Ish-nxënësi im Bajram Rexhepi

Opinione

Ish-nxënësi im Bajram Rexhepi

Nga: Sulejman Mehazi Më: 24 korrik 2025 Në ora: 14:04
Sulejman Mehazi

Pas diplomimit me dëshirën e prindërve të mi që kanë lindur në fshatin Sellcë, më 1988 u punësova si arsimtar i Gjuhës shqipe dhe letërsisë në shkollën e këtij fshati "Rilindja" që atëherë quhej "19 Nëntori", këtu punova deri më 1999-n.

Fati e deshti që gjatë kësaj periudhe ta kem nxënës kandidatin për prefekt të Tetovës, Bajram Rexhepin, i cili ishte nxënësi më i mirë jo vetëm i gjeneratës, por edhe i gjithë shkollës.

Para se të flas për nxënësit tim, Bajram Rexhepin, dua të ju njoftoj për jetën e tij,.se kanditati për prefekt të Tetovës, Bajram Rexhepi, është lindur e rritur pa Baba i cili në moshën 24 vjeçare gjatë një ndeshje të rëndë komunikacioni humb jetën dhe e lë gruan e tij, nënën e Bajram Rexhepit, shtatzënë tre muajshe në bark të saj pas lindjes do ia vënë emrin e babait të ndjer Bajram.

Pra, Bajrami e ka emrin e babait të tij të ndjerë.

Shkurt e qartë, Bajram Rexhepi që nga lindja është rritur jetim dhe kurrë nuk e ka parë fytyrën e Babait dhe shijen dashurore prindore.

Me shumë mundime e vuajtje e rriti nëna besnike dhe gjyshja  që nëna ime e ndjerë gjyshen Shahe të Bajram Rexhepit e kishte kushërire, vajzë të vëllait Selver.

Edhe pse jetim, Bajram Rexhepi, si nxënës ishte më shembullori, më i sjellshmi; më i lexuari dhe më i kulturuari sesa nxënësit të rritur me të gjitha të mirat prindore.

Nxënësi, Bajram Rexhepi, në çdo njësi mësimore gjatë ligjëratave ishte dëgjues i shkëlqyer sa që në fund të orës të shpjegonte mësimin e ri pikë për pe, nëse do interpretonim një fragment të "Poemës së mjerimit" të Migjenit ai nuk kënaqej me kaq, por do shpjegonte edhe tregimet, dhe skicat e "Vargjeve të lira" të Migjenit, nëse do interpretonim elegjinë e Çajupit "Vaje", Bajrami do përgjigjej për tërë veprën e Çajupit "Baba Tomorri", nëse do interpretonim "Vajin e Bilbilit" të Mjedës, ai do shkonte te vepra "Juvenilia", gjatë orës letrare të lektyrave, Bajram Rexhepi, do analizonte në detaje personazhet.

Sot e kësaj dite është modest; i urtë, i sjellshëm dhe i kujdesshën ndaj të gjithëve.

Pyesim Ali Ahmetin, pse Bajram Rexhepin nuk e bëri deputetë, por t'i konkurrojë  Bilall Kasamit të fuqishëm në Tetovë?

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat