Tronditet Kosova, çuditet bota me gënjeshtrat e Rubinit

Opinione

Tronditet Kosova, çuditet bota me gënjeshtrat e Rubinit

Halil Geci Nga Halil Geci Më 16 shtator 2025 Në ora: 12:19
James Rubin

Dëshmitari në Hagë ekspozoi Hashim Thaçin si profiter lufte:

Ai deklaroi se Thaçi nuk ka qenë kurrë në luftë.

Sipas dëshmitarit James Rubin, Thaçi paska qenë një “veteran” dhe “ushtar i rremë” i UÇK-së, i cili shkaktoi dëme të mëdha Kosovës me marrëveshje që vështir se mund të zhbëhen.

Sot, në Hagë, Rubin u përpoq të minojë punën 25-vjeçare të aleancës së NATO-s dhe EULEX-it në Kosovë, duke tentuar të pastrojë figurën e Thaçit pa i interesuar fare për shokët e luftës.

Dëshmia tronditëse e Rubinit si dëshmitar mbrojtës i Thaçit ku thotë:

“Thaçi nuk ka pasur as njohuri e as dituri për ta udhëhequr UÇK-në.

UÇK është udhëhequr nga një zyrë që i binte nga Adem Demaçi dhe Albin Kurti!”

Pra, Thaçi po del larg vijave të frontit,më shumë profiter lufte sesa luftëtar.

Këtë deklaratë duhet ta gjykojë populli:

A ka rrejti Rubin, apo ka kallxuar të vërtetën?

Dikur Thaçi i thoshte Albin Kurtit:“Ti je veteran i rremë!”

Ndërsa vetë mburrej:

“Unë nuk e kam lëshuar kurrë pushkën, kam qenë prej njësive të para,” thonte ai.

Por sot, dëshmitari i tij – James Rubin – tha publikisht:

“Thaçi nuk ka qenë kurrë në luftë!”

Çfarë mbrojtjeje është kjo?

Pa asnjë fije argumenti, me devijime të rreme dhe fjalë boshe.

Rubini foli si i paguar, si t’ia kishin mbushur strajcën.

U pa qartë se ishte peng i grazhdit të vet,duke manipuluar realitetin para gjithë botës.

Shërbimet informative të NATO-s dhe EULEX-it në Kosovë kanë paraqitur Thaçin dhe grupin e tij si rrjet kriminal, vrasës dhe uzurpatorë.

Ku mbeti Rubin?

A është ai vetëm një individ, apo përfaqëson krejt strukturën e NATO-s dhe EULEX-it?

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat