Sy mbyllur, por krenar dhe largpamës drejtë pushtetit!

Opinione

Sy mbyllur, por krenar dhe largpamës drejtë pushtetit!

Nga: H.Rafuna Më: 5 shtator 2025 Në ora: 21:51
H.Rafuna

Kam bindjen se, në parlamentin e shtetit të Kosovës, për shtatë-tetë muaj me rradhë ishte defilatë mode me shpërblim nga të gjithë deputetët/ deputetet e partive politike! Nëse vazhdohet kështu, sikurse kur dallohet miku nga armiku, besimin për të drejtua shtetin e keni humbë përjetësisht! Kjo është sikurse, t’i besohet dhisë të ruajë thesit të hapur me tërshërë!

Të gjithë ecni sy mbyllur, duket sikur s’keni nevojë me pa, me mendue dhe me ndëgjue! Drejtoheni nga djalli !

Këngën e keni mësue përmendësh, sikurse ai gjeli në maje të plehut! Sy mbyllur, por krenar dhe largpamës drejtë pushtetit! Grindjen e keni mbjellë në gjak, sikurse ato bishat e uritura pas ushqimit, të cilat gjakosen pa mëshirë!

Është fatkeqësi e madhe, sepse instiktivisht i dëshironi t’keqen shtetit, sepse mendja e ndritur i mungon  shtetit dhe parlamentit për të përmbysë këtë turp!

Nëse mendoni se jeni mendje e shëndoshë për shtet dhe parlament, ishte dashtë të reflektoni ndershëm ndaj lirisë, atdheun dhe shqiptarinë?

A ishte dashtë të bashkoni numrat dhe forcën, dhe bashkarisht të ndërroni edhe Kushtetutën e shtetit, sepse Kalin e Trojës e keni aty në Kushtetutë! Kush duhet të merakoset për këtë listë fashiste?

Askush! 

Ata nuk meritojnë asgjë më shumë se minoritetet tjera!

Përderisa, mendja e sëmurë për pushtet, është bë epidemi e poleve të kundërta në politikën e shtetit të Kosovës, Serbia e ka të garantuar ushqimin më të shëndetshëm për botën serbe, ata nuk do të ndalojnë! Faktet flasin dhe bërtasin me zë të lartë për të gjithë ata shqiptarë, të cilët e duan lirinë dhe shqiptarinë! Kur serbosllavët i pengon gjuha shqipe në Mal të Zi, Maqedoni të Veriut dhe Luginë, atëherë pse të ledhatohet kjo listë raciste e Vuçiqit?

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat