i fakteve për këtë siklet shkakton dhembje të madhe, sepse mos përjashtimi i Listës serbe nga zgjedhjet është pjellë e juaj!
Pra, vetë përfaqësuesit e grupeve politike të opozitës ( mos qofshin tonat, nëse vazhdojnë kështu) keni dh.. bigën duke ndihmue këtë listë vrastare të Vuçiqit! Shiqoni këta, janë në gjendje ekstaze për ndihmën dhe argatin që ua bëjnë (kuptohet në emër të Serbisë) dhe bashkëpunimin kundër Albin Kurtit.
Kjo maskaradë e dyshimt mund të lidhet edhe me “besën e opozitës” ndaj disa “ndërkombëtarëve” , prandaj nga lakmia për pushtet shkalloni shtetin dhe ardhmërinë. Pra, veprimet që dëmtojnë shtetin, mund të lidhen ngusht me jo seroizitetin e opozitës tonë ndaj vetë shtetit, kur shteti gjeti forcë të sillet si shtet ndaj Serbisë. Të sulmojsh në të njëjtën kohë kryeministrin pa zgjedhë mjete, kjo arsyeton qëllimin e dëshmëm për të cilin po flasim.
Këto sulme të përditshme, ky “patriotizëm”, në fakt është një auto avokaturë e kulluar në mbrojtje të veprimeve të gabuara si shtet për kohën kur ishit në pushtet!
Kam bindjen se edhe sot do të bllokohet zgjedhja e kryeparlamentarit, por edhe nesër e njëjta do të ndodhë, sepse friga ua ruan rrushin opozitarëve tanë. Këta janë të vetëdijshëm se, nëse rastësisht votohet i preferuari i vetëvendosjes për kryeparlamentar, hapet rruga për Albin Kurtin që të formon qeverinë e re, ndërsa këtyre (u mbetet jadec lista serbe)! Në anën tjetër, nëse Albini nuk arrinë të bëjë qeverinë, këtyre u vjen një mundësi për të formue qeverinë, por vetëm me ndihmën e Listën serbe! Kjo marre n’terr dje dhe sot në pikë të ditës i ka verbue paraprakisht opozitarët, pasi që fituesi i zgjedhjeve e ka kuptue hallin e tyre dhe nuk lëshon pe!
Pra, ky është ai zori i opozitës tonë, kjo është e vërteta e shprehjes; hyp se t’vrava, zbrit se t’vrava, pasiqë këta trima, vetëvetes ia kanë lidhë këmbët.
Nuk është turp me kërkua falje, me u këndellë dhe me reflektua për të mirën e shtetit, turp është me bë atë që po bëni mbrenda dhe jashtë parlamentit në stilin e matrapazit, kur nuk jeni në gjendje të pranoni realitetin e të pa larave në të cilat jeni duke notuar me tru,shpirt dhe mendje të burgosur!