Në zemrën e lirisë - Amerika!

Opinione

Në zemrën e lirisë - Amerika!

Nga: Nijazi Halili Më: 12 qershor 2025 Në ora: 18:42
Nijazi Halili

Në këtë 12 qershor 2025, në përvjetorin e 26-të të çlirimit të Kosovës, përulemi me nderim dhe mirënjohje të thellë para aleatëve tanë strategjikë – Shteteve të Bashkuara të Amerikës – të cilat, në bashkërendim me NATO-n, i dhanë fund një prej kapitujve më të errët të historisë sonë.

Me urtësinë vizionare të Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, me sakrificën sublime të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), dhe me ndërhyrjen vendimtare të aleatëve tanë perëndimorë, populli ynë fitoi të drejtën për të jetuar i lirë, i dinjitetshëm dhe në paqe.

Sot, Kosova frymon lirshëm. Jemi dëshmitarë të një epoke të re, që u bë e mundur falë ndërhyrjes shpëtimtare të Amerikës dhe aleatëve tanë, të cilët ndalën dhunën gjenocidale të regjimit serb – një regjim që për dekada ishte burim tragjedish dhe luftrash në Ballkan.

Mirënjohja jonë është e përjetshme.

Faleminderit, Amerikë! Faleminderit, NATO! Faleminderit të gjithë miqve të lirisë!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat