Në Kosovë, thuhet se po shkelen të drejtat e terroristëve serbë

Opinione

Në Kosovë, thuhet se po shkelen të drejtat e terroristëve serbë

Nga: Dedë Preqi Më: 16 shtator 2025 Në ora: 13:33
Dedë Preqi

Lista serbe dhe udhërrëfyesit e saj nga Beogradi, pohojnë se në Kosovës, po u shkelen të drejtat e tyre nga qeveria Kurti, dhe zingjiri i reagimeve shkon aq largë dhe te ndërkombëtarët, me provokimet e tilla serbe, që vazhdon të përzgjatet në forma të propagandave dhe shantazheve të ndryshme kundër shtetit të Kosovës.

E kush është Lista serbe, vetëm një grup militantësh dhe i veglave të Vuçiqit, në mesin e së cilës edhe nënkryetari i kësaj Liste serbe kryekrimineli Milan Radoiçiq, që e udhëheqi grupin terrorist serb në Banjë të Mitrovicës, që e kishin planifikuar jo vetëm sulmin por dhe aneksimin e kësaj pjese të vendit.

Kjo formë e arrogancës politike serbe vazhdon të qëndrojë për një afat kohor, për deri sa edhe BE-ja, i ka futur veshët në lesh, e cila nuk ndërmuar asnjë masë ndaj Serbisë, për ti dënuar akterët e tillë, të cilët gjinden të lirë në teritorin e saj, që shkakëtuan edhe humbje njerëzish nga të dyja palët.

Nëse përgjegjësi nuk e merr dënimin e merituar për atë që bënë, kjo është një zhvendosje e faktit konkret në fushën e krimit dhe veprimit, atëherë çka do të ndodh me përgjegjësinë, nga që një proces i tillë nuk ka më vetëm një formë të prekshme, por në fakt pretendon të jetë i pranishëm me tërë makinerinë dhe qenjën e vet.

Dhe ajo që e vijon Lista serbe, që nga fillimi i krijimit të saj e deri më tani nuk ka pushuar asnjë ditë duke punuar dhe organizuar me çdo mjet luftën kundër pavarësisë, kundër ligjeve dhe shtetit të Kosovës, dhe kështu lidhet imazhi i saj me imazhin e gjarpërit, që ka simbolikën e satanit, i cili i ngatërron në sytë e këtij populli faktet themelore të ekzistencës së vet në Kosovë.

Përmes Listës serbe, e cila derigjohet dhe financohet nga Vuçiqi, u organizuan në veri të vendit strukturat paralele serbe, që bien në kundërshtim me ligjet e Kosovës, dhe në katër komunat me popullatë serbe, Lista serbe ka ndikuar deri edhe me dhunë në popullatën e tyre, që të binden urdhërave të Beogradit, për të mohuar dhe refuzuar shërbimet e administratës dhe ligjeve të Kushtetutës së shtetit të Kosovës.

Lista serbe, është pjesëmarrëse direkte e sulmit terririst në Banjë të Mitrovicës, në krye me kriminelin Milan Radoiçiq, në vitin 2023, dhe bashkërënditëse e planit në shpërthimin e kanalit Ibër-Lepenc, në vitin 2024, përndryshe po të mos ishte në një linjë të tillë, në rastin e parë apo tjetrin, kjo Listë do të të diferencohej nga organizimet e tilla terroriste.

Dhe, përkundrazi Lista serbe, këto ditë në hapjen e tubimeve parazgjedhore në Kosovë, bëjnë thirrje për çlirimin e Kosovës, dhe në përkrahje të Radoçiqit, duke brohoritur » Të gjithë me vëlla Millanin», i cili në Kosovë, është njëri ndër kriminelët më të kërkuar nga organet e Drejtësisë së këtij vendi.

Kjo Listë serbe, nuk e kishte asnjëherë brengën e popullatës serbe dhe mirëqenjën e saj, por brenga e këtij grupi ishte vetëm minimi i imazhit të shtetit të pavarur të Kosovës, dhe kohëve të fundit brenga e tyre ka qenë eliminimi i pushtetit të Albin Kurtit, sepse një pushtet i tillë do të ishte «therrë» në sytë e tyre, duke ua shkelur të drejtat për kthyerjen e strukturave paralele dhe format tjera që kanë të bëjnë me «anti Kosovë» si shtet i pa varur dhe sovra.

Zëri i qeverisë Kurti dhe i opinionit tonë ka qenë që kjo Listë serbe, mos të merr pjesë në zgjedhjet e ardhshme qëndrore dhe as komunale, por kjo Listë serbe, të shpallet organizatë terroriste, dhe ka material të bollshëm që të merr një epitet të tillë, sepse i ka përmbushur të gjitha kushtet të shpallet e pa pranueshme në jetën politike dhe institucionale të këtij vendi.

Në të kundërtën, në këto rrethana kjo do të ngjallte një ndjenjë shqetësimi dhe rreziku, që mund ti ndodh këtij populli në Kosovë, i cili akoma e ka zemren dhe shpirtin e thyer nga plagët e luftës së fundit, dhe thua se kjo «qenje e sotme» prap na drejtohet me një lloj mesazhi të keq, sikur brenda saj po përgaditet diçka e kurdisur dhe e mbushur me rreziqe të pa para për popullin e këtij vendi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat