1. Për tutën kurrë nuk ka pasur ilaç, por Presidentes Osmani i ka dalë ilaç nga frika prej Llabanit...
- Se tash, Ajo po e konsideron urgjencë shtetërore Vendimin ligjor të 'kriminelit serb' për konstituimin e Kuvendit, sepse edhe Llabani 'i rrezikshëm për sigurinë kombëtare'
ka vendosur krah për krah me partizanët shqiptarë...
- Unë kam besuar gjithmonë në heroizmin e saj, dhe e kam ditur se ajo nuk di ç'është tuta, pra është tutë gabimisht sepse...
Vjosa nuk është frikësuar nga babai i saj kur ka punuar në Mbrojtjen Popullore të Jugosllavisë...
atëherë kur djemtë shqiptarë ktheheshin në arkivole nga shërbimet ushtarake...e po t'tutët nga një 'hajn i cigarete Marlboro'!
2. Gjykata Kushtetuese po kalon nëpër një fazë luhatjesh emocionale.
- Duket ndjenjë e lehtë për t'u tejkaluar, kjo, por s'është:
ajo që deri dje për ta ka qenë ligjore, tani u duket joligjore...
gjithçka varet nga emocionet...
- Të dua, s'të dua...ky është Neni kryesor i shpirtit...
- Sipas burimeve të mia, Sami Lushtaku nuk e ka shkruar atë Aktgjykim.
- Mos m'u hidhëroni, ama kur i lexon emrat e këtyre gjyqtarëve të krijohet përshtypja ...ndonjë grup 'iranian'...
- E, përgjigjen e kanë përgatitur me simbole që e kundërshtojnë njëra-tjetrën, si Ylli që e përjashton-Hënën;
sepse ashtu siç ndjehen të palumtur dhe të pavendosur, ashtu edhe duket Vendimi i tyre,
i papjekur...emocionalisht.
3. E Hashim Thaçit ia kanë ndaluar 11 vizitorë.
- Pse bash 11-të...kur kanë mundur...100.
- Jo bash si tek '11 minuta' i Paulo Coelho...në një botë të udhëhequr nga apatia dhe indiferenca...
se personazhja e Coelho ka tjera gajle....
- Ata që janë ndaluar ta takojnë Hashim Thaçin në burgun e Hagës, do të ishte mirë edhe t'i burgosin, pasi që i kanë gjykuar pa gjyq.
- Pajtohem vetëm njërit që ia kanë ndaluar..., zotëri Ibrahim Çakalla, sepse çifti i tij të merr në qafë!
- Pse?
- Sepse flet pa pushim, anipse s'është as dijetar, as pleqnar, as filozof.
- Ai...ai
Është mashkull-ndjenjë...!
- Gjykata e Hagës është treguar e padrejtë sidomos ndaj vizitorëve që quhen 'Milaim-a', sepse krejt Milaima-t i kanë ndaluar ta vizitojnë Hashim Thaçin në burg.
- E Milaim do të thotë: 'Ushqim i Hënës'!
4. Hëna duket e bukur por s'është e qetë:
e keni dëgjuar ju tingullin e saj të frikshëm, brtima e saj e shkatërron edhe tregimin më të bukur të dashurisë,...
...se sa më 'përtesë' e me protestë ekziston.
- Dëgjojeni Hënën:
Ajo ulërin më shumë se Dielli që digjet për Të!
5. Derisa Hashim Thaçi është në burg, korzo e Veriut të Mitrovicës u bë 'bashkim-vëllazërim'...bash qysh s'ka pasur qejf Ai...
-....promenadë verë,
- në njërën anë këndon Dino Merlin:
'Në këtë moshë, as dashuria më nuk është ngadhënjim',
- e në anën tjetër Yll Limani i dezinformon të dashuruarit me vargun:
'Sa më larg syve, më afër zemre'.
- Shqiptarë e serbë duke shetitur tok, të lumtur...
e mua më shumë më pëlqen Dino, përkundër faktit që jam patriote ...
- Si para luftës.
6. E kam lënë për asgjë...se Gjithmonë kam pasur qejf ta heq nga fjalori fjalën 'shëtitje' sepse s'është normale të thuash 'po shëtis'...'U ktheva nga shëtitja'!
- Vetëm shqiptarët shëtisin.
Ecjen tutje e tehu...anglisht nuk e gjen!
7. Mua Mitrovica më duket, si Dantes - Florence: 'Mother of little Love'.
8. Hykmete Bajrami duket si tel i shpluar i rrymës, ndërsa sillet si pronare e fabrikës së keksave, që i mbron bizneset që janë mësuar të paguajnë rrymë badihava...
- Ajo dridhet kur flet për rrymë, emocionohet, sepse ende nuk ka qenë në Mitrovicën e Veriut, për ta parë se jo rryma 'e Albin Kurtit', por aty ka edhe policë shqiptarë...mbishkrime shqip, dyqane dhe restorante shqip...
- S'di çka u bë:
Edhe serbët shëtisin Jugut...
pra, është njëfarë qetësie e çuditshme...
sidomos për neve të Veriut që e kemi përjetuar luftën...duket...
qetësi e dyshimtë!
9. Unë isha duke ecur autoudhës, pasi që e lash veturën në servis, dhe meqë nuk më zihet vendi - vend dhe se e kisha harruar në banesë librin 'Si të heshtësh', dola të 'ecë' ...
- Pasi që rrugës kishte motele, ndjehesha e ngushtuar, mos po 'kujtojnë' shqiptarët diçka keq për mua...
por u qetësova pasi m'u kujtua se meqenëse kisha veshur fustan të bardhë, mund të kujtonin që jam 'pronare e moteleve', e jo vizitore...
dhe ky mendim më qetësoi, paksa.
- Prej të gjithë shoferëve të automjeteve, shoferët e kamionëve më së shumti ua dinë kimetin femrave të bukura...
aq shumë e tërhoqa vëmendjen e kamionxhive, sa që u ndjeva si portret i kalendarëve vjetor të viteve të nëntëdhjeta në kamionët e tyre...
- Stina: Dimër, Unë: me fustan prej dëbore).
10. Disa burra po më lusin t'i zhbllokojë nga Facebook-u.
Ata po betohen se kurrë më nuk do të gabojnë, veç siç dua unë do të më komentojnë...
- Kërkesat e tyre jam duke i rishqyrtuar.
P.S. Nesër:
Dita e Re - Nafaka e Re!