Thonë se "Robinson Kruso", duke u bërë mik, si dhe duke vënë raporte të shkëlqyera me atë "Nomadin fisnik" të Daniel Defosë, kishte fituar mbështetje dhe simpati të shumta ndër qarqet e ndryshme fetare, kulturore, politike dhe artistike të kontinentit plak.
Monteskiu, ndërkaq, me anë të "Letrave Persiane", do t’ia mundësonte edhe një të padituri ose të pashkolluari që të vështronte dhe analizonte asokohe në mënyrë kritike të metat dhe strukturën e atëhershme shpirtërore, emocionale, mentale ose psikologjike të kontinentit plak.
Imagjinoni ose paramendoni për një çast ose moment të vetëm "figurat supreme" ose "madhështore" si Albin Kurti dhe Vjosa Osmani & Company që i "zotërojnë" dhe "komandojnë" sot edhe “mbretëritë e yjeve”, së bashku me "gjëmimet e motit ose bubullimat e qiellit"!
Kokat e përulura, të nënshtruara, që nuk i preu kurrë tehu i zgjatur i shpatës së pushtuesve ose sundimtarëve të ndryshëm.
E sidomos kokat e përulura (nënshtruara) ose fare boshe, ku zgjatet ose shtrihet qafa e tyre jokurrizore, poshtë krahut të së cilës prehen tabelat e ligjeve, së bashku me gjeometrinë ose gjeografinë e stisur të varrit dhe natës së fundit mbi tokë.
Ata të "tjerët" për të cilët: "Serbia është fuqia qëndrore në Ballkan, dhe se çelësi i zgjidhjes së problemit të Kosovës ndodhet në Beograd" (lexo: "Srbija je centralna sila na Balkanu, prema tome ključ rešenja kosovskog problema se nalazi u Beogradu")!
Kjo mund të ndodhë vetëm në shtetet ose shoqëritë pseudomoderne ose neoliberaliste (si Kosova, etj.), ku e bukura, e vërteta, sublimja dhe madhështorja bëhen konkubine ose kurtizane të "industrisë propagandistike", e sidomos asaj politike, diplomatike, mediale ose propagandistike.
Kundërshtare të shkencave politike, si dhe të çfarëdolloj teorie dhe praktike shkencore, humaniste ose metaestetike që krijon vlera, parime, postulime dhe sisteme moderne ose bashkëkohore.
E sidomos në Kosovë, ku ato çfarë mendohen, thuhen dhe shkruhen për lirinë (çlirimin), shtetin dhe pavarësinë e Kosovës, shpeshherë janë shumë larg nga realiteti, funksioni dhe ndikimi i tyre real ose substancial (esencial) në jetën e njerëzve ose qytetarëve shqiptarë ose kosovarë, në ndërgjegjen dhe vetëdijen e tyre shtetërore, nacionale, politike, historike, ushtarake (luftarake), fetare, kulturore, patriotike, etj.
Ndonëse, ky ndikim ose funksion penetron dhe interferon në mënyrë ekzakte, apo të shtrembëruar, edhe në mendimin dhe opinionin e njerëzve ose qytetarëve, dhe i cili anasjelltas ka ndikime, reflektime ose influenca të shumta eksterne ose eksplikative, duke iu përshtatur në një masë të madhe ideologjisë sundimtare ose dominuese.
Se këndejmi, sipas profesorit (akademikut), filozofit ose mendimtarit të shquar anglez (Bertrand Russell): Duhet të keni shumë kujdes nëse lexoni libra ose vepra të ndryshme mbi luftën, politikën, historinë, shëndetin, mjekësinë, religjionin, etj... Sepse, mund të vdisni vetë, si dhe t’i vrisni të tjerët, vetëm për një gabim të vogël shtypi, nëse nuk i keni kuptuar ato si duhet.
"Së pari, duhet të keni një qëllim ose objektiv të qartë, së dyti, duhet t’i gjeni ose zbuloni mjetet për të arritur qëllimin që i justifikon mjetet, dhe së treti, duhet t’i përshtatni mjetet me qëllimet tuaja." (Aristoteli)
"Nëse faktet dhe realitetet nuk përputhen (përshtaten) me qëllimet, idealet dhe vizionet tuaja, atëherë ndryshoni mjetet (instrumentet) dhe faktet." (Friedrich Nietzsche)
Në të kundërtën, shtetet dhe pushtetet e ndryshme sipas Volterit dhe Hobsit, duhet të kenë edhe barinj, edhe dele, edhe kasapë.
Kosova dhe shqiptarët duhet të lirohen (çlirohen) nga frika, njëherë e përgjithmonë.
"I vetmi burg i vërtetë është frika, dhe e vetmja liri e vërtetë është liria (çlirimi) nga frika." (Aung San Suu Kyi)
Sipas Nikolla Makiavellit, nuk ka ikje ose shpëtim nga frika dhe vdekja, por vetëm shtyrje të afatit.
Një njeri i ditur, merr hua (huazon) nga mendja (intelekti), qenia dhe materia e tij perceptimet dhe anticipimet e njohura esenciale ose substanciale, me të cilat ushqehet ose mirëmbahet, dhe ua kthen atyre në formën e lëvizjeve ose manifestimeve të larta shkencore dhe humaniste, me të cilat i ka lidhur ose vulosur lirinë, fatin, ekzistencën dhe metafizikën e tij.
Në Kosovë (dhe Shqipëri), prej respektit ose dashurisë së frikshme ndaj shefit ose padronit të idealizuar, himnizuar, mitizuar ose glorifikuar, ndjekësit (shtypësit) dhe viktimat e tyre vazhdimisht e duan njëri-tjetrin.
Për Alfred Adlerin, përveç tjerash, njeriu është një qenie sociale dhe komunitare, i destinuar të jetojë në komunitet. Problemi i socializimit ose pëlqimi pa rezerva i frustrimeve në grupin ku jeton, është për individin problemi vendimtar i ekzistencës së tij.
Ndryshe nga kjo, Erich Fromm në veprën e tij me titull "Ikje nga Liria", pos tjerash, thekson faktin se speciet ose qeniet njerëzore janë të dedikuara dhe deduktuara për të lindur dhe për të jetuar në komunitet, si kafshët në kope.
Fillimi i kolapsit, bankrotit ose dekadencës totale të personit ose individit, mund të konsiderohet situata ku nuk ndien turp (marre) as përgjegjësi për asgjë.
Natyrisht se kjo mund të quhet egopati, egomani, apo "shizofreni (skizofreni) e butë" ose fillestare, përderisa personi ose individi nuk paraqet rrezik latent ose permanent për kolektivitetin. Diçka në politikën e Kosovës nuk shkon si duhet. Absolutisht jo.
Çfarë i duhet gjeopolitikës dhe gjeostrategjisë amerikane (lexo: superfuqisë së globit) – Kosova xhuxhe, parazite, invalidore dhe asociale, hëpërhë askush nuk e di!? E sidomos Albin Kurti, Vjosa Osmani, Donika Gërvalla, Xhelal Sveçla, Besnik Bislimi me plot e përplot bastardë, hibridë, goranë ose terbeshë atje.
Vallë, a po mos mendon, iluzionon, imagjinon dhe fantazon dikush se Kosova me "potencialin" ose "kapacitetin e saj ushtarak (luftarak), financiar, tregtar dhe ekonomik" mund të ndihmojë Ukrainën në luftë – kundër Rusisë?!
Apo, disa po bëjnë prova dhe eksperimente të ndryshme me politikanët (hajvanët) e Kosovës, derisa i gjejnë në gaf dhe i fusin në brendinë ose vetveten (egon) e tyre abnormale dhe iracionale.
SHBA-ja dhe të tjerët që e kanë mbrojtur dhe shpëtuar dikur Rusinë nga kolapsi (kolapsimi) dhe bankroti total në të dyja luftërat e mëdha botërore, më në fund e kanë analizuar, studiuar dhe kuptuar seriozitetin dhe kompleksitetin e luftës në Ukrainë, ku kanë investuar me qindra miliarda, biliarda ose triliona euro ose dollarë amerikanë.
Bota jonë (e sidomos ajo shqiptare ose kosovare) sikur po tkurret dhe zbehet vazhdimisht. E sidomos hapësira jetësore ose gjeografike e shqiptarëve, veç për t’i mbajtur në pushtet klikën ose kastat e ndryshme kleptokratike, bastarde dhe hibride.
Ndërkaq, shkenca dhe teknika ose teknologjitë e larta ushtarake ose luftarake, akoma janë të pakapshme, të paarritshme ose të paprekshme, imagjinare ose fiktive për shqiptarët ose popujt e vegjël.
Shkenca dhe teknika (teknologjia) e lartë ushtarake (luftarake), petrokimike, biokimike, farmaceutike, molekulare, nukleare ose atomike, në instancë të fundit, nuk komunikojnë më fare me ne.
Ndaj, për çfarë shërbejnë atëherë arti, kultura, letërsia, gazetaria, publicistika, shkenca (filozofia), politologjia, politika ose diplomacia, nëse nuk na bëjnë më racionalë, më humanë ose më njerëzorë?
Në të kundërtën, ato e bëjnë të kanosur (të rrezikuar) qenien, materien, krijesën dhe ekzistencën tonë individuale dhe kolektive.
Në Kosovë njerëzit çdo ditë jetojnë me pasiguri individuale dhe kolektive në kontekstin e njohur objektiv dhe subjektiv... S’ka gjë më të ankthshme dhe më stresuese se kjo për njeriun e sotëm shqiptar ose kosovar.
Në anën tjetër, ndërkaq, zbulimet ose teknologjitë e reja ushtarake (luftarake), kimike, biologjike, bakteriologjike, mikroskopike, mikroçipike dhe të tjera, e rrezikojnë seriozisht jetën, qetësinë, intimitetin, dinjitetin, ekskluzivitetin dhe autenticitetin e secilit veç e veç.
Teknologjitë e reja, sikur i shkurtojnë, thjeshtëzojnë, konektojnë, vibrojnë, detektojnë (deshifrojnë) dhe rrobotizojnë madje edhe shpirtin dhe mendjen (logjikën) ose intelektin tonë. Na bëjnë të pandjenja dhe të pashpirtë... Dhe kjo është "blasfemi industriale ose teknologjike".
Tek e fundit, kush janë Kosova dhe shqiptarët për t’i zgjidhur çështjet ose problemet e moçme fetare, kulturore, ushtarake (luftarake), historike, shtetërore, nacionale, politike dhe juridike të Evropës dhe të tjerëve...?!
Imagjinoni një botë futuriste, inkarnative, ataraktive ose interaktive, ku neurokirurgjia, neurokima ose neurobiologjia astrale, ndëryllore ose galaktike, mundohen të na shpjegojnë edhe "gjuhën e Zotërave ose Perëndive", së bashku me gjuhën e alienëve ose jashtëtokësorëve...!?
Ndërkaq, shqiptarët e shkretë, akoma nuk e njohin dhe nuk e kuptojnë njëri-tjetrin në gjuhën e tyre amtare.
Shqiptarët e sotëm, ndryshe nga dje, i kanë humbur edhe ato vlera, parime, virtyte dhe ideale që i kishin dikur.
Burri, gruaja, familja, shteti dhe shoqëria e sotme shqiptare ose kosovare, nuk kanë më nder as moral.
Gruaja e sotme shqiptare e tradhton burrin e saj me një të huaj dhe martohet me të, edhe nëse i ka 3–4 kalamaj (fëmijë) me burrin shqiptar. Burri gruan gjithashtu. (Nuk po i cek me emra dhe mbiemra detajet.)
Të kesh sy, dhe të mos kesh tru (mend), nder, moral, dinjitet, shikim, ideal, vizion dhe narracion – kjo është më e keqe dhe më e rëndë se vdekja, robëria dhe verbëria.
Kjo është humbje ose zbritje maksimale e respektit, vlerës dhe autoritetit të njeriut.
Cili është numri i kopilëve serbë të luftës në Kosovë?! Ku jetojnë ata!?, shtrohet pyetja.
Kosova e sotme thuhet se është e shfrytëzuar, varur dhe kontrolluar komplet ose totalisht nga Turqia. Plus nga Serbia, Rusia, etj.
Kështu që Stambolli (Turqia), duke e kontrolluar, shfrytëzuar, spiunuar, detektuar dhe menaxhuar komplet ose totalisht Kosovën, e kanë nën kontroll të plotë komplet politikën dhe sigurinë e saj.
Me fjalë të tjera, disa atje fare lehtë mund të jenë spiunë, agjentë ose bedelë të sofistikuar dhe interaktivë të Rusisë dhe Serbisë.
Kosovës i mungon narrativi (narracioni) dhe fuqia e njohur nxitëse, kreative dhe stimuluese e elitës së njohur shkencore, intelektuale, kulturore, politike dhe diplomatike, e cila do të duhej të shquhej dhe karakterizohej me një shpirt të pasur hulumtues, skrupuloz dhe patriotik, si dhe me metoda të njohura shqyrtimi, eksperimentimi, vëzhgimi, studimi dhe analize.
Atje keni përballje të pamëshirshme, infernale ose apokaliptike në mes të vlerave dhe antivlerave.
Aty, zatën, e shohin shpëtimin dhe mbijetesën e tyre pozita (pushteti) dhe opozita kosovare.
Ndonëse, shtetin, lirinë dhe pavarësinë tonë individuale dhe kolektive, gjithmonë duhet matur, çmuar dhe vlerësuar në bazë të luftës dhe sakrificave të njohura individuale dhe kolektive, e jo në bazë të interesave të ndryshme politike, partiake, pushtetmbajtëse ose karrieriste të grupit, personit ose individit. E sidomos vlerat e njohura të luftës së lavdishme të UÇK-së.
U mor vesh se luftërat e njohura çlirimtare dhe patriotike, siç ishte lufta çlirimtare, heroike dhe patriotike e UÇK-së, janë shumë të rëndësishme, esenciale, kruciale ose jetike për mbijetesën dhe ekzistencën e një populli (kombi) dhe një shteti.
Në fushën e nderit ose frontin e luftës, shpeshherë vendoset edhe për ekzistencën, edhe për zhdukjen ose shfarosjen e një populli (kombi) ose etnie të tërë.
Janë fronti i luftës ose fusha e nderit, së bashku me aktin e lartë të heroizmit, sakrificës ose vetëflijimit individual dhe kolektiv, ato vlera dhe parime sublime e aq relevante, që vendosin për mbijetesën, ekzistencën, fatin dhe ardhmërinë e popujve, kombeve dhe shteteve.
Janë trashetë, rrogozet, rrënojat ose istikamet e luftës, ato mbi të cilat shpeshherë ose vazhdimisht janë skicuar, vizatuar, hartuar, formuluar, ngritur ose projektuar fitoret e mëdha, së bashku me hartat ose gjeografitë e reja shtetërore, nacionale, etnike, politike, historike, etj.
Ndërkohë që luftërat e lavdishme liridashëse, çlirimtare ose patriotike, siç ishte lufta e UÇK-së: Nuk na mësojnë kurrë t’i duam pushtuesit e djeshëm, apo armiqtë e ndryshëm shekullorë ose gjakatarë, por t’i urrejmë ose injorojmë ata, së bashku me projektet ose planimetritë e tyre makabre e funebre – kundër nesh si individë dhe kolektivitet.
Se këndejmi, luftërat e njohura çlirimtare ose patriotike, të mbiquajtura ose titulluara shpesh edhe si prindërit (baballarët) dhe të lindurit (fëmijët) e parë të një kombi dhe shteti: e kanë efektin dhe mesazhin e njohur determinant ose paradigmatik të përmirësimit dhe përmbarimit të paradokseve, naiviteteve ose padrejtësive të ndryshme shtetërore, nacionale, politike, historike, gjeografike e të tjera nga e kaluara.
Në fund të fundit, sipas idealeve, koncepteve, formulave ose doktrinave të shquara të luftërave të njohura çlirimtare dhe patriotike: Lufta, gjaku, mundi dhe djersa e heroit ose dëshmorit shpëtojnë lirinë, tokën, nderin, moralin, gjakun, gjuhën, atdheun dhe ardhmërinë e kombit.
Ndaj, sipas Aleksandrit (Lekës) të Madh, Aristotelit, Talësit, Sokratit, Platonit, Homerit ose Herodotit: Njerëzit ose popujt e ndryshëm nuk shohin, nuk lexojnë, nuk logjikojnë ose nuk shkojnë në luftë vetëm për t’i parë dhe numëruar yjet në qiellin ose universin e pafund! Apo për të kapërcyer ylberin përtej asaj "anës tjetër", si Sizifi, por edhe për t’i parë, njohur, zbuluar, skicuar, vizatuar, ravijëzuar, konturuar, identifikuar dhe përcaktuar kufijtë e tyre me të tjerët, si dhe për t’i njohur, zbuluar, lidhur ose identifikuar urat ose rrugët e reja të fatit dhe ardhmërisë së tyre individuale dhe kolektive.
Sidoqoftë, popujt (kombet) dhe shtetet e ndryshme, sipas filozofisë kristiane dhe asaj arabe ose myslimane, ashtu sikurse yjet në qiellin ose universin e pafund, vazhdimisht iu nënshtrohen eklipseve ose proceseve të ndryshme evolutive ose ripërtrirëse, në kuptimin e asaj se gjithçka ripërtrihet, transformohet dhe merr jetë të re, sapo të rishfaqet (rikthehet) drita e bekuar e Zotit.
Edhe agu (agimi) dhe ringjallja janë shfaqje të larta hyjnore dhe sinomike, në kuptimin e rishfaqjes së vazhdueshme të dritës së jetës, gjenealogjisë së popullit (kombit) dhe gjenialitetit të Zotit (Hyjit) dhe natyrës.
Pa i harruar këtu edhe hipotezën ose teorinë gjenerale, të posaçme (specifike), personale, etj., së bashku me strategjinë mbrojtëse, konkurruese dhe menaxhuese – ndaj kanosjes, pasigurisë dhe befasisë serbe, etj.