Mafia energjetike në funksion të përshpejtimit të shpopullimit të Kosovës

Opinione

Mafia energjetike në funksion të përshpejtimit të shpopullimit të Kosovës

Nga: Agron Hoti Më: 17 gusht 2025 Në ora: 20:20
Agron Hoti

Ashtu sikurse deri dje edhe sot u vërtetua fakti që komplet politika e Kosovës (pozitë e opozitë) është plotësisht e kapur nga mafia energjetike. Prandaj, heshtin para mafisë energjetike.

Pengesat e vazhdueshme mbi 20 vjeçare nga rusët-evropianët-serbët-turqit për mospavarësimin energjetik të Kosovës përbëjnë majën e sabotazhit kundër të ardhmes së Kosovës. Këto pengesa u bënë në emër të ca standardeve të shpifura dhe ne e hëngrëm karremin.

Një shtet pa energji s’ka të ardhme. Luftërat në Ukrainë, Lindje të Mesme dhe shumëku në glob po bëhen vetëm për energji, ndërkohë që ne as e deshëm energjinë tonë, as atë amerikane, por zgjodhëm mjerisht energjinë serbe që na ka hyrë si kancer nga brenda.

Goditja e bizneseve që filloi intensivisht nga dje do ta përshpejtojë shpopullimin e Kosovës. Mbani mend: Shumica do të bëhemi diasporë e një pakicë vendorë. Ky ka qenë misioni dhe qëllimi historik i Serbisë, Rusisë, shumë evropianëve dhe Turqisë: që trojet shqiptare të zbrazen sa më shumë nga shqiptarët. Kjo ëndërr po realizohet.

S’e kam thënë rastësisht që dimri që po vjen do të jetë “Dimri i vetmisë së madhe”, sepse krahas izolimit dhe sanksioneve perëndimore, shkatërrimit të rendit kushtetues që po ndodh, mafia energjetike do ta përshpejtojë shkatërrimin edhe atë të asaj pak ekonomie që mezi e kemi ndërtuar në këto 26 vite çlirim. Ende asgjë s’keni parë. Koha për një zgjim të madh sot, sa s’është bërë vonë nesër. Dita e mirë shihet në mëngjes. Qofsha i gabuar! A.H.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat