A nuk do të ishte një kënaqësi e rrallë njerëzore, nëse do të mundeshim të hynim në shpirtin e njerëzve dhe të ngrinim dolli për paqën ndërnjerëzore, që të mbretërojë kudo në botë, dhe në këtë ditë të ia kushtonim pikërisht «mbylljes së konflikteve» dhe «luftrave», dhe të ndërtonim ura për të kapërcyer pengesat që na rrethojnë.
Do kemi parasysh, 21 shtatori është emëruar si « Dita Ndërkombëtare e Paqës », që do të festohet në gjithë botën, një ditë e rëndësishme që themëlohet në vitin 1981, nga Asamblea e Kombeve të Bashkuara, e cila u bënë thirrje gjitha kombeve të botës, që të respektojnë njëri-tjetrin, duke ndërprerë armiqësinë dhe urrejtjen, duke promovuar paqën ndërnjerëzore.
Mirëpo, a është kjo ditë që vlenë për sëcilin popull në sëcilin vend të botës, apo do të tingëllonte kjo fjalë vetëm si një propagandë e tillë e ngritur e këtij lloji, sepse në realitet njerëzimin e sotëm e gjenë në një gjendje të rënduar, ku aktet e dhunës, kërcënimet dhe luftërat e prekin njerëzimin në çdo hap të jetës së tij.
Prandaj, duhet ta thëmi me shqetësim, që sipas këtij përkufizimi «Paqja dhe stabiliteti» në botë po rrezikohet përditë e më shumë, sidomos kohën e fundit me shpërthimin e luftës në mes Rusisë dhe Ukrainës, dhe në mes Izraelit e Palestinës, që ka gjasa këto luftëra të zgjerohen edhe më tutje, duke shkakëtuar vdekjen e mijëra njerëzve të pafajshëm, në mesin e tyre edhe fëmijë.
Dhe sipas këtij përkufizimi «Paqja» dhe stabiliteti në rajon dhe botë do të ishte në një gjendje të pa lakmueshme dhe si rrjedhoë e kësaj situate, do të ishin mospajtimet e një realiteti ekzistencial dhe politikat fuqive të mëdha dhe pushtuese, të cilat nuk distancohen nga këto tipare, por përkundrazi bëhën shkakëtare e një çrregullimi ndërnjerëzor, duke e rrezikuar paqën dhe stabilitetin në botë.
Sipas asaj se, çka do vlerësohet tek njeriu më shumë në këtë jetë se «liria» dhe «paqa» e harmonia me tolerancën ndërnjerëzore, si virtyte të ndërsjella në mes popujve, duke treguar respekt ndaj njëri-tjetrit si qenje e vetëdishme njerëzore.
Dhe çka na dallon nga qenjet tjera jonjerëzore, që sulmojnë e kërcënojnë njëra-tjetren pa vetëdije apo qëllimshëm, sikur gjasojnë kërcënimet dhe shantazhet e Serbisë, ndaj Kosovës, e cila nuk ka ndryshuar edhe mbas 25 vitëve mbas një armëpushimi të një luftë të dhunshme, barbare e gjenocidiale ndaj një poipulli të pafajshëm.
Do të ishte një mrekulli kur do bindemi se bota do të unifikohet njëherë me një qëllim të caktuar, edhe pse ky qëllim mund të jetë jo vetëm një iluzion, por diçka e vërtetë, ku në sytë e fëmijëve dhe gjithë popujve do të shikojmë dhe vërejmë një hare dhe tolerancë ndërnjerëzore, një jetë pa trazime dhe kërcënime deri te ato «bërthamore».
21 shtatori «Dita Ndërkombëtare e Paqës» ka rëndësi për çdo popull dhe çdo vend në botë, poashtu edhe për Kosovën, për të arritë zhvillimin e saj të frytshëm dhe të qëndrueshëm, bazuar në dialog dhe respekt ndaj njëri-tjetrit, duke e marrë edhe shembullin e Serbisë me Kosovën, të cilët janë një periudhë të gjatë në dialog në mes tyre, dhe pse rrezulltatet mungojnë, duhet të vendoset marrëveshja dhe paqa në mes këtyre dy popujve dhe dy vendeve të lira dhe sovrane.