Në numrin e djeshëm (30 shtator 2025) të faqes së internetit të gazetës “Bota Sot”, ishte botuar një analizë tejet interesante, në të cilën ky publicist, me brymosje të shkëlqyer atdhetarizmi, ka demaskuar paq sulmet e historianit tradhtar Paskal Milo kundër kryeministrit Albin Kurti.
Paskal Milua është pjellë e diktaturës komuniste. Dihet që diktaturat komuniste, përveç strukturave kriminale që krijojnë në të gjitha poret e shoqërisë, të mbushura me spiunë dhe informatorë të të gjitha formateve, pjellin edhe sërën e historianëve të pamoralshëm, falsifikatorë të të vërtetave të pamohueshme në jetën e një kombi.
Prandaj, kryetradhtari i kombit shqiptar me emrin Enver Hoxha, si kryeargat i serbosllavizmit, domosdo që do të përgatiste edhe shërbëtorët e vet, historianët, në mbështetje të tradhtisë së vet. Njëri nga këta historianë, një servil i regjur i përmasave të pështira, si Paskal Milua, ka guximin të sulmojë Kryeministrin Albin Kurti, simbolin e të vetmit udhëheqës me moral të lartë kombëtar dhe të pakorruptuar në historinë e mbarë kombit shqiptar që prej vitit 1912.
Në historinë e kombit shqiptar, Dardania, ashtu siç e karakterizon me shumë të drejtë publicisti i shquar shqiptaro-amerikan, miku im i nderuar Hafiz Shala, ka shërbyer gjithmonë si një pritë-kështjellë e fuqishme në mbrojtje të atdheut amë, Shqipërisë Londineze, që nuk resht kurrë së nxjerri në skenë tradhtarë të kalibrit të kartë, që nga kryetradhtari Enver Hoxha e deri te kryetradhtari Edvin Rama, të cilët, siç e ka vërtetuar koha, kanë përfunduar dhe do të përfundojnë në koshin e mbeturinave.
Të kapluar keq nga komplekset e inferioritetit, diktatorët, si avdallë nga mendja që janë, nuk janë në gjendje të kuptojnë se edhe kur janë në majat e pushtetit, fati ua ka taksur për të përfunduar nëpër kosha mbeturinash.
Historiani Paskal Milo, si servil dhe bythëlëpirës i kryediktatorit Rama, është i verbuar nga bardhësia e atleteve të këtij të fundit nëpër sallonet e Europës dhe, prandaj, nuk është në gjendje ta kuptojë që nëpër ato sallone bie shumë më tepër në sy faqja e zezë e Ramës në historinë e kombit shqiptar.