Politika, diplomacia dhe lufta: Udhërrëfyes për mbijetesën globale

Opinione

Politika, diplomacia dhe lufta: Udhërrëfyes për mbijetesën globale

Nga: Agron Shabani Më: 19 gusht 2025 Në ora: 17:32
Autori Agron Shabani

Reflektime dhe interferime të pavarura ndaj politikës dhe diplomacisë elitare, suplementare, komplementare dhe kompetente të Presidentit Trump...

Presidenti amerikan, Donald Trump, i njeh dhe i zbaton me përpikmëri të përkryer profesionale dhe inteligjente format, modelet dhe metodat e njohura të bashkëveprimit, koordinimit, konvencionalizimit dhe unifikimit të preferuar ndërmjet politikës dhe diplomacisë tradicionale, dybllokiste ose empirike, dhe diplomacisë interaktive, multipolare, moderne ose bashkëkohore të dialogut ose komunikimit të kualifikuar, kompetent dhe inteligjent me liderë ose politikanë të lartë nga i gjithë globi. Ai i njeh, i zbaton dhe i aplikon me kompetencë dhe rezonancë të lartë peshën dhe rëndësinë e kompetencës komunikuese (komunikologjike) dhe inteligjencës së lartë interkulturore dhe interaktive të seriozitetit dhe kompleksitetit të luftës në Ukrainë.

Bëhet fjalë mbi politikën dhe strategjinë globale ose universale të Presidentit Trump ndaj rrezikut të lartë të zhdukjes së mundshme të njerëzimit nga një përplasje e mundshme ushtarake, gjegjësisht bërthamore ose atomike, ndërmjet Rusisë dhe SHBA-së, NATO-s ose Perëndimit.

Vlerë tjetër e Presidentit Trump është stili dhe procesi superviziv dhe komunikologjik, së bashku me peshën dhe rëndësinë e komunikimit verbal dhe joverbal me Presidentin Putin, Presidentin Zelenski, Kancelarin Merz, Kryeministrin Starmer, Presidentin Macron, Kryeministren Meloni dhe liderë të tjerë botërorë.

Në këtë prizëm, Presidenti Trump jo vetëm që po e ruan dhe afirmon prestigjin (autoritetin) global dhe universal të SHBA-së në marrëdhëniet ndërkombëtare, por edhe qëllimet dhe interesat strategjike e gjeopolitike të SHBA-së, së bashku me lidhjet, frekuencat, miqësinë, besimin, kredibilitetin dhe simpatinë tradicionale ndaj SHBA-së gjithandej globit.

Ndaj, politika dhe diplomacia e z. Trump, sipas shkencave politike, me plot të drejtë mund të quhet dhe kualifikohet si metapolitikë.

"What is metapolitics? This is the question which calls to account another one, more fundamental: What is politics? Politics is that what is missing. It is a code name for the world we live in." (shprehur me terminologjinë shkencore anglo-amerikane).

(Lexo: "Communication Aspects of New Public Diplomacy", dhe "Application of Contemporary Communication in Promotion of New Trends in the New World We Live In", etj.) 

Me fjalë të tjera, pa u zgjatur më tepër në terminologji të larta politologjike për shkak të lexuesve, falë përkushtimit, kujdestarisë dhe politikës së kualifikuar, inteligjente, suplementare, komplementare, kontemplative dhe komprehensive të Presidentit Trump dhe administratës së tij: paqja dhe pajtimi i përgjithshëm dhe përfundimtar ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës janë më afër.

Nuk duhet harruar dhe injoruar faktin se luftërat e ndryshme në kohë dhe hapësirë kanë filluar të aplikohen, të zbatohen dhe të bëhen valide në shekujt XVIII (18) dhe XIX (19) – me rastin e zbulimit dhe përdorimit të municionit ose armëve të zjarrta (pushkëve, topave, tankeve etj.), si dhe të ngritjes ose promovimit të armatave ose ushtrive të mëdha dhe të fuqishme shtetërore dhe nacionale gjithandej kontinentit dhe globit tonë.

Duke përfshirë ose nënkuptuar këtu idetë, konceptet, doktrinat ose teoritë e njohura ushtarake ose luftarake të K. von Clausewitz-it, A. H. Jominit, L. von Ranke-s, Th. Schieder-it, G. Sorel-it, W. Pareto-s dhe të tjerëve, së bashku me shtrirjen ose zgjerimin e luftërave të ndryshme speciale, psikologjike, subversive, propagandistike dhe të tjera – nga niveli lokal ose rajonal në nivel botëror ose interkontinental. Sidomos në shekullin XX (20), kur ndodhën ose u zhvilluan edhe dy luftërat e mëdha botërore si pasojë e luftërave ose konflikteve rajonale e lokale.

Ndërkaq, Renesansa, e cila ka filluar në shekullin XIV (14) dhe ka zgjatur plot dy shekuj ose 200 vjet me radhë, mund të konsiderohet si njëra prej etapave ose periudhave më të plleshme, më reformuese, më evolutive dhe më revolucionare ose restaurore në historinë e përgjithshme të kulturës dhe civilizimit tonë njerëzor. Shpikja e barotit dhe tipografisë, zbulimi i Amerikës dhe shteteve ose kontinentëve të tjerë, kosmologjia ose astrofizika e re e Galileut dhe Kopernikut, iluminati, restaurimi ose reformacioni, zbulimet e reja gjeografike, shkencore ose humaniste, së bashku me një mori risish ose novitete të tjera shkencore ose metodologjike, asokohe e mundësuan ndarjen e shkencës dhe medicinës nga dogmat ose demagogjitë e ndryshme të religjionit, konspiracionit, dekonspiracionit, alkimizmit, ezoterizmit, hedonizmit, shamanizmit, agnosticizmit, astrologjisë, retorikës dhe patetikës mesjetare dhe antike.

Aty i kemi edhe Leonardo da Vinçin, Boccelin, Mikelanxhelo Bonarotin, Françesko Petrarken, Jeronim De Raden etj.

Pak histori medicinale dhe politike:

Aristoteli politikën dhe diplomacinë në kohën e tij do t’i quante si mjekësi (medicinë) të përgjithshme të shtetit dhe shoqërisë.

U mor vesh se edhe medicina ose mjekësia, në periudhën e Humanizmit dhe Renesansës, quhej si “skolastikë jetësore” për shkak të lidhjeve dhe ndarjeve të saj dialektike, organike dhe empirike me jetën e përditshme, praktike dhe teorike.

Kështu që, të nxitur, mërzitur ose stimuluar nga pandemia ose “vdekja e zezë” (kuga) në periudhën e lartëpërmendur të Humanizmit ose Renesancës, Thomas More dhe Tomasso Campanella i shkruan veprat e njohura “Utopia” dhe “Shteti i Deillit”, ku, pos tjerash, u shprehën se në rast krizash ose situatash të rënda dhe dramatike, të shkaktuara nga luftërat ose pandemitë (epidemitë) e ndryshme vdekjeprurëse, populli dhe autoritetet e shtetit duhet të jenë të bashkuar dhe tepër unik me njëri-tjetrin, dhe se shteti duhet të ketë rezerva ushqimore, sanitare ose higjienike së paku dyvjeçare, për të mbijetuar ose përballuar krizat ose fatkeqësitë e ndryshme objektive dhe subjektive.

Ku ndodhet Kosova në politikën globale?

Siç po shihet, Europa po kalon sot një cikël të ri sfidash ose krizash serioze, e besa madje edhe dramatike.

Nuk ka patur asnjëherë një mbyllje të tillë kontinentale, gjeografike, politike, administrative ose juridike si sot:

Kontinenti plak sot po mbyllet ose izolohet nga jashtë, dhe po hapet ose integrohet nga brenda, brenda kornizave të tij burokratike, teknokratike, politokratike, administrative dhe juridike.

Sikur të bëjnë të ndjehesh keq debatet ose polemikat e përditshme në parlamentet, qeveritë, mediat e shkruara dhe elektronike, si dhe në opinionin e brendshëm të shteteve të ndryshme të BE-së – kundër emigracionit – apo si i thonë shpesh, barrës së rëndë sociale dhe ekonomike nga emigracioni i madh në disa shtete të mëdha të BE-së; në një kohë kur ata që i shajnë, paragjykojnë, stigmatizojnë, demonizojnë ose satanizojnë përditë refugjatët (azilantët) ose të huajt, janë pikërisht ata burokratë, teknokratë ose politokratë të ndryshëm, të cilët nga shteti marrin paga të larta mujore nga më shumë se 15,000 euro (plus reprezentacionet ose beneficionet tjera!), ndërkaq refugjatët ose emigrantët e shkrete janë të detyruar të jetojnë me një ndihmë të vogël ose modeste prej 350 eurosh në muaj për çdo anëtar të familjes, apo të kryejnë punë të rënda fizike për një pagë të vogël mujore, e cila nuk e arrin shifrën 1,500 euro në muaj, dhe kështu me radhë.

Por, ia që të huajt ose emigrantët janë vazhdimisht fajtorët kujdestar për radikalët dhe ekstremistët e ndryshëm pushtetmbajtës, parlamentarë ose politikë në shtetet kryesore të BE-së, të cilat, në shumicën e rasteve, i mbrojnë dhe sigurojnë amerikanët dhe britanikët.

Disa ose shumica e shteteve të BE-së kanë vendosur policë dhe ushtarë të armatosur në kufijtë e tyre për t’u mbrojtur ose për të siguruar, si thonë, nga emigrantët e huaj!

Ndërkohë që çdo ditë e natë, me qindra ose mijëra njerëz nga Ukraina, Siria, Iraku, Afganistani, Magrebi, Lindja e Mesme, Afrika ose Ballkani përpiqen të arrijnë Europën Perëndimore për një kafshatë bukë apo kulm mbi kokë.

I tmerrshëm dhe shpesh edhe tragjik është fati i emigrantëve ose azilkërkuesve, të cilët në ikje ose lëvizje e sipër shpesh shuhen ose vdesin pa ditur kurrë nëse kanë jetuar ndonjëherë.

Pastaj vjen kriza e vdekjes ose mbytjes së papritur nëpër valet e detit me gomone dhe mjete të tjera për t’i kapur, prekur ose arritur brigjet ose tokën e premtuar të Anglisë (Britanisë së Madhe), Gjermanisë, Francës, Spanjës, Italisë etj., si dhe deportimi i detyruar në Ugandë, Ruandë etj.

Ndonëse kontakti, integrimi, njohja ose mësimi i çdo gjuhe të madhe është një dritare e hapur me botën.

Kështu është edhe në politikë dhe diplomaci. Sikur jetojmë në pikëtakimin ose pikëkalimin ndarës mes botës së vjetër klasike, romantike, idealiste ose realiste, dhe “botës moderne” materialiste dhe surealiste të kaosit dhe anarkizmit.

Bota jonë sikur po tkurret.

Shkenca dhe teknika janë bërë të pakapshme, imagjinare ose fiktive.

Kush mund t’i kuptojë aventurat e fundit të gjenetikës, astrofizikës, astrobiologjisë etj.? Kush mund t’ia shpjegojë sot ato popullit ose profanit?, do pyesnin filozofët dhe sociopsikologët.

Shkenca dhe teknika sikur nuk komunikojnë më fare me ne. Shkrimtarët, artistët, filozofët dhe sociopsikologët, ndërkaq, sot sikur janë të paaftë ose të pa fuqi për të na i bërë të kuptueshme shkencën dhe teknologjinë, në një kohë kur shkenca dhe teknika shkëlqejnë dhe lulëzojnë nga futurizmi, egoizmi, imagjinata dhe fantazia.

Kultura e lartë shkencore dhe humaniste vazhdimisht sikur ka humbur ose falimentuar përballë cinizmit, injorancës ose përbuzjes së skajshme të aristokracisë dhe borgjezisë së lartë industriale, teknologjike ose makrokapitaliste.

Për çfarë shërbejnë atëherë arti, kultura, letërsia, shkenca (filozofia), politika ose diplomacia, nëse nuk na bëjnë racionalë, humanë ose njerëzorë?

Në të kundërt, ato e bëjnë të kanosur (rrezikuar) qenien, materien, krijesën dhe ekzistencën tonë individuale dhe kolektive.

Nuk është aspak e lehtë të jetosh me ankthin dhe stresin e madh të frikës latente ose permanente nga lufta eventuale (nukleare ose atomike) mes Rusisë dhe Perëndimit, nga pasojat e njohura të koronavirusit (COVID-19) ose sëmundjet tjera vdekjeprurëse.

Të gjithë jemi të përballur me kancerin, stresin, frikën… çdo ditë jetojmë me pasiguri individuale dhe kolektive në kontekstin objektiv dhe subjektiv. S’ka gjë më të ankthshme dhe më stresuese se kjo.

Në anën tjetër, zbulimet ose teknologjitë e reja ushtarake (luftarake), kimike, biologjike, bakteriologjike, mikroskopike, mikroçipike dhe të tjera e rrezikojnë seriozisht jetën, qetësinë, intimitetin, dinjitetin, ekskluzivitetin dhe autenticitetin tonë.

Teknologjitë e reja sikur i shkurtojnë, thjeshtëzojnë, konektojnë, vibrojnë, detektojnë (deshifrojnë) dhe i robotizojnë madje edhe shpirtin dhe mendjen (logjikën) ose intelektin tonë. Na bëjnë të pandjenja dhe të pashpirtë… dhe kjo është “blasfemi industriale ose teknologjike”. Apo…?!

Është e tmerrshme, shokuese dhe alarmante ajo që po ndodhë në luftën e Ukrainës dhe në Gazën e Palestinës.

Se këndejmi, mediat e shkruara dhe elektronike gjatë këtyre viteve ose dekadave të fundit kanë bërë aq shumë për psikologjinë dhe neuropsikiatrinë, duke na ofruar pamje, imazhe, mesazhe, fakte, argumente dhe prova të mjaftueshme mbi psikopatët dhe maniakët e ndryshëm depresivë, violentë, infantilë dhe psikopatologjikë, në poste ose funksione të larta shtetërore, qeveritare, politike, ushtarake dhe diplomatike, e sidomos në Kosovë, Serbi dhe Shqipëri.

“Jam i bindur në faktin se forca ose fuqia e shpirtit dhe emocionëve të njeriut rriten ose shtohen në përpjestim me nënshtrimin dhe varësinë e tyre ndaj trurit (intelektit) dhe trupit (organizmit) të tij,” do thoshte dikur Friedrich Nietzsche.

Ndaj, kultura e mendjes, dialogut dhe komunikimit gjithmonë duhet të jetë në shërbim të trupit, zemrës dhe shpirtit. Kjo për faktin se armiku më i madh ose kryesor ndodhet brenda nesh.

“Nuk ka asgjë më të dëmshme dhe më të rrezikshme për njeriun se sa marrëzia, padija, naiviteti, cinizmi, injoranca, nebuloza, stupiditeti, iracionaliteti, fataliteti dhe mediokriteti i pavetëdijshëm, i pandërgjegjshëm dhe i sinqertë.” (Karl Popper) Kemi vuajtur, pësuar dhe sakrifikuar aq shumë ne shqiptarët në rrugën e gjatë të çlirimit, lirisë dhe pavarësisë shtetërore, nacionale dhe politike. Janë sakrifikuar shumë breza ose gjenerata të tëra.

Mrekullia e tërë kësaj maratone ose odisejade të gjatë dhe kaq të mundshme qëndron në faktin se, falë Zotit të Madh e Falenderues, falë luftës çlirimtare dhe heroike të UÇK-së dhe përpjekjeve tjera biblike dhe titanike të popullit (kombit) dhe shtetit tonë, e sidomos falë Shqipërisë, Gjermanisë, SHBA-së, Britanisë së Madhe, NATO-s dhe Perëndimit, i mbijetuam dhunën, terrorin, gjenocidin, etnocidin, urbanocidin, kulturocidin dhe masakrat serbe, së bashku me muzgujt ose hijet e lugatëruara të mesjetës.

Kosova dhe shqiptarët sot janë të lirë (çliruar) nga zgjedha dhe tirania serbe. Ky është lajmi kryesor për çastin ose momentin.

U mor vesh se ata që bëjnë gabime ose gafe të rënda në politikë të lartë ose diplomaci, nuk kanë parë dhe mësuar asgjë nga lufta.

“Miqtë e mi, nuk vritët vetëm jeta në luftë, por edhe e vërteta.” (Platoni)

Arti, lufta, shkenca, teknika, politika dhe diplomacia janë bashkim me diçka sublime dhe madhështore, me kusht që të ruhen, mbrohen dhe kultivohen sekretet, idealet, vizionet, vlerat dhe parimet.

Sipas veteranit dhe doajenit të diplomacisë amerikane, Henry Alfred Kissinger: për të qenë të përgatitur në gjithçka, politikani i aftë dhe diplomati profesional dhe inteligjent duhet t’i njohin ose dijnë të gjitha.

Të jetosh me ankthin dhe stresin e madh të një “jete pluraliste ose demokratike” të ndodhur dikund mes krimit dhe fasadës, s’ka gjë më të ankthshme, më të keqe dhe më stresuese se kjo.

Luftërat dhe paslufta, jo rrallë, janë edhe tregti, biznes, profit ose trofe horrash, maskarash, matrapazësh, tiranësh ose diktatorësh të ndryshëm, tha dikur Napoleon Bonaparti.

Se këndejmi, shihet qartë se Brukseli (BE) nuk ka guxim, moral as fuqi ushtarake dhe politike për të mbyllur ose përfunduar luftën e Ukrainës.

Në Kosovë, ndërkaq, në luftën e ndyer speciale, subverzive, psikologjike dhe propagandistike kundër atij “armiku” imagjinar ose fiktiv, luftohet për t’i ngopur, plotësuar ose ushqyer epshët dhe orekset e ndryshme politike, karrieriste dhe profiteriste.

Për t’u qartësuar: serbët po kërkojnë edhe koncesione ose kompromise të reja ndaj Kosovës dhe shqiptarëve, deri në atë masë sa të zhduket ose ndahet dhe coptohet tërësisht shteti i Kosovës, i ngritur dhe krijuar me lumenj gjaku dhe me viktima e sakrifica të panumërta njerëzore dhe materiale të shqiptarëve.

Edhe pse serbët i kanë humbur luftërat e tyre pushtuese, koloniale, imperiale dhe shkatërrimtare atje.

Ndonëse lufta shkatërrimtare ose apokaliptike e Rusisë kundër Ukrainës etj., botën dhe civilizimin tonë i ka sjellë buzë të fikëtit ose një infrakti të përgjithshëm, për të mos thënë para një lufte të mundshme nukleare ose atomike mes NATO-s dhe Rusisë. Apo…?!

U mor vesh se, sipas John F. Kennedy-t, njerëzimi patjetër do duhej t’u jepte fund luftërave ose konflikteve të ndryshme, duke ulur spiralen e dhunës dhe shkatërrimit, përpara se luftërat e ndryshme t’i japin fund njerëzimit ose civilizimit tonë.

Kjo, në radhë të parë, për faktin se paraqitja ose zbulimi i energjisë bërthamore, e sidomos i armëve të ndryshme nukleare ose atomike, sipas politologëve, filozofëve dhe sociopsikologëve të shumtë, ka nxitur ose përshpejtuar nevojën imanente dhe të menjëhershme për zgjidhje emergjente të luftërave, konflikteve ose problemeve ekzistenciale siç është lufta në Ukrainë etj.

“Nuk e di se me çfarë armësh do zhvillohet Lufta e Tretë Botërore, por e di se Lufta e Katërt Botërore do zhvillohet me gurë, heshta, shigjeta ose me shkopinj.”, tha dikur Albert Einstein.

Teoria dhe praktika e përgjithshme ushtarake ose luftarake, pos tjerash, na bëjnë të ditur se armata ose ushtria, asnjëherë nuk i fitojnë luftërat ose konfliktet e ndryshme. Janë politika e lartë ose diplomacia e kualifikuar, intelektuale, profesionale dhe inteligjente që i fitojnë ato.

Në të kundërt, lufta është pasojë, shpalosje, deshifrim ose pasqyrim i taktikave, strategjive ose llogaritjeve të gabuara shtetrore, nacionale, politike dhe diplomatike.Ndonëse luftërat e njohura çlirimtare dhe patriotike, siç ishte lufta çlirimtare, heroike dhe patriotike e UÇK-së, janë shumë të rëndësishme, esenciale dhe jetike për mbijetesën dhe ekzistencën e një populli (kombi) dhe një shteti.

Në fushën e nderit ose frontin e luftës, shpesh vendoset për ekzistencën ose zhdukjen e një populli (kombi) ose etnikumi të tërë.

Janë fronti i luftës dhe fusha e nderit, së bashku me aktin e lartë të heroizmit, sakrificës ose vetflijimit individual dhe kolektiv, ato vlera dhe parime sublime që vendosin për mbijetesën, ekzistencën, fatin dhe ardhmërinë e popujve, kombëve dhe shtetëve.

Janë trashetë, rrogozet, ruinat ose istikamët e luftës ato mbi të cilat shpeshherë ose vazhdimisht janë skicuar, vizatuar, hartuar, formuluar dhe ngritur fitoret e mëdha, së bashku me hartat ose gjeografitë e reja shtetërore, nacionale, etnike, politike dhe historike.

Ndërkohë që luftërat e lavdishme liridashëse, çlirimtare ose patriotike, siç ishte lufta e lavdishme e UÇK-së, nuk na mësojnë kurrë të duam pushtuesit e deridjeshëm apo armiqtë shekullorë ose gjakatarë, por t’i shpërfillim dhe injorojmë miqtë ose aleatët e tyre natyrorë dhe historikë.

Se këndejmi, luftërat e njohura çlirimtare dhe patriotike, të mbiquajtura ose titulluara shpesh edhe si prindërit (baballarët) dhe të lindurit (fëmijët) e parë të një kombi dhe shteti, kanë efektin dhe mesazhin e njohur, determinant dhe paradigmatik, të përmirësimit dhe përmbarimit të paradokseve, naivitetëve ose padrejtësive të ndryshme shtetërore, nacionale, politike, historike dhe gjeografike nga e kaluara.

Në fund të fundit, sipas idealeve, koncepteve, formulave ose doktrinave të shquara të luftërave të njohura çlirimtare dhe patriotike: Lufta, gjaku, mundi dhe djersa e heroit ose dëshmorit shpëtojnë lirinë, tokën, nderin, moralin, gjakun, gjuhën, atdheun dhe ardhmërinë e kombit.

Mos harroni se morali, karakteri dhe virtyti i lartë njerëzor, respektivisht, të pasurit e një force dhe bazamenti të fortë personal, moral, intelektual, profesional dhe inteligjent, si dhe të përdorurit e maturisë dhe mençurisë në të dyja rastet, në mendime dhe veprime ose reagime, është çelësi ose formula kryesore që e hap portën e lumturisë së gjithëmbarshme, objektive dhe subjektive. E hap portën e njohur globale ose universale, për t’i lejuar të hyjnë vetëm nevojat tona bazike ose ekzistencialiste, duke i lënë përjashta të gjitha ato që nuk duhen.

Globalizimi ose universalizimi plural dhe aksiologjik i vizioneve, idealeve, koncepteve, ideve ose teorive të njohura shkencore dhe humaniste, së bashku me shquarjen, identifikimin, dekodimin dhe artikulimin e përvojave, njohurive, aftësive ose afiniteteve të njohura, objektive dhe subjektive, qëndron si boshti i etikës politike dhe diplomatike.

Boshti i etikës politike dhe diplomatike qëndron pra tek fuqia dhe aftësia për universalizimin e koncepteve dhe postulimin e vlerave dhe parimeve.

Nuk e di nëse lufta është alternativë ose tëhuajësim i paqes dhe lirisë, apo paqja dhe liria alternativë ose tëhuajësim i luftës?!, do pyeste dikur Georges Clemenceau.

Clemenceau i Francës, së bashku me Orlandon e Italisë, David Lloyd George-in e Britanisë së Madhe dhe Woodrow Wilson-in e SHBA-së, ishin figurat kyçe të Traktatit të njohur (urbi et orbi) të Versajës, më 1919. Pasojat dihen.

U mor vesh se të gjitha luftërat ose konfliktet e ndryshme, në radhë të parë, shpalosin ose deshifrojnë dështimin e politikës dhe diplomacisë, gjegjësisht muzgujt ose ambisin e humanizmit dhe intelektit njerëzor.

Në këtë prizëm, sipas Nikollë Makiavelit, nuk mund të ketë ikje ose shpëtim nga lufta, por vetëm shtyerje ose armëpushime të ndryshme, në dëm ose dobi të palëve në luftë ose konflikt.

Lufta asnjëherë nuk pyet, nuk vendos ose nuk përcakton se kush kishte të drejtë në luftë, por vetëm kush shpëtoi ose mbeti i gjallë.

Ndaj, mu për këtë, ne gjithmonë dijmë, flasim dhe mendojmë më shumë për luftën, vdekjen ose rëniet heroike në fushën e nderit ose frontët e luftës, se sa për të gjallët, paqen, jetën dhe ardhmërinë tonë individuale dhe kolektive.

Në të kundërt, sipas filozofisë, sociologjisë dhe psikologjisë politike: largoni politikën dhe diplomacinë e korruptuar dhe joprofesionale nga lufta, nëse doni që çështjet, problemet ose konfliktet ndërkombëtare të zgjidhen brenda pak javësh. Ndonëse, pa harruar motivimin intrinzik dhe ekstrinzik, së bashku me sjelljet ose reagimet e mençura, intelektuale, profesionale dhe inteligjente, asertive, racionale, kontemplative, komprehensive, të koordinuara, komplementare, suplementare ose superlative, përballë ambientëve, situatave ose atmosferave të ndryshme shpërthyese, konfliktuoze, violente, infantile ose patologjike, siç është lufta e Ukrainës, bëhet e qartë se politika dhe diplomacia e kualifikuar mbeten armët më të fuqishme për zgjidhjen e konflikteve.

Në instancë të fundit, sipas koncepteve, doktrinave dhe teorive të njohura ushtarake dhe politike, lufta është shumë serioze për t’ia besuar vetëm ushtarëve ose komandantëve të fushës së luftës.

Prandaj, përfundimi ose parandalimi i luftërave dhe konflikteve të ndryshme me anë të politikës ose diplomacisë së kualifikuar, intelektuale, profesionale dhe inteligjente, komplementare, suplementare, komprehensive, kontemplative ose superlative, është shumë më efektiv dhe i rëndësishëm se protesta ose rezistenca kundër tyre.

Për më tepër, teknologjitë e reja ushtarake, kimike, biologjike, bakteriologjike, mikroskopike, mikroçipike dhe të tjera, rrezikojnë seriozisht jetën, qetësinë, intimitetin, dinjitetin, ekskluzivitetin dhe autenticitetin tonë. Ato, thjesht, konektojnë, vibrojnë, detektojnë dhe robotizojnë madje edhe shpirtin dhe mendjen tonë, duke na bërë shpesh të pa ndjenja dhe të pashpirtë — një lloj “blasfemie industriale dhe teknologjike”.

Është alarmante ajo që po ndodh në luftën e Ukrainës dhe në Gaza të Palestinës. Mediat e shkruara dhe elektronike, gjatë këtyre viteve dhe dekadave, kanë ofruar pamje, imazhe, mesazhe, fakte, argumente dhe prova të mjaftueshme për psikopatët dhe maniakët e ndryshëm, në poste ose funksione të larta shtetërore, qeveritare, politike, ushtarake dhe diplomatike, sidomos në Kosovë, Serbi dhe Shqipëri.

Siç ka thënë dikur Friedrich Nietzsche: "Forca e shpirtit dhe emocioneve të njeriut rritet në përpjestim me nënshtrimin dhe varësinë ndaj trurit dhe trupit të tij." Ndaj, kultura e mendjes, dialogut dhe komunikimit duhet gjithmonë të jetë në shërbim të trupit, zemrës dhe shpirtit, sepse armiku më i madh ndodhet brenda nesh.

Karl Popper thekson se: "Nuk ka asgjë më të demshme dhe më të rrezikshme për njeriun se marrëzia, padituria, naiviteti, cinizmi, injoranca, stupiditeti, iracionaliteti, fataliteti dhe mediokriteti i pavetëdijshëm, i pandërgjegjshëm dhe i sinqertë."

Shqiptarët kanë vuajtur dhe sakrifikuar shumë gjatë rrugës së çlirimit dhe pavarësisë shtetërore dhe kombëtare. Falë luftës çlirimtare të UÇK-së, përpjekjeve të popullit dhe mbështetjes së Shqipërisë, Gjermanisë, SHBA-së, Britanisë së Madhe, NATO-s dhe Perëndimit, kemi mbijetuar dhunën, terrorin, gjenocidin, etnocidin, urbanocidin, kulturocidin dhe masakrat serbe.

Kosova dhe shqiptarët sot janë të lirë nga zgjedha dhe tirania serbe. Ky është lajmi kryesor.

Në politikë dhe diplomaci, ata që bëjnë gabime të rënda nuk kanë mësuar asgjë nga lufta. Platoni njëherë tha: "Miqtë e mi, nuk vritet vetëm jeta në luftë, por edhe e vërteta."

Arti, lufta, shkenca, teknika, politika dhe diplomacia janë bashkim me diçka sublime dhe madhështore, me kusht që të ruhen, mbrohen dhe kultivohen sekretet, idealet, vizionet, vlerat dhe parimet.

Siç thekson Henry Kissinger, për të qenë të përgatitur në gjithçka, politikani i aftë dhe diplomati profesional dhe inteligjent duhet t’i njohë ose dijë të gjitha.

Napoleon Bonaparta ka thënë se luftërat dhe paslufta shpesh janë edhe tregti, biznes, profit ose trofe për horra, maskarë, matrapazë, tiranë dhe diktatorë.

Në këtë kontekst, shihet qartë se Brukseli nuk ka guxim, moral ose fuqi ushtarake dhe politike për të mbyllur ose përfunduar luftën në Ukrainë.

Në Kosovë, në luftën speciale, subversive, psikologjike dhe propagandistike kundër “armikut” imagjinar, luftohet për të ushqyer epshet dhe orekset e ndryshme politike, karrieriste dhe profiteriste. Serbët kërkojnë koncesione të reja, duke rrezikuar integritetin e shtetit të Kosovës.

Edhe pse luftërat çlirimtare si ajo e UÇK-së kanë qenë vendimtare për mbijetesën dhe ekzistencën e kombit dhe shtetit, politika dhe diplomacia inteligjente janë ato që parandalojnë shkatërrimin global.

Siç ka thënë Albert Einstein: "Nuk e di me çfarë armësh do të zhvillohet Lufta e Tretë Botërore, por Lufta e Katërt Botërore do të zhvillohet me gurë, heshta, shigjeta dhe shkopinj."

Teoria dhe praktika e përgjithshme ushtarake tregojnë se ushtria nuk fiton luftërat; janë politika dhe diplomacia e kualifikuar, intelektuale, profesionale dhe inteligjente që i fitojnë ato. Lufta është pasojë e gabimeve shtetërore, nacionale, politike dhe diplomatike.

John Adamson tha: "Mua më duhet të studioj dhe mësoj për luftën, politikën dhe diplomacinë, në mënyrë që biri im të studiojë, mësojë dhe kuptojë mjekësinë, matematikën, drejtësinë ose filozofinë."

Noam Chomsky shton: "Ne duhet të përmbyllim luftërat ose konfliktet e ndryshme midis nesh, para se ato të na vrasin ose shkatërrojnë të gjithë neve."

Luftërat çlirimtare dhe patriotike, si ajo e UÇK-së, ruajnë lirinë, tokën, nderin, moralin, gjakun, gjuhën, atdheun dhe ardhmërinë e kombit. Lufta, gjaku, mundi dhe djersa e heroit shpëtojnë ekzistencën e popujve dhe shteteve.

Morali, karakteri dhe virtyti i lartë njerëzor, së bashku me fuqinë dhe bazamentin personal, moral, intelektual, profesional dhe inteligjent, janë çelësi i lumturisë dhe i mbijetesës globale.

Globalizimi dhe universalizimi i vizioneve, idealeve dhe koncepteve shkencore dhe humaniste, së bashku me shquarjen, identifikimin, dekodimin dhe artikulimin e përvojave dhe njohurive, formojnë boshtin e etikës politike dhe diplomatike.

Në fund, George Clemenceau pyeste: "A është lufta alternativë për paqen dhe lirinë, apo paqja dhe liria alternativë për luftën?"

Luftërat dhe konfliktet tregojnë shpesh dështimin e politikës dhe diplomacisë, por gjithmonë mbetet mundësia e armëpushimeve dhe zgjidhjeve inteligjente.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat