Budallallëk Suprem!

Opinione

Budallallëk Suprem!

Nga: Kimete Berisha Më: 18 korrik 2025 Në ora: 22:54
Kimete Berisha

1. Daut Haradinaj e ka parë me pantallona të shkurtër Albin Kurtin.

Është i vetmi mashkull në botë që ia ka parë këmbët cullak, në Greqi, nga Prishtina.

- Me këtë rast, Dauti është çuditur shumë:

Qysh, në bregdet, Albin Kurti me pantallona të shkurtër?!

- Dejvidi e ka parë me pantallona të shkurtër Albinin, por askush nuk e di:

se a e ka parë Dauti apo Davidi me pantallona të shkurtër Albinin dhe se si ka arrritur që me sy t'ia shkurtojë pantallonat, për së veshuri.

- Dauti (bashkë me gjysmën e tij, Davidin) u ankua se pse dhoma e hotelit në Greqi ku fle Albin Kurti kushton gjashtëqind euro e nuk kushton pesëqind!

- Shumë janë gjashtëqind euro...

edhe për një milioner të papunë si Dauti me Davidin!

2. Sa herë e shoh Davidin pyes veten se pse jetoj në një vend ku Dauti, një ish i burgosur për krime, sa herë do, bëhet deputet!

3. Derisa Daut Haradinaj preokupohet me shorset e kuqe të Albin Kurtit, Gjykata Supreme është aktivizuar për ta rrëzuar qeverinë në detyrë të Albin Kurtit.

- Gjykata Supreme nuk u durua pa treguar se është 'parti politike' që kur pyetet se a duhet apo jo të vjedhen arkat fiskale, thotë: varet cila parti politike ka vendosur!

- Por, Gjykata Kushtetuese ende nuk është nervozuar me Gjykatën Supreme që ia ka interpretuar Kushtetutën!

4. Për herë të parë, pas një kohe të gjatë, jam dakord me Presidenten Osmani.

- Ka gjasa edhe të 'pajtohemi'!

- Ajo e quajti Avdullah Hotin - irrelevant, e quajti askushi, pra të parëndësishëm.

- Por, Hykmetja dhe disa gazetarë të saj thanë se 'sikur të ishte irrelevant,

Avdullahu nuk do të takohej me Trumpin'.

- E aftë kjo...

- Por, edhe Vuçiqi bashkë me Avdullahun është takuar me Trumpin...

domethënë sipas Hykmetes dhe gazetarëve të saj edhe Vuçiiqi është 'relevant'!

- Avdullah Hoti është si Vuçiqi, veçse nuk ka guxim e as autoritet..

- Është i vetmi kryeministër që ka hartuar rregullore speciale për ta ndaluar shprehjen e lirë të zyrtarëve publik (për qeverinë e tij), duke e nisur me Ministrinë e Kulturës.

- Është thjeshtë një mbetje e mjerë e Isa Mustafës.

- Asgjë nuk ka arritur vet.

- Paramendoje një mashull që rritet e mbijeton në shpinën e një mashkulli tjetër.

....është asi mashkulli që sapo të ftohet pak moti verës e të fryej një erë e lehtë e vë çeben mbi krahë...se nerth!

5. Edhe Totaj, Shaqiri, u ankua se u shtrenjtua rakia në Prizren dhe për këtë tragjedi, natyrisht ka faj qeveria Kurti, po kush!

- E Vetëvendosje si kontrast të Totajt e ka zgjedhur për kandidat në Prizren një 'hoxhë' që i quan gazetaret 'motra'.

- Edhe PDK e ka në Prishtinë Uranin që për fe e lë ulur Abrashin e Vetëvendosjes...se Urani flet, falet, agjëron dhe sillet si 'hoxhë' klasik se edhe meshkujt i quan 'vëlla'.

- Derisa meshkujt e këqij po mundohen të bëhen hoxhë,

Ali Hoxha - Hoxhë - Aliu...

Enver Hoxhajn e ka kapluar sevdaja...

...ka marrë pjesë në një ndejë njëgjinore të një biznismeni që u mbajt në një shtëpi private.

- Në atë ndejë, pas mesnatës kanë shkuar policia, sepse kënaqësia e Enverit ka qenë aq e madhe sa i është dëgjuar zëri deri në Suharekë dhe më gjërë...te një mal...

dhe përveç të tjerëve, policisë ia ka treguar vendin edhe Enver Hoxhaj:

- 'A e dini ju se kë po e pengoni të kënaqet, i ka pyetur Hoxhaj policët'!

6. Ndotje akustike po shkakton edhe kryeministri Kurti.

- Një ditë isha edhe duke ecur edhe duke menduar në të njëjtën kohë, kur kaloi eskorta e tij, u dridha sepse në vend të sirenës...u lëshua një tingull i hollë si kolona zanore e 'Bareshës'..

bërtita, s'di a më dëgjoi kush:

o trashja pak zërin...!

7. Veç çmimet të kishin qenë më lirë, ishim kënaq...

P.S. ....'Lufta e syve' vazhon

se...

Unë...As s'dua ta fitoj këtë luftë e as s'do ta lejoj ta fitoj Ai.

I zhbëra të gjitha fjalët e mia...

E...

Fjalët e tij mbeten të varura...

si në copa akulli të vjetër...

se janë aq të ftohta ato fjalë

sa s'do të kenë nevojë për mua,

ato vet do ta shkrijnë njëra-tjetrën!

...kur i lë ndjenjat e mia në

inbox të huaj më duket sikur flej natën me derën e shtëpisë hapur...

sikur i kam harruar këpucët para derës ...

...sikur gjuaj xhevahirë para derrave...!

Se...

- Disa njerëz

mund t'i dëgjojnë ngjyrat,

t'i shohin tingujt, dhe

t'i shijojnë fjalët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat