Serbia kishte plan të sulmonte Kosovën, SHBA e ndaloi Vuçiqin

Opinione

Serbia kishte plan të sulmonte Kosovën, SHBA e ndaloi Vuçiqin

Nga: Faton Mehmeti Më: 14 korrik 2025 Në ora: 13:58
Faton Mehmeti

Kohët e fundit presidenti amerikan Donald Trump me vendosmëri ka theksuar parandalimin që ai i bëri sulmit të planifikuar të Serbisë ndaj Kosovës. Vetëm ndërhyrja e SHBA, sipas Trump ndali luftën mes Serbisë dhe Kosovës.

Këtë gjë e ka përforcuar edhe më tej presidentja e Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu, sipas të cilës "Presidenti Trump e ka ndalur eskalimin në kufirin Kosovë-Serbi, ose atë që Beogradi po përpiqej të bënte në kufirin me Kosovën."

Ajo i ka bërë këto deklarata gjatë një diskutimi në Hudson Institute ku ka qenë mysafire. Sipas presidentes “ishte angazhimi i tij personal dhe roli i tij që e parandaloi, që është një lidership i vërtetë në ruajtjen e paqes”, diçka jo e panjohur për ne që kemi theksuar disa herë një gjë të tillë.

Paralajmërim të fortë kishte dhënë edhe kryeministri Kurti në disa raste, por që opozita e akuzonte për "frikësim të popullatës", e çka paralajmërimin e Kurtit e ritheksoi brenda dy jave së paku tre herë presidenti Trump. Edhe pa thënë fare Trump apo presidentja Osmani, dihet shumë mirë për pretendimet e Serbisë ndaj Kosovës. Ajo ëndërron dhe çdo ditë zgjohet me dëshirën për pushtim, kjo gjë sduhet të jetë paradoks për askënd.

Vetëm Grenelli dhe opozita nuk besojnë në provat se Serbisë kishte bërë plane për sulm ndaj Kosovës. Këta janë të mjerë dhe në shërbim të Vuçiqit, i cili ndryshe flet dhe ndryshe vepron.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat