MASAKRA E MEJËS DHE KORENICËS NË GJYKATË TË THATË, PA PREZENCËN E KRIMINELËVE
Ky lloj gjykimi që mbahet në Seancën e Gjykatës Themelore në Prishtinë, pa prezencën e akterëve të krimit, do të ishte kurgjë më shumë se një malltertim për viktimat e pafajshme shqiptare gjatë luftës së fundit në Kosovë, sepse në mungesë të këtyre kriminelëve, kjo formë e gjykatës nuk sjell ndonjë dobi dhe rrezulltat që plotëson nevojat dhe të drejtat e këtyre viktimave.
Edhe sipas z.Kandiç, themeluese e Fondit për të Drejtat Humanitare në Serbi, thotë se krimi në Meje dhe Korenicë të Gjakovës, nuk është i sqaruar dhe trajtuar mjaftueshëm, duke e lënë këtë tragjedi të rëndë nën mëshirën e atyre, që po e mbrojnë gjithë këtë masakër dhe gjenocid, ndërsa akterët e krimit janë shumica të lirë dhe në funksione shtetërore në Serbi, dhe sipas Kandiç, Gjykata e Hagës, ka mjaftë prova dhe dëshmi për autorët e krimit dhe gjenocidit ndaj këtij populli.
Poashtu edhe z.Bekim Blakaj, nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë, thotë se kjo Gjykatë, nuk do ta sjellte në vend drejtësinë e merituar, dhe se kjo formë e gjyqit nuk është e drejtë për të sjellë drejtësinë për këta njerëz të pafajshëm në mungesë të akuzuarëve dhe akterëve të krimit.
Kosova ishte në flakën e luftës dhe predentimet e armikut serb ishin aqë tragjike, sa që përdori metodat më përfide e barbare për ta likuiduar një popull të tërë, ashtu dhe veproi me planet kriminale dhe gjenocidiale ndaj popullit shqiptarë në Kosovë.
Me 27 Prill 1999, që në orët e para të mëngjesit të athershëm, forcat ushtarake, policore dhe paramilitare serbe u zgjuan sikur bishat e egra, duke iu vërsulur një popullate civile dhe të pa armatosur, duke angazhuar një supërstrukturë të fuqishme me një operacion të planifikuar, duke ekzekutuar mbi 377 shqiptarë civil të të gjitha grupmoshave.
Kjo ngjarje tragjike mund të quhet një Srebrenicë e dytë e cila u realizue edhe në Kosovë, dhe kësaj tragjedie iu shtue edhe një krim i dyfisht , kur kufomat e shqiptarëve i ngarkuan në makina të ndryshme dhe i larguan për ti humbur gjurmët e krimit, duke i ndarë në 8 lokacione, apo varreza masive ne Batajnicë afër Beogradit.
Të gjitha masakrat që bëri Serbia në Kosovë, janë “ gjenocid“ që shkakëtoj regjimi serb, me çrast me planifikim dhe me paramendim ekzekutoi me qindra civil dhe plagosi me qindra të tjerë shqiptarë të pafajshëm dhe për shumicën e këtyre masakrave askush nuk është përgjegjur, sikur edhe për masakren e Mejës dhe Korenicës, Masakra e Dubravës, Masakra e Qirezit, Masakra e Likoshanit, Masakra e Krushës, Masakra e Reçakut dhe të tjera që janë mbi katërqind masakra në Kosovë.
Motivet e luftës serbe kundër shqiptarëve nuk vijnë nga një aspekt i natyrshëm dhe i drejtë shoqërorë, por këto janë shprehje e djallëzisë dhe ironisë së vjetër të mitit serb, që akoma nuk është e përgaditur ti flakë këto pranga të paragjykimeve dhe normave të vjetra.
Të gjitha këto, natyrisht janë rrethana të cilat duhen të mirren parasysh nga BE-ja, nëse e masim në mënyrë reale arsyeshmërinë dhe lirinë njerëzore dhe në mënyrë të barabartë, dhe me këtë divergjencë, Europa po mundohet dhe po e provon ta zbusë me një fakt tjetër, që Serbinë ta fusë nën ombrellën e vet, ndërsa shqiptarët e Kosovës, pak ma vonë, apo atëherë kur këta të parët kërkojnë me dalë krejtë prej saj.
Duke u bazuar në rrethanat historike, luftat që ka shkakëtuar regjimi serb gjithherë kanë qenë lufta pushtuese, sikur edhe kjo e fundit në Kosovë, e cila ishte një luftë e pa barabartë me plot përsonazhe kriminale, të dehur nga ideali dhe morali, në emër të cilit dualën në front me popullatën e pafajshme duke ekzekutuar pleq dhe fimijë të shqiptarëve në djepa.
Prandaj, kjo kryevepër makabre dhe kriminale e regjimit të Serbisë, duhet të mirret parasysh nga bota demokratike, nga Bashkësia Ndërkombëtare dhe ajo Europiane, në mënyrë që veprat tilla mos të tejkalohen, por të marrin denimin e merituar, dhe jo nëpër seanca dhe Gjykata boshe, pa prezencën e kriminelëve.