Po të përqendrohemi për ti shpjeguar rrënjët e fenomenit të bllokimit të konstituimit të Kuvendit, qëndrimi që po vjen duke marrë formën më abuzive ndaj këtij institucioni, ku brenda këtij qëndrimi inatqor në mes partive dhe individëve të caktuar, duket se ngurron njeriu i këtij vendi dhe e ka vështirë ti japë natyrës së kësaj arrogance një shpjegim të qartë.
Dhe gjatë kësaj radhe në formimin e qeverisë së re pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, dhe me bllokadën e konstituimit të Kuvendit, ngërthenë një prirje jo të lakmueshme dhe transparente, e cila më shumë bëhët fjalë për të udhëhequr prej instinktit dhe apetitëve partiake e klanore, se në dobi të popullit dhe shtetit demokratik të Kosovës.
Ky fakt është një indikator që nënkupton cilësinë e kualitetit politik në këtë vend, që prish tërësinë harmonike, jo vetën në formimin e qeverisë së re, por edhe më gjerë, cilat nuk përputhën me normat strategjike dhe demokratike të këtij vendi, i cili ka nevojë aq shumë për politikat zhvëllimore në vend dhe ato diplomatike në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Dhe sikur në këto momente të sotme me gjendjen politike që ka Kosova, duke mos ditur se çfarë do të bëjë me politikat e ardhshme që e presin, por më shumë kjo gardë politike po dallohet me vërshimet e zhurmave dhe format e sjelljeve arrogante në Kuvend, të cilat janë më shumë se monotone dhe sjellje jo demokratike.
Populli nuk mund të thëllohet në psikën e tyre për të udhëheqë vendin, por atyre që ua ka besuar votën, duhet që të hedhin dritë dhe të shpërblehet populli në bazë të veprimëve aktive dhe pozitive, që së paku jeta e tyre të përmirësohet, të jetë gjallëria, sharmi dhe frymëzimi i këtij vendi, i cili kurrë më parë nuk është kënaqur me frymën e lirisë dhe demokracisë së vet.
Gjitha ato sjellje fatale që i ka përjetuar populli shqiptarë i Kosovës, është shumë shpejtë që ti largojë nga mendja, të cilat janë objekt studimi për të ardhmën tonë, dhe të cilat duhet të na bëjnë më të qëndrueshëm dhe më të bashkuar rreth idealëve dhe qëllimimëve kombëtare.
Nuk duhet harruar të pagjeturit e luftës, të cilët e kërkojnë ndihmën e qeveritarëve dhe familjarëve të vet, ata janë të fshehur dikund në palët e tokës së zezë serbe, që për dikend janë vetëm skelete të harruara, ndërsa për ne, janë mineralet më të çmuara të lirisë së Kosovës.
Prandaj, në kushtet e sotme, në konstituimit të Kuvendit të ri, si një mozaik shumë i rëndësishëm i shtetit të Kosovës, i cili ngërthenë në vete fatin e popullit dhe vendit të vet, që luan rrolin e shtyllës kryesore të shtetit, deputetët e të cilit duhet të kenë pikpamje morale, intelektuale dhe politike, dhe të disponojnë mendime të mirëfillta e të shëndosha njerëzore.
Pikërisht kur u konstitiua Kuvendi i parë i Kosovës, u vërejtë se bëhëj fjalë për një Kuvend të ri në historinë e saj, për një tendencë që së paku u nevoitë një kohë e gjatë dhe shekuj, të cilin rast e përqafuam i madh e i vogël në gjitha trojet ku frymojnë dhe jetojnë shqiptarët.
Ata të cilët mendojnë se, kjo formë e zgjedhjes së kryeparlamentarit me votën e fshehtë, nuk është kushtetuese dhe dëshirojnë ti përsërisin zgjedhjet, atëherë pse deri më tani kjo kushtetuese nuk e dha deri më tani një përgjigje të qartë, që edhe kjo formë të merr kahen pozitive apo negative, dhe jo të mbetët pezull, sikur deri më tani.
Kjo nënkuptohet vetëvetiu me që janë të qarta ndjenjat dhe emocionet e katër partive të bashkuara PDK,LDK, AAK, dhe Lista serbe, ndaj partisë fituese Vetvendosje, e cila kjo e fundit nuk mundet e vetme ta krijon shumicën e votave për zgjedhjen e kryekuvendarit, prandaj kërkohet domosdo vota e opozitës për ta mundësuar konstituimin e Kuvendit, që të ndihmohet vendi të del nga kriza institucionale dhe politike.
Ndërkaq, përpjekjet për të dalë nga kriza nuk kërkohet në të gjeturit e divergjencave dhe konflikteve, kryesisht ato kërkohen edhe në të meta fare të vogla që mund ti quaj dukush se janë të natyrës njerëzore në një anë, por që kushtojnë shumë në kurriz të Kosovës dhe popullit të saj, sëcilës i duhet një politikë e mirëfilltë, me vizione të qarta dhe optimiste për të ardhmën e vet më të begatshme.