Heroi në studimin dhe analizën e emancipuar, konfidenciale, relevante dhe elokuente, është i pranishëm (prezent) dhe aktual në edukatën, kulturën, nderin, moralin, karakterin, epikën, lirikën, dramatikën, heroikën dhe vetëdijen e lartë shtetërore, nacionale, historike dhe patriotike të popujve dhe shteteve të ndryshme gjithandej globit që nga Antika e largët e deri më sot.
Ndonëse në shek. XX (20) dhe XXI (21), fjala, emri, cilësori, termi ose nocioni “hero”, kanë njohur ndryshime dhe metamorfoza të shumta kuptimore, leksikologjike, terminologjike, epistemologjike, gnoseologjike, antropologjike, beletristike e të tjera, me qëllim të studimeve, analizave, shfaqjes, pasqyrimit dhe interpretimit të heronjve të lartë shtetërorë dhe kombëtarë në çaste ose momente të caktuara ushtarake (luftarake), politike, historike, gjeografike, fetare, kulturore, shtetërore, nacionale dhe të tjera, përmes portreteve, fotografive, ngjarjeve dhe zhvillimeve madhore, epokale, historike etj.
Heronjtë gjithmonë ecin ose marshojnë përpara në mënyrë të vetëdijshme dhe konsekuente, për t’i ndihmuar dhe dalë zot njerëzve, popullit (kombit) dhe atdheut kur kanë nevojë dhe kur gjenden në rrezik.
E sidomos atëherë kur prehen fatet dhe tabelat e ligjeve së bashku me gjeometrinë ose gjeografinë funebre të varrit dhe natës së fundit mbi tokë.
“Në çastin ose momentin e caktuar, kur patriotizmi ose atdhedashuria futen dhe depërtojnë në mendjen, zemrën dhe shpirtin e njeriut të përkushtuar, trim, hero, patriot ose çlirimtar, duke i sfiduar dhe eklipsuar të gjitha ndjenjat, emocionet, aspiratat dhe interesat e tjera për shkak të interesave supreme të kombit dhe atdheut, në atë moment fillon epoka e lavdisë çlirimtare, heroike dhe patriotike e një heroi të lartë shtetëror dhe kombëtar.” (Me fjalë tjera të Alexandre Dumasë)
Fjala, termi, nocioni dhe roli i heroit, sipas mitologjisë dhe historiografisë greke, ka kuptimin e një trimi, udhëheqësi, strategu të madh dhe komandanti sypatrembur dhe epiko-mitik, prindërit e të cilit (e ëma apo i ati) kanë qenë Zota ose Perëndi (Herakliu, Aresi, Orfeu, Poseidoni...).
Me fjalë tjera, gjithnjë sipas mitologjisë dhe historiografisë greke: trimi ose heroi i lartë popullor ose kombëtar ka kuptimin e atij që lufton në mënyrë titanike dhe heroike kundër shtypësit, tiranit, sunduesit, skllavëruesit, sadistit, xhelatit ose pushtuesit të egër e gjakatar (në Kosovë Adem Jashari, Hamëz Jashari, Luan Haradinaj, Shkëlzen Haradinaj, Pal Paluca, Fehmi Lladrovci, Xhevë Lladrovci, Antigona Fazliu, Yllka Domi, Përmet Vula, Elton Zherka, apo Ramush Haradinaj, Hashim Thaçi, Fatmir Limaj, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Nasim Haradinaj, Komandant Remi e shumë të tjerë si heronj të gjallë).
Gjithashtu, sipas mitologjisë dhe historiografisë greke, i kemi edhe heronjtë politikë, kauzalë, konspirativë, logjistikë, konceptualë dhe ideologjikë si Soloni, Demokrati, Sokrati, Platoni, Aristoteli etj. (Në Kosovë Dr. Rugova, Dr. Agani, Dr. Rexhep Qosja, Profesor Ukshin Hoti, Adem Demaçi etj.).
E tërë kjo është në funksion të ngritjes dhe krijimit të pasqyrës vizuale ose mediatike të figurave ose personaliteteve të lartpërmendura shtetërore, kombëtare, politike, ushtarake (luftarake), shkencore, intelektuale, kulturore, historike dhe patriotike që kanë ngritur përmendore në shpirtin dhe kujtesën historike e patriotike të çdo shqiptari.
Se këndejmi, Dr. Rugova dhe bashkëpunëtorët e tij – kundër fetishizmit, mazohizmit, ultranacionalizmit, shovinizmit, defetizmit dhe robërisë serbe – bashkë me qëllimet, idealet dhe vizionet e larta shtetërore, kombëtare dhe politike, i ndryshuan edhe konceptet, definicionet, metodat, mjetet (instrumentet) dhe faktet politike e diplomatike që i paraprinë luftës, lirisë, shtetit dhe pavarësisë së Kosovës.
Kosova dhe shqiptarët asokohe u liruan nga frika, paranoja ose fobia e përgjithshme ndaj “forcës” ose “fuqisë” së Serbisë.
“I vetmi burg i vërtetë është frika, dhe e vetmja liri e vërtetë është liria (çlirimi) nga frika.” (Aung San Suu Kyi)
U mor vesh se sipas Nikolla Makiavelit, nuk ka ikje ose shpëtim nga frika dhe vdekja, por vetëm shtyrje të afatit.
E kundërta e saj ishte (është) destruksioni dhe dekonstruksioni i historisë, letërsisë, dramës, teatrit dhe kinematografisë serbe, sipas të cilave: “Ç’është njeriu ose ushtari serb pa pushkë (pa armë), pa thikë, bajonetë dhe pa penis për t’i dhunuar femrat ose gratë e huaja joserbe!” (lexo: literaturat ose shkrimet makabre dhe funebre të Milosh Crnjanskit, Vlladan Gjorgjeviqit, Dobrica Qosiqit etj.).
Erich Fromm, në veprën e tij “Ikje nga Liria”, pos tjerash thekson faktin se speciet ose qeniet njerëzore janë të dedikuara dhe të destinuara për të lindur dhe për të jetuar në komunitet, si kafshët në kope.
Natyrisht se e tërë kjo që ka ndodhur (dhe po ndodh akoma) në shtetin, popullin, shoqërinë, luftën, politikën, letërsinë dhe historiografinë serbe, me termin më të butë quhet anagnorisis, mimesis dhe katharsis, në kuptimin e “fatit të popullit dhe shtetit qiellor serb” që nuk lëviz, nuk ndryshon dhe s’përmirësohet kurrë. Duke ngritur dhe krijuar kështu në mënyrë serike e sistematike antiheronj ose heronj tragjikomikë si në veprat e njohura të Aristotelit, Shekspirit, Merriam Websterit etj.
Ndërkaq, ajo që të duket edhe më e shëmtuar, iracionale dhe groteske në opinionin serb, është tendenca “revolucionare”, bolshevike, jugokomuniste, hipokrite, imperiale, kolonialiste, reaksionare dhe anakronike për barazimin, valorizimin dhe glorifikimin e atyre që e kanë bërë dhe fituar luftën çlirimtare dhe patriotike, me ata që kanë nxitur, shkaktuar dhe zhvilluar luftëra të ndyra kriminale, gjakatare dhe shkatërrimtare kundër njerëzve, popujve dhe shteteve të tjera joserbe!
Pikërisht kjo është blasfemi, hipokrizi dhe demagogji politike.
Aty, zaten, e shohin shpëtimin dhe mbijetesën e tyre disa nga pozita (pushteti) dhe nga krejt politika serbe.
Shtetin, lirinë dhe pavarësinë e tyre shtetërore, kombëtare, politike, historike, territoriale dhe gjeografike, shqiptarët gjithmonë do ta masin, çmojnë dhe vlerësojnë mbi bazat dhe idealet e njohura liridashëse e patriotike të luftës dhe sakrificave të tyre individuale dhe kolektive, e jo në bazë të interesave të ndryshme politike, koniunkturale, nomenklaturale, konceptuale ose ideologjike të politikave ditore ose periodike. E sidomos vlerat e njohura të luftës së lavdishme të UÇK-së.
Po e cek prapë se luftërat e njohura çlirimtare dhe patriotike, siç ishte lufta çlirimtare, heroike dhe patriotike e UÇK-së, janë shumë të rëndësishme, esenciale, kruciale ose jetike për mbijetesën dhe ekzistencën e një populli (kombi) dhe një shteti.
Në fushën e nderit ose në frontin e luftës, shpeshherë vendoset edhe për ekzistencën, edhe për zhdukjen ose shfarosjen e një populli (kombi) ose etnikumi të tërë.
Janë fronti i luftës ose fusha e nderit, së bashku me aktin e lartë të heroizmit, sakrificës ose vetëflijimit individual dhe kolektiv, ato vlera dhe parime sublime e aq relevante, që vendosin për mbijetesën, ekzistencën, fatin dhe ardhmërinë e popujve, kombeve dhe shteteve.
Janë trashetë, rrogozët, rrënojat ose istikamet e luftës ato mbi të cilat shpeshherë ose vazhdimisht janë skicuar, vizatuar, hartuar, formuluar, ngritur ose projektuar fitoret e mëdha së bashku me hartat ose gjeografitë e reja shtetërore, kombëtare, etnike, politike, historike etj.
Ndërkohë që luftërat e lavdishme liridashëse, çlirimtare ose patriotike siç ishte lufta e UÇK-së, nuk na mësojnë kurrë t’i duam pushtuesit e djeshëm, kriminalë, gjakatarë dhe historikë, por t’i urrejmë ose injorojmë ata, së bashku me projektet ose planimetritë e tyre makabre e funebre – kundër nesh si individ dhe kolektivitet.
Se këndejmi, luftërat e njohura çlirimtare ose patriotike, të mbiquajtura ose titulluara shpesh edhe si prindërit (baballarët) dhe të lindurit (fëmijët) e parë të një kombi dhe shteti, e kanë efektin dhe mesazhin e njohur determinant ose paradigmatik të përmirësimit dhe përmbushjes së paradokseve, naiviteteve ose padrejtësive të ndryshme shtetërore, kombëtare, politike, historike, gjeografike e tjera nga e kaluara.
Në fund të fundit, sipas idealeve, koncepteve, formulave ose doktrinave të shquara të luftërave të njohura çlirimtare dhe patriotike: lufta, gjaku, mundi dhe djersa e heroit ose dëshmorit, shpëtojnë lirinë, tokën, nderin, moralin, gjakun, gjuhën, atdheun dhe ardhmërinë e kombit.
Sidoqoftë, popujt (kombet) dhe shtetet e ndryshme, sipas filozofisë kristiane dhe asaj arabe ose myslimane, ashtu sikurse yjet në qiellin ose universin e pafund, vazhdimisht i nënshtrohen eklipseve ose proceseve të ndryshme evolutive ose ripërtëritëse, në kuptimin e asaj se gjithçka ripërtërihet, transformohet dhe merr jetë të re, sapo të rishfaqet (rikthehet) drita e bekuar e Zotit.
Edhe agimi dhe ringjallja janë shfaqje të larta hyjnore dhe sinonimike në kuptimin e rishfaqjes së vazhdueshme të dritës së jetës, gjenialitetit të Zotit, popullit (kombit) dhe gjenealogjisë së natyrës.
Pa i harruar këtu edhe hipotezën ose teorinë gjenerale, të posaçme (specifike), personale etj., së bashku me strategjinë mbrojtëse, konkurruese dhe menaxhuese – ndaj kanosjes, pasigurisë dhe befasisë individuale dhe kolektive.