Lajmi viktima e parë e luftës

Opinione

Lajmi viktima e parë e luftës

Nga: Nexhat Bexheti Më: 2 korrik 2025 Në ora: 08:57
Nexhat Bexheti

Prej disa dekadash e këndej e deri te plasja e luftërave këtu afër,në mes të superfuqive ushtarake,nëpër faqet e shtypit Botëror si dhe tek tanët lajmet gazetareske e vërshuan ekspres eterin informativ u mbush me lajme senzacionale lajme të verifikuara shumica të pa verifikuara.Artikuj dhe raporte të plasuara nga amatorë pa eksperiencë,në dallim nga gazetarët me përvoja paraprake të cilët ishin prezent në mes vatrave të krizave,edhe shumica humbën jetën,njihen si gazetar me eksperiencë profesionale eksplorative dhe investigative,që në menyrë objektive do të pasqyronin realitetin e zymtë në të cilin është katandisur Bota.

Sakrificat e tyre e pasurojnë cilësinë e jetës së përbashkët.Në vend të kësaj jemi të bombarduar me shkrime senzancionale të formateve fantazmagorike,të cilat përveç se na ngazëllejne instiktet e egra,sepse si më duket se kënaqemi me ndodhitë katastrofike gjersa humbet e jeta e fëmijëve grave dhe rinisë.Asgjë nuk kontribuojnë në ngritjen e vetëdijes mbi përgjegjësinë kolektive dhe individuale kundruall krizës së thellë politike,ekonomike,sociale,psikologjike,humane dhe sidomos asaj solidare.

Të meremi vesht,misioni dhe detyra parësore e gazetarëve,publicistëve dhe atyre që për profesion vehtes ja kanë detyruar të shkruarit,si aktivitet më të sofistikuar intelektual,është pasqyrimi sa më real i dukurive dhe fenomeneve shoqërore.Përceptimi dhe kuptimi rrënjësor i kataklizmës sonë për vatrat e krizave të armatosura në luftrat e pakumptimta ubikvitare nuk mund të procedohet përmes performancave mitike mbi fushëbetejat dhe heronjtë të hiperbolizuar ose heroizmave të udhëheqësve Gjenerala për të ngritur ndonjë hero të betejës mbrapa skenave.

Lajmet nga tereni medomos të filtrohen dhe t’u jepek karakter logjik derisa të dale në faqet e para si lajm senzacional pa karakter komercial.Pëkundrazi duhet thënë dhe treguar troç në sy,pa kozmetike manipulative dhe pa prapavije intrigante.Duhet pra kërkuar dhe hulumtuar në detaje përgjegjësinë e atyre që janë më të thirur në menaxhimin e çështjeve me interes global,kurse për çdo keqpërdorues dhe shkelës të kodeksit gazetarik të jepet fatktografi relevante.

Kështu,siç na kanë anestezuar gazetat dhe portalet elektronike,dalngadalë do të besojmë se edhe Gomeri fluturon,pretendojnë duke e pregaditur terenin për të shpallur më pastaj edhe luftënxitësit dhe kriminelët ordiner si laureat dhe fituest të çmimeve dhe mirënjohjeve më të larta nga sfera e paqes.

Tek e fundit ky inversion total i sistemit të vlersimit dhe stratifikimit social do të jetë edhe mikrobi toksemik i perspektivës dhe zhvillimit informativ global apo nacional. Nuk qëndron konstatimi se groposjen e ardhmëris se fëmijëve tanë na e bëjnë luftat dhe tërmetet në vendet tejoqeanike,ashtu siç pledojnë autorët e shkrimeve editoriale të njejtat përkundrazi janë dhe shihen në pikë të drekës në raportet hostile ndërpersonale transakcionet koruptive mashtrimet e çdoditëshme nëpër institucione abuzimet djallëzore nëpër shërbimet publike e kështu me rradhë.Poqese këto dhe shumë dukuri negative nuk i njollos penda e atyre që dinë të shkruajnë, atëher edhe veprimtaria juaj fisnike, të nderuar pararendës së fjalës së lirë,do të shëndrohet në zanatin e tellallëve të katundit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat