Europa dhe e tërë bota po e përjetojnë një krizë të thellë.
Llufta e përgjakshme dhe apokaliptike në Ukrainë së bashku me krizën e madhe izraelito-palestineze në Lindjen e Mesme, etj...kanë nxitur dhe shkaktuar një frikë dhe shqetësim të madh, i cili i tejkalon kornizat e një krize thjeshtë lokale, rajonale ose regjionale.
Bëhet fjalë mbi një shqetësim të madh global ose universal që ngre alarmin e lartë të zhdukjes së mundshme të njerëzimit nga një përplasje e mundshme ushtarake (nukleare ose atomike) në mes Rusisë, Natos ose Perëndimit.
Ironia tjetër është fakti së i ashtuquajturi "shteti i thellë" ose dubioz së bashku me forcat e ndryshme borxheze, skllavopronare, retrograde, egocentrike dhe të tjera, mund të dominojnë botën, duke përfituar nga lufta e Ukrainës, si dhe nga kriza ose recesioni i thellë botërorë, i shkaktuar nga lufta e Ukrainës dhe pandemia (kriza) globale e Corona Virusit etj.
Siç dihet, dikund në mes muajit gusht të bitit 1914, dhe muajit maj të vitit 1945, duke filluar nga Madridi në Moskë, nga Moska në Paris, nga Parisi në Londër, nga Londetë, konceptët, doktrinat dhe teoritë moderne ose bashkohore mbi luftërat e ndryshme në kohë dhe hapësire, kanë filluar të aplikohën, zbatohën dhe të bëhen valide në shekullin XVIII (18) dhe XIX (19) -me rastin e zbulimit dhe përdorimit të municionit ose armëve të zjarrta (pushkëve, topave, tanskëve etj.) si dhe të ngritjes ose promivimit të armatave ose ushtrive të mëdha dhe të fuqishme shtetrore dhe nacionale gjithandej kontinentit dhe globit tonë.
Pa i harruar këtu edhe idetë, konceptët, doktrinat ose teoritë e njohura ushtarake ose luftarake të K. Von Klausewitzit, A. H Jomminit, L. Von Ranckes, Th. Schiederit, Xh. Sorelit, W. Paretit dhe të tjerëve së bashku me shtrirjen ose zgjerimin e luftërave të ndryshme speciale, psikologjike, subverzive, propagandistike dhe të tjera nga niveli lokal ose rajonal (regjional) në nivel botëror ose interkontinental. Sidomos në shekullin XX (2O) kur ndodhën ose u zhvilluan edhe dy luftërat e mëdha botërore si pasojë e luftërave ose konfliktëve të ndryshme lokale, rajonale ose regjionale.
Shpikja e barotit dhe tipogragisë, zbulimi i Amerikës dhe shtetëve ose kontinentëve tjera, kosmologjia ose astrofizika e re e Galileut dhe Kopernikut, iluminati, restaurimi ose reformacioni, zbulimët e reja gjegrafike, shkencore ose humaniste së bashku me një mori risishë ose novitetësh tjera shkencore ose metodologjike: Asokohe e mundësuan ndarjen e shkencës dhe medicinës nga dogmat ose demagogjitë e ndryshme të religjionit, konspiracionit, alkimizmit, ezoterizmit, hedonizmit, shamanizmit, agnosticizmit, skolastikës, retorikës dhe patetikës mesjetare.
Aty i kemi edhe Leonardo da Vinçin, Boçelin, Mikelangjello Bonarotin, Françesko Petrarken, Jeronim De Raden etj. Nejse!
Sot, sikur nuk ka më as kod moral, dhe as unitet etik dhe estetik, por vetëm epigonizem, recidivizëm ose zëvëndësim aparent dhe transparent të konceptëve, formulave ose "modeleve" të huazuara nga njëri tjetri ose njëra tjetra si një mish-mash "fragmentesh dramatike" nga paniku ose situata kaotike e shkatuar nga covid 19, e sidomomos nga lufta në Ukrainë, pa asnjë kuptim, vizion ose lidhjesh të ndryshme empirike, organike, politike, ordinare, shkencore, ose dialektike me njera tjetren.
Nuk ka madje më as tendenca ose tentativa serioze dhe relevante për të kthyer tërësinë e mendimit shkencor dhe humanist në instancë ose institucion moral, mendorë ose ideorë (ideologjikë) në këto kohë krize, paniku, kaosi, konfuzioni, pasigurie dhe recesioni global.
Të nxitur, mërzitur ose stimuluar nga pandemia ose "vdekja e zezë" (kuga) në përiudhën e shquar të "Humanizmit" ose "Renesansës": Thomas More dhe Tomasso Campanella i shkruan veprat e njohura "Utopia" dhe "Shteti i Deillit", ku pos tjerash u shprehën se në rast krizash ose situatash të rënda dhe dramatike të shkaktuara nga luftërat ose pandemitë (epidemitë) e ndryshme vdekjepruse, populli dhe autoritetët e shtetit, duhet të jenë të bashkuar dhe tepër unik me njëri tjetrin, dhe se shteti duhet të këtë rezerva ushqimore, sanitare ose higjienike- sëpakut dyvjeçare, për të mbijetuar ose përballuar krizat ose fatkeqsitë e ndryshme objektive dhe subjektive.
A i ka bota e sotme ato rezerva ?, shtrohet pyetja. E sidomos ajo shqiptare ose kosovare?
Ndonëse, rilindja ose ringjallja shqiptare dhe ajo europiane, asnjëherë nuk ishte e plotë, veçse e pjesshme ose sipërfaqësore.
Njerëzit vritën, shtypen, diskrimonohen dhe vdesin edhe sot në Europë dhe gjithandej.
Europa po kalon sot një cikël të ri sfidash ose krizash serioze e besa madje edhe dramatike.
Nuk ka patur asnjëherë një mbyllje të tillë kontinentale, gjeografike, politike, administratije ose juridike si sot.
Kontineti plak sot po mbyllet ose izolohet nga jashtë, dhe po çelët (hapet) ose integrohet nga brenda, ose brenda kornizave të tij burokratike, teknokratike, politokratike, administrative, juridike etj.
Ndërkohë që çdo ditë e natë, me qindra ose mijëra njerëz nga Ukraina, Siria, Iraku, Avganistani, Magrebi, Lindja e Mesme, Afrika ose Ballkani, përpiçen të kapin Europën Perëndimore për një kafshatë bukë, apo kulm mbi kokë.
I tmerrshëm dhe shpesh edhe tragjik, është fati i emigrantëve ose azilkërkuesve.
Në mërgim ose emigracion, njerëzit shpeshherë shuhen ose vdesin pa ditur kurrë në kanë jetuar ndonjëherë.
Diçka shumë e rrezikshme mundët me ndodhur së shpejti.
Sikur jetojmë në pikëtakimin ose pikëkalimin ndarës në mes botës së vjetër klasike, romantike, idealiste ose realiste, dhe "botës moderne" materialiste dhe surealiste të kaosit dhe anarkizmit.
Bota jonë sikur po tkurret.
Shkenca dhe teknika janë bërë të pakapshme, imagjinare ose fiktive.
Ato sot sikur nuk komunikojnë më fare me ne.
Për çfarë shërbejnë atëherë arti, kultura, letërsia, shkenca (filozofia), politika ose diplomacia, nëse nuk na bëjnë me racional, me human ose me njerëzor?
Në të kundërten, ato e bëjnë të kanosur (rrezikuar) qenien, materiren, krijesën dhe ekzistencën tonë individuale dhe kolektive.
Nuk është aspak e lehtë të jetosh me ankthin dhe stresin e madh të frikës latente ose permanente nga lufta eventuale (nukleare ose atomike) në mes Rusisë dhe Perëndimit, madje nga sëmundjet e ndryshme vdekjepruese....!
Të gjithë jemi të përballur me kancerin, stresin, frikën...; çdo ditë jtojmë me pasiguri individuale dhe kolektive në kontekstin objektiv dhe subjektiv...S’ka gjë më të ankthshme dhe me stresuese se kjo.
Në anën tjetër ndërkaq, zbulimët ose teknologjitë e reja ushtarake (luftarake), kimike, biologjike, baktereologjike, mikroskopike, mikroçipike dhe të tjera, e rrezikojnë seriozisht jetën, qetësinë, intimitetin, dinjitetin, ekskluzivitetit dhe autenticitetin tonë.
Teknologjitë e reja, sikur i shkurtojnë, thjeshtëzojnë, konektojnë, vibrojnë, detektojnë (deshifrojnë) dhe i rrobotizojnë madje, madje edhe shpirtin dhe mendjen (logjikën) ose intelektin tonë. Na bëjnë të pa ndjenja dhe të pashpirtë....Dhe, kjo është "blasfemi industriale ose teknologjike".
Është e tmerrshme, shokante ose alaramante ajo që po ndodhë në luftën e Ukrainës.
Pos dëmëve ose shkatërrimë të shumëta: Tepër i madh (shokant ose alarmant) është numri i ushtarëve të vrarë ukrainas në frontët e ndryshme të luftës.
Bëhet fjalë për qindra mijëra ushtar ose luftëtar të vrarë të Ukrainës, shumë prej të cilëve janë vrarë ose e kanë gjetur vdekjën ende pa i njohur dhe takuar kurrë në vijat e frontit, ushtarët dhe komandantët rusë. Janë vrarë, zhdukur ose eliminuar nga granatimet dhe bombardimet masive të aviacionit dhe artilerisë ruse.
Gjithashtu edhe humbjet njerëzore, materiale, teknike ose luftarake të ushtrisë ruse, janë enorme.
Se këndejmi, askush me shumë se ne shqiptarët, ndoshta nuk i ndjen dhe përjeton dhëmbjet, traumat ose vuajtjet e popullit martirë dhe heroik të Ukrainës, por gjithashtu ndjejmë dhimbje dhe keqardhje të thellë edhe për viktimat ruse.
Kemi vuajtur, pësuar dhe sakrifikuar aq shumë ne shqiptarët në rrugën e gjatë të çlirimit (lirisë) dhe pavarësisë shtetrore, nacionale dhe politike. Janë sakrifikuar shumë breza ose gjenerata të tëra.
Mrekullia e tërë kësaj maratone ose odisejade të gjatë dhe kaq të mundishme qëndron në faktin se falë Zotit të Madh e Falenderues, falë luftës çlirimtare dhe heroike të UÇK-së dhe përpjekjeve tjera biblike dhe titanike të popullit (kombit) dhe shtetit tonë ëmë (Shqipërisë), e sidoms falë SHBA-s, Natos ose Perëndimit, i mbijetuam dhunën, terrorin, gjenocidin, etnocidin, urbanocidin, kulturocidin dhe masakrat serbe së bashku me muzgujt ose hijet e lugatëruara të mesjetës.
Rusët ndoshta fare lehtë një ditë mund t´përdorin armët nukleare (atomike) ndaj Ukrainës.
Ironia tjetër është ajo se ata që mëse tepërmi kanë frikë nga Rusia, janë pikërisht ata që mëse tepërmi e shajnë dhe akuzojnë Rusinë, duke pandehur, menduar dhe shpresuar se SHBA-së do ua kryejnën punën ose detyrimin (obligimin) ushtarak-kundër Rusisë.
Nuk është ashtu.
Amerikanët i kanë mbrojtur dhe shpëtuar rusët në të dy luftërat e mëdha botërore.
Bile, disa atje thonë se Rusia është i vetmi "murë i gjallë" kundër ndonjë "invazioni të papritur" kinezo-japonez në Perëndim.
Disa, sikur nuk mësuan dhe kuptuan asgjë nga lufta.
"Miqtë e mi, nuk vritët vetëm jeta në luftë, por edhe e vërteta." (Platoni)
Edhe, pse sipas epistemologjisë dhe antropologjisë politike: Asnjë shtet, asnjë popull, asnjë komb, fe, kulturë, person ose individ, nuk janë të autorizuar nga Zot dhe natyra, për të sunduar, dominuar ose qeverisur me të tjerët, por të gjithë janë të njëjtë dhe të barabartë para Zotit, ligjit dhe natyrës. Kuptohet.
Luftërat jo rrallë janë edhe tregti, bisnes, profit ose trofe horrash, maskarënjësh, matrapazësh, tiranësh ose diktatorësh të ndryshëm, tha dikur Napoleon Bonaparta.
Dhe, si qëndrojnët Kosova dhe shqiptarët përballë luftërave dhe kërrcnimëve globale? Kush i mbron shqiptarët nga ndonje sulmë apo desant i përbashkët insubordinues dhe suportues i Rusisë dhe Serbisë?
Përgjigjia me konkrete në pyetjen e mesipërme qëndron në pyetjen tjetër hipotetike: kush i mbron dhe shpëton gjermanët ( Europën) nga Rusia nuklerare ose atomike?
Askush tjetër, pos anglo-amerikanëve. Kjo është përgjigjia.
Por, ekziston një problem bukur i madh: CIA dhe FBI, nuk i lejojnë Serbinë dhe Kosovën për t´i shalosur dhe bërë publik emrat dhe mbiemrat e bashkëpunëtorëve, kolaboratorëve, agjentëve dhe mercenarëve të djeshëm dhe të sotëm (aktual) të UDB-së, KOS-it dhe Serbisë në Kosovë, Shqipëri dhe gjithandej. Dihet pse.
Dhe, kjo me shumë gjasa do u kushtojnë aq shumë Kosovës dhe shqiptarëve në çaste ose momente të caktuara strategjike dhe gjeopolitike në kuptimin e asaj se agjentët dhe kolaboratorët e djeshëm dhe të sotëm të UDB-s (Serbisë) mund të jenë të involvuar dhe kontrabanduar në hallkat dhe zinxhirët kryesorë të shtetit dhe pushtetit kosovarë.
E njëjta gjë ka ndodhur edhe në Kroaci, Slloveni, Herceg Bosne, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Europën Lindore, Qëndrore, Lindjen e Mesme dhe gjithandej.
Në Gjermani si për shëmbull: Wily Brandti si ish i përndjekur nga "Reichu i Tretë" dhe reporter antigjerman i gazetave nordike ose skandinavike, dikur me vonë u kthye në Gjermani dhe u bë Kanzelarë dhe lider i SPD-së.
Intelegjenca amerikane dhe ajo britanike, ua dijnë emrat, mbiemrat dhe adresat e plota të gjithë spiujve, agjentëve dhe mercenarëve të mundshëm, prandaj i mbajnë në hallka ose zinxhirë të shkurtër.
Se këndejmi, ndoshta edhe gjatë luftës së fundit në Kosovë, mund të këtë patur keqtrajtime ose abuzime të ndryshme brenda shqiptarëve të
hutuar dhe manipuluar me listat, dosiet, zapisnicat ose poetrincat e UDB-s dhe KOS-it serbo-jugosllavë, deeri me intervenimin e rreptë të intelegjencës anglo-amwerikane nën parullat ose sloganët e ndryshme t'i mposhtin ose shkatërrojmë armiqtë e brendshëm,duke shtuar numrin e miqve dhe aleatëve të jashtëm, ku sipas tyre "arma me e fortë kundër një armiku, është një armik tjetër kundër tij."?
Në të kundërten, lufta është pasojë, shpalosje, deshifrim ose pasqyrim i taktikave, strategjive ose llogaritjeve të gabuara shtetrore, nacionale, politike, diplomatike etj.
"Mua me duhet studuar dhe mësuar për luftën, politikën dhe diplomacinë, në atë menyrë që biri (djali) im të studiojë, mësojë dhe kuptojë medicinën, matematikën, drejtësinë ose filozofinë.", do thoshte dikur John Adamsoni.
Ne duhet t'i përmbyllim, përfundojmë ose varrosin luftërat ose konfliktët e ndryshme midis nesh, para se ato të na vrasin, varrosin ose përfundojnë të gjithë neve.", thotë në një rast N. Chomsky.
Ndonëse, luftërat e njohura çlirimtare dhe patritiotik, siç ishte lufta çlirimtare, heroike dhe patriotike e UÇK-s, janë shumë të rëndësishme, esenciale ose jetike për mbijetesën dhe ekzistencën e një populli (kombi) dhe një shteti.
Në fushën e nderit ose frontin e lutës, shpeshherë venosët edhe për ekzistencën, edhe për zhdukjen ose shfarosjen e një populli (kombi) ose etnikumi të tërë.
Janë fronti i lutës ose fusha e nderit së bashku me aktin e lartë të heroizmit, sakrificës ose vetflijimit individual dhe kolektiv, ato vlera dhe parime sublime e kaq relevante, që vendosin për mbijetesën, ekzistencë, fatin dhe ardhmërinë e popujve, kombëve dhe shtetëve.
Janë trashetë, rrogozet, ruinat ose istikamët e luftës ato mbi të cilat shpeshherë ose vazhdimisht janë skicuar, vizatuar, hartuar, formuluar, ngritur ose projektuar fitorët e mëdha së bashku me harat ose gjeografitë e reja shtetrore, nacionale, etnike, politike, historike etj.
Ndërkohë që luftëtat e lavdishme liridashëse, çlirimtare ose patriotike siç ishte lufta e lavdishme e UÇK-së: Nuk na mësojnë kurrë t'i duam pushtuesit e deridjeshëm, apo armiqtë e ndryshëm shekullor ose gjakatar, por t' i urrejmë ose injorojmë miqtë ose aleatët e tyre natyrorë ose historik.
luftërat e njohura çlirimtare ose patriotike, të mbiquajtura ose titulluara shpesh edhe si prindërit (baballarët) dhe të lindurit (femijët) e parë të një kombi dhe shteti: E kanë efektin dhe mesazhin e njohur determinant ose paradigmatik të përmirësimit dhe përmbarimit të paradoksëve, naivitetëve ose padrejtësive të ndryshme shtetrore, nacionale, politike, historike, gjeografike e tjera nga e kaluara.
Në fund të fundit, sipas idealeve, koncepteve, formulave ose doktrinave të shquara të luftërave të njohura çlirimtare dhe patriotike: Lufta, gjaku, mundi dhe djersa e heroit ose deshmorit, shpëtojnë lirinë, tokën, nderin, moralin, gjakun, gjuhën, atdheun dhe ardhmerinë e kombit."
Ç'thonë politika dhe diplomacia e kualifikuar, e mençur, intelektuale ose intelegjente?
(parafrazime)
Kosovës dhe shqiptarëve, nuk iu duhet lufta ose konflikti i ri kundër serbëve ose dikujt tjetër. Zoti, fati, natyra dhe historia, kanë vëndosur asisojit që me serbët dhe popujt tjerë sllavë, të jemi fqinjë ose komshi.
Të pajtohemi me ta dhe popujt tjerë sllavë pa fobi, paranoja, urrejtje, xhelozi, diktate, nënçime të ndryshme, cinizëm dhe injorancë....Ose, të luftojmë kundër tyre si burrat!
Morali, karkateri dhe virtyti i larte njerëzor, respektivisht, të pasurit e një force dhe bazament të fortë personal, moral, intelektual, profesional dhe intelegjent, si dhe të përdorurit e maturisë dhe mençurisë në të dyja rastet, në mendime dhe veprime ose reagime, është çelësi ose formula kryesore e cila e hap portën e lumturisë së gjithëmbarshme objektive dhe subjektive. E hap portën e njohur globale ose universale, për t´i lënë të hyjnë vetëm nevojat tona bazike dhe ekzistencialiste. Duke i lënë përjashta ose të përjashtuara të gjitha ato që nuk duhen.
Fillim i kolapsit, bankrotit ose dekadencës totale të personit ose individit, mund të konsiderohet situata ku nuk ndien turp (marre) as përgjithësi për asgjë.
Kosova dhe shqiptarët nuk guxojnë të bëhën poligon ose 'arenë e gladiatorëve" të ndryshëm spekulant, agjitues (propagandistik), anarkoindividualist dhe anarkoteorik të cilët përmes ngjarjesh, figurash, personalitetësh ose simbolësh instiktive, imagjinare ose fiktive, lozin dhe manipulojnë vazhdimisht me ndjenjat, emocionet, shpirtin dhe ëndërrat e popullit të shumëvuajtur dhe martirizuar shqiptar nè Kosovë.
Politologjia ose shkencat politike e kanë strukturën ose substancën e njohur plurale, primare ose ambivalente të cilat mbështetën ose bazohën në ndërkohë në substratin ose substituin determinant dhe paradigmatik të antagonizmave, divergjencave, kontrasteve, kontraversave ose diskrepancave të ndryshme politike, ushtarake, konceptuale, ideologjike, strategjike, gjeopolitike etj.
Globalizimi ose universalizimi plural dhe aksiologjik i vizionëve, idealeve, koncepteve, ideve ose teorive të njohura shkencore dhe humaniste sè bashku me shquarjen, identifikimin, dekodimin dhe artikulimin e përvojave, njohurive (diturive), aftësive ose afinitetëve të njohura objektive dhe subjektive të individit dhe kolektivitetit, si dhe postulimi, ratifikimi, institucionalizimi dhe realizimi praktik dhe teorik i vlerave, parimeve, kauzalitetit ose aspiratve dhe interesave më të larta shtetrore, nacionale, politike, strategjike, gjeopolitike dhe të tjera, ndodhën në fokusin ose agjendën kryesore të politologjisë dhe filozofisë politike ose diplomatike.
Boshti i etikës politike dhe diplomatike, qëndron pra tek fuqia dhe aftësia e njohur për universalizimin e koncepteve dhe postulimin e vlerave dhe parimeve.
Në fund:
"Nuk e dijë nëse lufta është alternativë ose tehuajësim i paqës dhe lirisë, apo paqëja dhe liria, alternativë ose tehuajësim i luftës?!, do pyeste dikur George Clemenceau.
Clemanceau i Francës së bashku me Orlandon e Italisë, Davide Llojd Xhorxhin e Britanisë së Madhe dhe Woodrow Wilsonin e SHBA-s, ishin figurat kyçe të "Traktatit të njohur (urbi et orbi) të Vërsajes" me 1919. Pasojat dihen ! (....)
U mor vesh se të gjitha luftëtat ose konfliktët e ndryshme, në radhë të parë i shpalosin ose deshifrojnë deshtimin e politikës dhe diplomacisë, gjegjësisht, muzgujt ose ambisin e humanizmit dhe intelektit njerëzor.
Në këtë prizëm sipas Nikolla Makiavellit, nuk mund të ketë ikje ose shpëtim nga lufta, por vetëm shtyerje ose armëpushime të ndryshme në dëm ose dobi të palëve në luftë ose konflikt.
Lufta asnjëherë nuk pyet, nuk vendos ose nuk përcakton se kush kishte të drejtë në luftë, por vetëm kush shpëtoi ose mbeti i gjallë nga lufta.
Ndaj, mu për këtë ne gjithëmonë sikur dijmë, flasim dhe mendojmë me shumë mbi luftën, vdekjën ose rëniet heroike në fushën e nderit ose frontët e luftës, se sa për të gjallët, paqën, jetën dhe ardhmerinë tonë individuale dhe kolektive.
Në të kundërten, sipas filozofisë, sociologjisë dhe psikologjisë politike: Largoni (largojini) politikën dhe diplomacinë e korruptuar dhe joprofesionale nga lufta, nëse doni që çështjet, problemët ose konfilktët e ndryshme ndërshtetrore, ndërnacionale ose ndërkombtare (internacionale) të zgjidhën brenda pak javësh.
Ndonëse, pa i harruar këtu edhe motivin (motivimin) e njohur intrinznik dhe ekstrinznik së bashku me sjelljet ose reagimet e mençura, intelektuale, profesional, intelegjente, intelektuale, asertive (pozitiviste), racionale, kontemplative, komprehensive, të kordinuara, komplementare, suplementare ose superlative-përballë ambientëve, situatave ose atmosferave të ndryshme shpërthyese, konfliktuoze, violente, infantile ose patologjike, siç është lufta e Ukrainës etj.
Në instancë të fundit, sipas konceptëve, doktrinave ose teorive të njohura ushtarake dhe politike: Lufta është shumë serioze për t'ia besuar atë ushtarëve (ushtarakëve) ose komandantëve të luftës.
Ndaj, përfundimi ose parandalimi i luftërave ose konfliktëve të ndryshme me anë të politikës ose diplomacisë së kualifikuar, intelektual, profesionale, intelegjente, komplementare, suplementale, komptehensive, kontemplative ose superlative, është shumë me i rëndësishëm ose efektivë, se sa protesta ose rezistenca kundër tyre.