Zgjedhje më ndryshe?

Opinione

Zgjedhje më ndryshe?

Nga: Hafir Hoxha Më: 25 shtator 2025 Në ora: 06:38
Hafir Hoxha

Në këto zgjedhje po vërej nje ndryshim interesant të shoqërisë kosovare – ndryshimin e kulturës së pjesëmarrjes politike gjatë këtyre 20 viteve.

Nëse para 15–20 viteve mitingjet ishin ngjarje masive në stadiume, sot ato janë tkurrur në formate të vogla si salla, restorane, madje edhe oda private.

Kete transformim po e kuptoj në disa rrafshe njëkohësisht:

1. Humbja e besimit te premtimet politike

– Qytetarët kanë parë se premtimet e mëdha gjatë fushatave shpesh nuk përmbushen.

– Ka krijuar bindjen se partitë dallojnë pak nga njëra-tjetra në praktikë kur vijnë në pushtet.

– Si pasojë, mungon entuziazmi i dikurshëm për tubime madhështore.

2. Lodhja nga papërgjegjësia dhe mos serioziteti i politikanëve

– Skandalet, nepotizmi, korrupsioni dhe keqpërdorimi i institucioneve kanë sjellë zhgënjim të thellë.

– Qytetarët shpesh i shohin mitingjet si shfaqje boshe dhe jo si hapësira ku dëgjohen problemet e tyre reale.

3. Vetëdijësimi qytetar

– Një pjesë e votuesve e kanë kuptuar se mirëqenia e tyre varet më shumë nga puna, shkollimi dhe përkushtimi personal sesa nga ndihma e politikanëve.

– Për këtë arsye, ata nuk e shohin të nevojshme të shpenzojnë kohë në mitingje.

4. Ndryshimi i stilit të fushatave

– Sot partitë përqëndrohen më shumë në komunikim mediatik dhe rrjete sociale sesa në tubime masive.

– Një video në Facebook apo TikTok arrin më shumë shikues sesa një miting në stadium.

– Kjo ka zëvendësuar pjesërisht formatin tradicional të fushatës.

5. Tërheqja nga politika

– Një pjesë e qytetarëve janë indiferentë: nuk shkojnë në mitingje, nuk ndjekin partitë, e shohin jetën e tyre të pandryshuar pavarësisht kush fiton.

– Ky është tregues i një lloj “apatizmi politik”, ku besimi te procesi është ulur.

Tkurrja e numrit të pjesëmarrësve nuk ka vetëm një shpjegim, por është kombinim i zhgënjimit, lodhjes, ndryshimit të kulturës së fushatës dhe rritjes së vetëdijes personale mendoj unë .

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat