Më 11 Maj u mbajtën zgjedhjet e 11-ta parlamentare të Shqipërisë. Të përcaktuara si instrument i domosdoshëm në demokraci edhe për rotacion politik, këto zgjedhje nuk e realizuan një standart të tillë. Përkundrazi, ricikluan për të katërtën herë radhazi vetëm një forcë politike.
Pyetja që ngre qytetari shqiptar, por edhe faktori ndërkombëtar, është: Shqipëria është bërë më e sigurt, apo më e pasigurt? Sepse është një korrelacion i pranuar botërisht: siguria kombëtare lidhet me stabilitetin e brendshëm dhe, stabiliteti i brendshëm kushtëzohet nga zgjedhjet politike.
Pikërisht, në vlerësim të këtyre zgjedhjeve, Shqipëria nuk është bërë më e sigurt. Së pari, në këto zgjedhje u shkua me një reformë zgjedhore jodemokratike, qëishte në interes të vetëm dy partive kryesore dhe nëdëm të demokracisë.
Së dyti, i gjithë procesi zgjedhor ishte jo i drejtë për subjektet e tjera konkuruese.
Së treti, procesi i numërimit të votave po tregon se kaankimime për tjetërsimin e votës, ku më tëzhurmshëm e agresivë po paraqiten anatemimet brendapërbrenda llojit, te PS dhe PD, të cilat kishin anëtarë në të gjitha nivelet e komisioneve dhe grupet e numërimit. Pyetja që nuk do të marrë kurrë përgjigje është: çfarë është bërë me votën e subjekteve të tjeratë cilat nuk kishin asnjë anëtar në komisione dhe grupet e numërimit?!
Nga standarti që zbatohet në zgjedhje rrjedh edhe besimi në institucionet, çka është thelbësor për sigurinë kombëtare. Në këtë kënd, është fakt se mandati i tretë i forcës politike në pushtet tregoi kompromentim të madh. Kam bindjen time se nëmandatin e katërt ky kompromentim do të jetë edhe më i madh pasi është vazhdimësi e tre mandateve tëpara.
Në Shqipëri zgjedhjet janë zhvilluar me 11 maj dheKuvendi po kryen funksione me deputetët e legjislaturës së kaluar, gjë që do vazhdojë deri nështator, pra plot 4 muaj! Sa paradoksale, aq edhe e qëllimëshme për mundësi abuzimi.
Në Kosovë, edhe pse zgjedhjet politike kanë mbaruarqë prej 4 muajsh, akoma nuk është konstituuar Parlamenti i ri, një rast ky i paprecedent në botën demokratike. Dhe kjo ndodh pikërisht kur retë për sigurinë e Kosovës mbeten të errëta: njohjet ndërkombëtare janë stopuar; raportet me aleatët e mëdhenj natyralë janë lënduar; situata e sigurisë nërajon është e kërcënuar nga shumë aktorë e faktorë.
Me ose pa qëllim, por fakt është që, në të dy vendet, është krijuar vakuum i pushtetit ligjvënës, gjë që,padyshim, influencon për keq edhe sigurinë kombëtare.
Në Maqedoninë e Veriut, Marrëveshja e Ohrit duket se po tentohet të zhvlerësohet duke u shndërruar nga një dokument që u mendua se do të garantonte barazi thelbësore midis komuniteteve etnike, në njëdokument formal. Praktikisht, funksioni i saj ështëdegraduar në përfaqësimin politik, ekonomik, ushtarak e social të entitetit shqiptar. Po goditet gjuha shqipe, po frymëzohen prirje sllavizimi nga njera anëdhe prirje defaktorizimi të shqiptarëve nga ana tjetër.
Po jetojmë në një kohë historike, kur balancat gjeopolitike po ndryshojnë me shpejtësi. Pritet njëridimensionim i angazhimit gjeografik dhe gjeostrategjik i SHBA-së, një rol gjithnjë mëndryshe i Europës dhe një rritje e agresivitetit tëRusisë. Natyrisht që këto zhvillime do të sjellin njëridimensionim të pranisë dhe mbështetjes nga aleatët dhe partnerët. Këtë e theksoi këto ditë edhe Christopher Landau, Zëvendës Sekretar i Departamentit të Shtetit të SHBA në 30 vjetorin e Marrëveshjes së Dayton-it, një marrëveshje e lidhur posaçërisht për Ballkanin, kur tha se SHBA “nuk ofrojnë mjete të pakufizuara për qëllime të pacaktuara, të pasigurta ose jorealiste” dhe “do të punojmë vetëm me ata që janë të përkushtuar me realizëm praktik për vendet e tyre”.
Natyrisht që këto do të sjellin dhe duhet të sjellin njëridimensionim edhe të politikës së sigurisë kombëtare shqiptare. Politikanët shqiptarë, duhet të mos mendojnë, vetëm për zgjedhjet e radhës, por sidomos për brezat e ardhëshëm, për sigurinë kombëtare shqiptare. Nëse mendohet e veprohet në funksion tëkëtij obligimi, pra në funksion të sigurisë kombëtare, ka rrugëdalje, si në Shqipëri, edhe në Kosovë. NëShqipëri, rrugëdalja është Qeveri kalimtare me tre synime: kryerja e ndryshimeve të duhura kushtetuese, rishikimi i ndarjes territoriale dhe reformëdemokratike e transparente zgjedhore, ndërsa nëKosovë, kompromisi për të krijuar një qeveri me bazëtë një koalicioni të gjerë.
Është momenti të kujtoj se Mbretëria Shqiptare, ivetmi regjim politik shqiptar që deklarohej dhe punonte realisht për të gjithë shqiptarët, duke respektuar zgjedhjet politike dhe institucionet, të cilatkishin zë dhe pushtet, por mbi të gjitha respektonin kombin dhe sigurinë kombëtare shqiptare.