Patriotë apo hajdutë? Kur tradhtia vishet me flamur

Opinione

Patriotë apo hajdutë? Kur tradhtia vishet me flamur

Lirim Gashi Nga Lirim Gashi Më 16 shtator 2025 Në ora: 18:30
Ilustrim: Patriotizmi i rremë dhe tradhtia e mbuluar me flamur

Në këtë shkrim, autori ngre një kritikë të ashpër ndaj atyre që, sipas tij, e përdorin patriotizmin si kostum për të mbuluar korrupsionin, tregtinë me territor dhe pazaret politike. Me krahasime historike dhe filozofike, Gashi argumenton se patriotizmi i rremë është një rrezik për shoqërinë dhe një paralajmërim për brezat që vijnë.

Teksti integral i Lirim Gashit:

Nuk mund të jesh njëkohësisht edhe hajdut i meritave të luftës dhe i pronës publike, edhe falës i krimeve të kriminelëve serbë të luftës që ma kanë masakruar familjen, edhe tregtar i territorit të shtetit, edhe uzurpues i gjyqësorit dhe prokurorisë –edhe patriot.

Mund të jesh vetëm korruptues i shkrimtarëve që ta shkruajnë një biografi të rrejshme dhe një mut i zorrës së trashë të Arnaudit, Xhavit Halitit dhe Esat Toptanit

Nuk mund të jesh në të njëjtën frymëmarrje edhe hajdut i meritave të luftës dhe i pronês publike, edhe shëlbues i kriminelëve serbë, edhe pazarxhi i territorit, edhe, edhe kapës i gjyqësorit dhe prokurorisë – dhe pastaj të guxosh të shpallesh patriot.

Patriotizmi nuk është kostum që e vesh kur të duhet zy, për ta mashtruar popullin, as flamur për t’ia fshehur gjakun viktimave, as selfie për Instagram në ditë feste.

Nëse zgjedh ta luash këtë rol tragjikomik, atëherë s’je patriot, por një gjuetar i diamantit dhe rubinit – një alkimist i errësirës që përpiqet të shndërrojë tradhtinë në fitim personal.

Je mut i zorrës së trashë të Arnaudit, Xhavit Halitit dhe Esat Toptanit, mbetje historike që historia i nxjerr jashtë trupit të kombit, jo si heronj, por si paralajmërim për brezat që vijnë se çfarë nuk duhet bërë kurrë.

Nga këndvështrimi etik, një i tillë njeri është si bakter që ushqehet me gjakun e popullit dhe e quan këtë patriotizëm.

Nga këndvështrimi politik, është rrezik shoqëror – një tumor që metastazon në institucionet e shtetit.

Nga këndvështrimi filozofik, është absurdi i pastër – mishërimi i asaj që Camus do ta quante “rebelimi i rremë”, ku krimineli paraqitet si shpëtimtar.

Nga këndvështrimi historik, këta njerëz janë fusnotë, asgjë më shumë – fusnotë që historia e shkruan me bojë të zezë për t’ua kujtuar brezave se edhe kombet mund të kenë parazitë, por parazitët kurrë nuk bëhen dot komb.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat