Nga Ju znj. Kaja Kallas – Shefe e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, si edhe nga z. Peter Sorensen – i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Kosova dhe mbarë shqiptarët kemi pritur një qasje të re në këtë dialog, një kthesë përmbajtësore pozitive, ndryshe nga dialogu skandaloz, i njëanshëm dhe pro-Serbi, një dialog tejet i padrejtë që filloi me Catherine Ashton, Federica Mogherini, Johannes Hahn dhe përfundoi në mënyrë turpëruese me Josep Borrellin dhe Miroslav Lajçakun, të cilët e denigruan veten dhe kryen mëkate të mëdha ndaj Kosovës.
Ju, znj. Kaja Kallas dhe z. Peter Sorensen, duhet të jeni të vetëdijshëm se nuk mund të ketë sukses në dialogun Kosovë–Serbi pa ndryshimin e Kushtetutës serbe, në të cilën Kosova ende figuron si “Kosovë e Metohi” dhe si pjesë e Serbisë. Në këto rrethana, Serbia nuk do ta pranojë dhe nuk do ta zbatojë asnjë marrëveshje të arritur, ashtu siç ka vepruar gjatë 12 viteve të fundit. Krimineli Aleksandar Vuçiq, me kryeneçësi, nuk i ka nënshkruar as Marrëveshjen e Brukselit dhe as Aneksin e Ohrit, pjesë e iniciativës franko-gjermane për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë–Serbi.
Po ju rikujtojmë dhe ju sigurojmë se nuk mund të ketë sukses në këtë dialog përderisa Serbia gjenocidale nuk kërkon falje publike për krimet e kryera në Kosovë gjatë agresionit të viteve 1998–1999, ku ndodhën mbi 400 masakra, dhe ku u vranë mizorisht rreth 15 mijë shqiptarë autoktonë e të pafajshëm, përfshirë mbi 1,500 fëmijë – mes tyre edhe foshnje që pinin qumësht në gjoksin e nënave shqiptare.
Përderisa Serbia gjenocidale nuk pranon se ushtarët, paramilitarët dhe policët e saj dhunuan mizorisht rreth 20 mijë femra shqiptare autoktone të pafajshme;
Përderisa Serbia nuk hap arkivat e luftës për të zbardhur fatin e mbi 1,600 shqiptarëve të zhdukur me dhunë, të rrëmbyer nga shtëpitë e tyre, fati i të cilëve mbetet ende i panjohur;
Përderisa Serbia nuk paguan reparacione për dëmet e shkaktuara nga agresioni i saj, për shkatërrimet dhe zhvendosjen me dhunë të mbi 1 milion shqiptarëve nga Kosova;
Të gjitha këto mizori janë të dokumentuara në mijëra dëshmi, mbi 2,000 kaseta, CD dhe materiale filmike, si dhe mijëra dokumente e fotografi të sistemuara në Institutin e Krimeve të Luftës në Kosovë – dhe janë në dispozicion për çdo palë ndërkombëtare që kërkon të shohë të vërtetën.
Znj. Kaja Kallas dhe z. Peter Sorensen, pa njohjen dhe pranimin nga ana e Serbisë të këtyre fakteve dhe përgjegjësive, çdo përpjekje për sukses në dialog është vetëm vetë-mashtrim.
Petar Petkoviq, shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, pas takimit me z. Sorensen në Bruksel më 3 qershor 2025, deklaroi me arrogancë se “Presheva dhe Bujanoci janë çështje të Serbisë Qendrore, të ligjeve dhe Kushtetutës sonë, dhe për këtë nuk mund të ketë asnjë lloj diskutimi në kuadër të dialogut”. Kjo, pavarësisht përpjekjeve të Kryeministrit në detyrë Albin Kurti dhe Zëvendëskryeministrit në detyrë Besnik Bislimi.
Për çfarë ligjesh dhe Kushtetute flet Petkoviqi, kur dihet se Serbia është një shtet autoritar dhe me histori kriminale? Sipas tij, temat e dialogut janë: “çështja e Kosovës, pozita e popullit serb, formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, dhe gjetja e një kompromisi që sjell paqe e stabilitet në Kosovë”.
Për çfarë kompromisi bëhet fjalë, kur është Serbia ajo që kreu agresionin dhe gjenocidin në Kosovë, e jo shqiptarët që të kishin shkuar në Beograd?
Për çfarë “populli serb” flet Petkoviq, kur dihet se pakica serbe në Kosovë është mbeturinë e hordhive pushtuese serbe të ardhura nga Karpatet, të cilat i kanë okupuar trojet shqiptare dhe tani, e dirigjuar nga Beogradi, kjo pakicë synon të pushtojë veriun e Kosovës, bashkë me Trepçën dhe Liqenin e Ujmanit?
Këto hordhi të ardhura nga Karpatet kanë shkaktuar luftëra dhe gjenocide të tmerrshme ndaj shqiptarëve për shekuj, dhe këtë e dëshmon më së miri edhe harta e Enciklopedisë Ruse e vitit 1817, ku shihet se sa e vogël ishte Serbia në atë kohë.
Serbia kriminale, për shekuj, ka kryer gjenocide ndaj shqiptarëve për të zgjeruar kufijtë në trojet tona. Ndërkohë, Kushtetuta e Kosovës është ndër më demokratiket në Evropë, duke garantuar të drejtat e barabarta për të gjithë qytetarët pa dallim etnie. Pretendimet e Serbisë se pakica serbe është e rrezikuar në Kosovë janë thjesht shpifje dhe manipulime. Incidentet e shkaktuara nga pakica serbe janë të orkestruara nga Beogradi për qëllime hegjemoniste dhe për interesa ruso-serbe.
Z. Besnik Bislimi, gjatë takimit me z. Sorensen më 2 qershor 2025 në Bruksel, e përmendi çështjen e Preshevës, duke theksuar se në Luginën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës jetojnë mbi 120,000 shqiptarë, të cilët diskriminohen rëndë në të gjitha aspektet e jetës: mungesë ndihme për fermerët, mosnjohje diplomash, përjashtim nga institucionet shtetërore, ndalim i përdorimit të simboleve kombëtare dhe pasivizim i adresave të banimit – një formë presioni për shpërngulje.
Ndërsa shqiptarët në Serbi diskriminohen, pakica serbe në Kosovë i gëzon të gjitha të drejtat.
Znj. Kaja Kallas dhe z. Peter Sorensen, mos lejoni që t’ju mashtrojë, manipulojë dhe poshtërojë Serbia gjenocidale dhe krimineli Aleksandar Vuçiq, i cili po e sfidon hapur BE-në duke refuzuar të vendosë sanksione ndaj Rusisë për agresionin ndaj Ukrainës, pavarësisht apeleve të BE-së dhe SHBA-së.
Vuçiqi, që dikur ishte ministër i Informimit nën regjimin kriminal të Sllobodan Millosheviqit, po i shfrytëzon financimet e majme nga BE dhe SHBA, ndërkohë që i forcon lidhjet me Vladimir Putinin dhe Rusinë. Vizita e tij në Moskë më 9 maj 2025 për shënimin e "Fitores ndaj nazizmit", përkundër thirrjeve për mospjesëmarrje, dëshmon lidhjen e ngushtë ruso-serbe. Është iluzore të shpresohet shkëputja e Serbisë nga Rusia – ata janë të një gjaku, të një ideologjie, të një feje dhe të një fryme luftënxitëse.