Ligjet norvegjeze janë qytetërim, ndërsa barazia e grave është masë e qytetërimit!

Opinione

Ligjet norvegjeze janë qytetërim, ndërsa barazia e grave është masë e qytetërimit!

Nga: Përktheu; H.R Më: 30 gusht 2025 Në ora: 20:46
Ilustrim

Lily Bandehy vjen me kritika të rëndësishme dhe shumë të drejtpërdrejta ndaj Islamit në librin e saj të ri. "Hixhabi - Islami dhe fashizmi fetar".

Ky libër është një grusht kundër Islamit fundamentalist dhe shtetit islamik të Iranit. Autorja Lily Bandehy është e bindur se hixhabi është simboli më i dukshëm i fashizmit fetar islamik!

Autorja e librit është një ish-mësuese dhe infermiere psikiatrike. Ajo erdhi në Norvegji si refugjate nga Irani në vitin 1988. Bandehy ishte politikisht aktive nën regjimet e Shahut dhe Khomeinit. Në vitin 2003 ajo botoi autobiografinë e saj "Unë vij nga Irani", "Një fushë me lulekuqe" dhe "Shija e qershive".

Në vitin 2019 ajo u nderua me  Çmimin “E lindur e lirë” me librin  "Gratë në Islam dhe përbuzja e grave në Islam"! Libri u promovua nën mbrojtjen e policisë në vitin 2021…) Ajo është dalluar si një kundërshtare e fortë e martesës së fëmijëve dhe hixhabit të fëmijëve.

Ky libër është një urë zjarri, jo vetëm për të majtën norvegjeze, por edhe për evropianët!

 Ajo ofron një shqyrtim të plotë historik të zhvillimit të Islamit që nga shekulli i 7-të, prandaj është shumë e bindur se Islami ka devijue nga një fe e zakonshme!

"Është injorancë e madhe t’a konsiderojsh Islamin ekskluzivisht si një fe në përputhje me sistemet e tjera të besimit. Ky është keqkuptim i rradhës cili ua ka hapur rrugën e përhapjes në Evropë, nën maskën e lirisë së fesë në demokraci!

Ajo shkruan se përdorimi me të madhe ( në rritje)  i hixhabit në Evropë kontribuon në dobësimin  e shoqërive laike evropiane…)

“Historia islame tregon se mbulimi i grave është çelësi i islamizimit të shoqërisë”!

Prandaj, kjo është arsyeja pse regjimi islamik në Iran përdor dhunën maksimale, si mjet të kontrollit shoqëror, por me ndikim edhe në shumë vende tjera myslimane."

Rishikimi historik i zhvillimit të Islamit është jashtëzakonisht interesant, sidomos në vitet pas revolucionit islamik të Khomeinit në vitin 1979. Gratë në Iran në fakt rrezikojnë jetën e tyre nëse nuk e mbajnë hixhabin. Ato duhet të vishet në mënyrë të sikletshme dhe në mënyrë korrekte, përndryshe policia e moralit mund t’i burgosë dhe pastaj gjërat mund të shkojnë krejtësisht keq. Mbulimi i grave me hixhabin, sipas  Bandehy, nuk është e mundur të shpjegohet si diçka e urdhëruar nga Kurani. Në masën që gratë inkurajohen të mbulohen, kjo nuk ka të bëjë fare me flokët, por ndoshta me gjoksin.

Ajo vëren se shumë njerëz ngurrojnë të kritikojnë këto pikëpamje të Islamit ndaj grave! Terrori, vrasjet dhe dhuna për moral i ngarkohen varfërisë dhe kushteve vështira jetesësore. Kjo, përndryshe i privon muslimanët nga përgjegjësia për përzgjedhjet e tyre, prandaj unë këtë e quajë “ racizëm përçmues i mbështjellur me retorikë antiraciste”. Prandaj, kushdo që kritikon Islamin, gjithsesi akuzohet menjëherë për islamofobi.

A është e vërtetë, se e majta në Norvegji vuan gjithashtu nga një lloj faji postkolonial dhe është e detyruar të kompensojë privilegjet e saj "të bardha"? 

A përfundojnë duke mbrojtur hixhabin dhe format e tjera të shtypjes fetare?

-Po, kështu është, thotë autorja, e cila merr për shembull  dy nga zëvendëskryetaret e SV në Norvegji,

Marian Hussein, një myslimane nga Somalia, anëtare e Stortingut, e cila vazhdimisht e mban hixhabin. Bandehy është e bindur se Hussein e shfrytëzon pozicionin e saj të pushtetit për të mbrojtur identitetin mysliman, sepse hixhabi është pikë qendrore për Islamin!

Në libër, autorja pohon poashtu se Hussein nuk dëshiron ligje kundër hixhabit të fëmijëve, kundër ndarjes gjinore (për shembull, që vajzat dhe djemtë duhet të kenë mësime të ndara në palestër dhe not) ose kundër kulturës së nderit( moralit)!

"Në vend të kësaj, Hussein kërkon më shumë fonde, më shumë seminare, më shumë komitete, më shumë rrjete të zgjeruara dhe më shumë dukshmëri islame në shoqëri!

Rezultati është; më shumë hixhab, më shumë kontroll shoqëror jashtë ligjeve të shtrtit, më shumë dhunë nderi dhe më pak integrim.”!

Marian Hussein është e rritur, ajo mund të zgjedhë sipas dëshirës, cilën do shami që dëshiron.

Por kur Xhamia Rabita në Oslo, mban kursin "Udhëtimi im drejt Hixhabit" për vajza 10-13 vjeçare, sigurisht që është normale të bëhet pyetja;

 A është kjo në rregull?

Përderisa debati rreth rrobave të foshnjave ngjyrë rozë dhe blu, vazhdon të ngrihet në qiell, por edhe të flitet për përforcimin e roleve gjinore, pse atëherë kaq pak njerëz flasin për hixhabin e fëmijëve, i cili në fakt burgosë lirinë e vajzave të vogla?

-Pse kemi një standard për vajzat e vogla me prejardhje nga Lindja e Mesme dhe një tjetër për vajzat nga Mo I Rana?

Autorja mbështet ndalimin e hixhabit si veshjeve publike për fëmijët.

Ajo dëshiron liri shprehjeje kur bëhet fjalë për kritikat e simboleve fetare, por dëshiron që media të kuptojë lidhjen e ngushtë midis hixhabit, kontrollit shoqëror dhe fesë Islame.!Njëherit ajo beson se kjo është një mënyrë e mirë për të ndaluar atë që ajo e quan aparteid gjinor dhe kulturë  e nderit.

Një ndalim për fëmijët e vegjël që të veshin hixhab, tregon bazën e vlerave të shkollës.

"Ky ndalim do të ndihmonte në çlirimin e vajzave të vogla nga turpi dhe kontrolli i trupit! Ndalimi do t'u jepte lirinë për të luajtur, për të marrë pjesë në gara, për të mësuar dhe për t’u zhvilluar si individë….)

Pastaj kur ndëgjon edhe këto llafe; “është e rrezikshme”….”jo aq e rëndësishme”... .”le ta veshin këtë hixhab nëse është shumë me rëndësi”! 

Por kur ndëgjon një norvegjez të arsimuar mirë të thotë,  se hixhabi është pothuajse kostumi kombëtar mysliman, atëherë?

Masiha Alinejad, aktiviste iraniane për të drejtat e grave, gazetare dhe autore e cila në vitin 2023 u nominua për Çmimin Nobel për Paqen nga Abid Raja, e sheh kështu problemin;

- “Hixhabi i detyrueshëm është flamuri ideologjik i islamistëve”!.

Pra, herën tjetër, kur unë shoh një vajzë të vogël me hixhab në metro, mendoj se; “aparteidi gjinor” vazhdon të jetojë edhe pse jo shumë njerëz e përdorin këtë shprehje!

“Hixhabi , Islami dhe Fashizmi Fetar” është një libër i rëndësishëm i kohës sonë, nuk vendos barriera në mes të shoqërisë tonë. Disa do të ndihen të ofenduar në emrin e tyre, disa me siguri do të ofendohen në emrin e të tjerëve. Pra kjo është ajo që duhet të tolerojmë në një shoqëri të iluminuar dhe liberale. Për këtë arsye libri duhet të lexohet përtej ndarjeve dhe besimeve  fetare.

Kemi shumë për të mësuar si për myslimanët ashtu edhe për të tjerët!Sot mund të flasim për shoqëritë paralele, por për dështimin e integrimit sa të duam. Sipas Bendehy-t, ne duhet të guxojmë të adresojmë rrënjët e problemeve. Ajo vetë nuk dyshon, se kur ligji i Sheriatit, kultura e nderit, hixhabi dhe kontrolli ekstrem shoqëror janë në rritje nëpër Evropë, thjesht kjo bëhet vetëm për shkak të Islamit. Ndoshta  tingëllon mashtrueshëm por mund të jetë e vërtetë!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat