SHBA-ja pezulloi dialogun strategjik me Kosovën:sinjali i SHBA-së për Ballkanin: A do të zgjedhë Vuçiç Perëndimin, apo rrezikon izolimin?
Më 12 shtator 2025, SHBA-ja pezulloi dialogun strategjik me Kosovën, duke tronditur rajonin. Ky vendim, u tha se është i nxitur nga tensionet e shkaktuara nga qeveria Kurti, ndërsa ngre një pyetje kritike:
A është Serbia e radhës? ndërsa Prishtina përpiqet të rifitojë besimin amerikan, Beogradi balancon mes Perëndimit, Rusisë dhe Kinës.
Ambasada amerikane në Prishtinë deklaroi se veprimet e qeverisë Kurti, sidomos tensionet në veri të Kosovës, kanë cenuar stabilitetin rajonal, duke penguar bashkëpunimin në siguri dhe ekonomi. Dialogu mund të rifillojë vetëm kur kushtet të përmirësohen, deklaroi ambasada amerikane në Prishtinë.
Presidentja Vjosa Osmani e cilësoi aleancën me SHBA-në “ekzistenciale”, ndërsa zëdhënësi Përparim Kryeziu premtoi adresimin e kritikave.
Kurse, opozita ka kritikuar ashpër Kurtin, por falë rolit historik të SHBA-së në pavarësinë e Kosovës, ky pezullim nuk shihet si fatal.
Serbia: "Diplomaci në Litar të Hollë"
Ndryshe nga Kosova, e varur nga Perëndimi, dhe SHBA, Serbia, ndjek një diplomaci "balancues" mes Rusisë, Kinës dhe SHBA-së. Vizitat e Presidentit Vuçiç në Moskë (9 maj 2025) dhe Pekin (2-3 shtator 2025, ku u takua me Putinin) kanë shqetësuar Uashingtonin.
Mbështetja e tij për Milorad Dodik dhe refuzimi për të njohur Kosovën pengojnë normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
Megjithatë, SHBA-ja vijon angazhimin me Beogradin. Sekretari i Shtetit Marco Rubio njoftoi një dialog strategjik për fundin e 2025-ës, për të ulur tensionet dhe kufizuar ndikimin rus e kinez.
Skenarë për 2026: A rrezikon Serbia pezullimin?A mund të përballet Serbia me një distancim të ngjashëm?
Disa faktorë tregojnë rrezikun:
Lidhjet me Rusinë dhe Kinën: Marrëveshje të reja ushtarake ose ekonomike me Moskën apo Pekinin mund të provokojnë reagime të ashpra nga SHBA-ja.
Destabilizimi rajonal që mund të vijë në shprehje nga moszbatimi i Marrëveshjes së Ohrit (2023), veçanërisht për Asociacionin e Komunave Serbe, dhe mbështetja për Dodik do të rrisin tensionet.
Presioni në SHBA që vjen nga Senatorët si Jeanne Shaheen, Roger Wicker, dhe kongresistët si Robert Aderholt, Keith Self, dhe Ritchie Torres mund të shtyjnë për masa edhe më të rrepta nëse Serbia devijon nga Perëndimi.
Nëse Serbia nuk përparon me "Marrëveshjen e Ohrit" dhe stabilitetin rajonal, 2026 mund të sjellë pasoja më të rënda sesa për Kosovën.
Koha për zgjedhje nga SHBA po bëhen më se të qarta:
Pezullimi me Kosovën sinjalizon se SHBA-ja kërkon përkushtim të palëkundur nga aleatët. Serbia mund të vazhdojë "balancimin" mes Perëndimit dhe Lindjes deri në fund të 2025-ës, porse 2026 mund të sjellë një zgjim të ashpër nëse Beogradi pengon Marrëveshjen e Ohrit ose thellon lidhjet me Rusinë dhe Kinën.
A do të zgjedhë Vuçiç Perëndimin, apo rrezikon izolimin?