Qëndrim i qartë – Kundër regjimit iranian, për lirinë dhe demokracinë!
Shqiptaret duhet rreshtuar krah SHBA,
Jo terroirizmit,
Jo ekstremit fetar,
Po demokracisë.
Kundërshtoj me forcë regjimin e mullahëve në Iran – një pushtet diktatorial, helmues dhe anti-demokratik që financon terrorizmin, nxit destabilitet në botë dhe përkrah armiqtë tanë: Serbinë dhe Rusinë.
❌ Ky regjim nuk e ka njohur kurrë Kosovën dhe ka heshtur ndaj gjenocidit që Serbia kreu ndaj popullit shqiptar.
❌ Sot, Irani është një nga furnizuesit kryesorë të Serbisë me dronë dhe armë – për të ndezur sërish zjarr në Ballkan.
❌ Për Iranin, ne nuk ekzistojmë fare në hartë. Kjo nuk është rastësi – është politikë e qëllimshme.
Disa në Tiranë e Prishtinë përpiqen ta justifikojnë këtë regjim në emër të “të drejtave të njeriut në Gaza”.
Pyetja ime është e thjeshtë:
Ku ishte Irani kur neve na digjnin gjallë, kur ndodhte gjenocidi në Kosovë? Pse heshti?
🇮🇷 Ky regjim nuk përfaqëson popullin iranian, një popull me një kulturë mijëravjeçare që meriton liri, jo diktaturë fetare.
Irani i lirë është në zemrat e qytetarëve të tij – jo në duart e ajatollahëve.
Regjime si ai i Teheranit janë kanceri i demokracisë dhe qytetërimit njerëzor.
Kush i mbron, mbron shtypjen. Kush hesht përballë tyre, mban anën e dhunës.